LIVE UPDATES
Politike

Meta akuza Ramës: 479 milionë euro falje për CEZ-in po fshihen pas çështjes DIA, plugo të vërtetën

Në një mesazh publik drejtuar gazetarit Flavio Qarri, Meta kërkon hetim më të thelluar dhe transparencë për këtë çështje.

17 Prill 2026, 11:10 Nga D.S
Meta akuza Ramës: 479 milionë euro falje për CEZ-in po fshihen
Ilir Meta

TIRANË- Kreui Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ngritur akuza të forta ndaj Edi Ramës, duke e cilësuar çështjen DIA si një zhurmë për të mbuluar atë që ai e quan falje prej 479 milionë eurosh ndaj kompanisë CEZ.

Në një mesazh publik drejtuar gazetarit Flavio Qarri, Meta kërkon hetim më të thelluar dhe transparencë për këtë çështje. Ai ngre pikëpyetje konkrete mbi rolin e institucioneve, duke përmendur kallëzimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe mungesën e veprimeve hetimore, ndërsa sfidon median dhe publikun të “plugohet” mbi zhvillimet reale të dosjes. 

Në të njëjtën kohë, Meta insiston se kompania DIA ka qenë një strukturë me pronësi dhe ndikim amerikan, duke iu referuar dokumenteve të publikuara, të cilat sipas tij rrëzojnë akuzat dhe hedhin dritë mbi origjinën e marrëveshjeve me CEZ.

Postimi i plotë:

"Një sqarim shtesë për yllin e mëngjesit, Flavio Qarri

I dashur Flavio,

Dua të të sqaroj edhe njëherë se DIA, ishte dhe mbetet, zhurma e Edi Ramës për të fshehur faljen e 479 milion eurove CEZ-it.

Meqënëse ti i ke futur edhe PLUG-un korrupsionit, kur të kesh kohë, plugo pak se ç’bëhet me padinë zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit (institucion kushtetues), në Prokurori, për faljen e 479 milion eurove?

Plugo pak, a është thirrur një herë të vetme, në cilësinë e kallëzuesit, drejtuesi i KLSH-së?

Plugo pak, a po hetohet kjo çështje apo është mbyllur?

Plugo pak, cili ka qene apo vazhdon të jetë prokurori i çështjes?

Plugo sepse besoj se do të gjesh shumë fakte interesante.

I dashur Flavio,

Nën dritën e fakteve dhe provave ligjore që kemi publikuar, tani e di i madh dhe i vogël, se kallëzimi ndaj meje është bërë me urdhër të Edi Ramës nga një kallëzues, punonjës i shtetit në OSHEE dhe ish-drejtor i Kastriot Ismailaj.

Ky kallëzues, kurrë nuk e kishte përmendur emrin e Ilir Metës, përveçse në tetor 2017, kur u detyrua me “masa shtrënguese” të bënte një kallëzim të rreme duke ju referuar të tretëve, si Elvis Mataj, i cili nga ana e tij, para prokurorisë, nën betim, i ka mohuar të gjitha deklarimet e kallëzuesit.

Arsyeja pse kallëzuesi u detyrua të bëjë kallëzim, do të sqarohet në vijim, por edhe ti besoj e di, që Edi Rama i ka pikë të dobët personat që kanë halle me drejtësinë.

Kompania DIA, i dashur Flavio, ishte që para se të lindte dhe derisa u mbyll, një krijesë amerikane dhe këtë e sqaroi shumë qartë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi, i cili bëri publike vetëm 8 nga të paktën 800 fakte, dokumenta, shkresa dhe dëshmi që e provojnë.

Por ndër to unë po të rikujtoj, dokumentin zyrtar shtetëror të regjistrimit të DIA-s në Republikën e Shqipërisë, ekstraktin e marrë nga Qendra Kombëtare e Biznesit, ku provohet de jure, se kush ishte pronari i kompanisë.

Akti i shkarkimit si administrator të Z. Kastriot Ismailaj provon se pronari i vërtetë i DIA-s, ishte Znj. Rebecca Gaskin.

Këtë fakt e përforcojnë edhe dokumentat e Arbitrazhit, siç provohet edhe nga komunikimet zyrtare mes Z. Elvis Mataj dhe drejtuesit të lartë çek të CEZ-it, Z. Josef Hejsek, ku vërtetohet se Znj. Rebecca Gaskin ishte jo vetëm NR.1 i DIA-Dega Shqipëri por edhe një nga tre aksioneret amerikane të kompanisë mëmë Debt Advisory International LLC.

DIA mëmë është ajo që Z. Hejsek, në dëshminë e tij të dhënë nën betim para prokurorit, më 20 dhjetor 2011, thote se referencat nga DIA e Uashingtonit na bindën që të lidhnim kontraten midis CEZ-it dhe DIA-s.

Dëshminë e Z. Hejsek, që e kemi publikuar, prokurorët e dorëzuan në seancën paraprake vetëm pas insistimit tonë, pasi dilte e gjithë e vërteta se lidhjen midis DIA-s dhe CEZ-it e bënë vetë amerikanët.

Kur është bërë marrëveshja CEZ-DIA, ka qenë dikush tjetër dhe jo unë, ministër i Ekonomisë, për të cilin dëshmitari Z. Elvis Mataj ka thënë se i ishte premtuar ryshfet dhe pagesë.

Të lutem edhe njëherë kur të kesh kohë shihe edhe njëherë konferencën e Z. Blushi dhe plugo për faljen e 479 milion eurove CEZ-it nga Edi Rama!",shkruan Meta./Dosja.al

ilir meta

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026