LIVE UPDATES
Politike

"Në Shqipëri është zhbërë shteti ligjor"/ Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

Në deklaratën e tij, Bardhi ngriti shqetësime edhe për pastrimin e parave, duke iu referuar hetimeve të autoriteteve ligjzbatuese në Belgjikë, Holandë, Itali, Gjermani dhe Francë, të cilat, sipas tij, kanë evidentuar organizata shqiptare të trafikut ndërkombëtar të kokainës që investojnë të ardhurat në sektorët e ndërtimit dhe turizmit në Shqipëri.

9 Korrik 2026, 10:47 Nga E. D
"Në Shqipëri është zhbërë shteti
Gazment Bardhi

STRASBURG- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian se sfida kryesore për Shqipërinë mbetet garantimi i shtetit të së drejtës, duke ngritur pyetjen nëse ligji është më i fortë se pushteti.

Në deklaratën e tij, Bardhi ngriti shqetësime edhe për pastrimin e parave, duke iu referuar hetimeve të autoriteteve ligjzbatuese në Belgjikë, Holandë, Itali, Gjermani dhe Francë, të cilat, sipas tij, kanë evidentuar organizata shqiptare të trafikut ndërkombëtar të kokainës që investojnë të ardhurat në sektorët e ndërtimit dhe turizmit në Shqipëri.

Ai shtoi se, sipas një dosjeje të fundit të SPAK-ut, provat e ardhura nga autoritetet belge dokumentojnë takime mes funksionarëve të lartë shtetërorë dhe personave të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge. Bardhi tha gjithashtu se opozita kishte kërkuar interpelancë me Kryeministrin për çështjen e pastrimit të parave, si dhe ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, por të dyja kërkesat janë refuzuar.

Deklarata e Bardhit: 

Kur flasim për të drejtat themelore, shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në fakt po përpiqemi t'i japim përgjigje një pyetjeje themelore: A është ligji më i fortë se pushteti?

Ligjet mund të shkruhen mirë. Por prova e tyre e vërtetë vjen në momentin kur duhet të veprojnë ndaj vetë pushtetit. Pikërisht aty kuptohet nëse shteti i së drejtës është real, apo vetëm formal. Po ju sjell dy raste konkrete që tregojnë se çfarë ndodh në Shqipëri kur ligji përballet me pushtetin. I pari lidhet me luftën kundër korrupsionit.

Kur SPAK kërkoi autorizimin e Kuvendit për të vijuar procedurat ndaj një prej zyrtarëve më të lartë të qeverisë shqiptare, zëvendëskryeministres Belinda balluku, shumica parlamentare përdori votën si mburojë politike. Kryeministri urdhëroi shumicën për të mbrojtur krahun e tij të djathtë, edhe pasi vetë SPAK deklaroi publikisht se mungesa e masës së sigurimit dëmtonte hetimin.

Ky është një moment që ngre një pyetje themelore: a përdoret shumica parlamentare për të mbrojtur institucionet apo për të mbrojtur pushtetin nga veprimi i ligjit?

Rasti Balluku nuk ishte vetëm një debat i brendshëm politik. Ai ekspozoi një problem që sot është reflektuar edhe në kriteret (benchmarks) e Bashkimit Europian për mbylljen e Grupkapitullit të Themeloreve: nevojën që ekzekutivi dhe legjislativi të mos ndërhyjnë në drejtësi dhe që vendimet për imunitetin të udhëhiqen nga standardet e Komisionit të Venecias.

Rasti i dytë lidhet me luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

Dy nga urdhër-arrestet më të rëndësishme për krimin e organizuar në Shqipëri , ai ndaj drejtuesit të bandës së Elbasanit dhe ai ndaj personit që konsiderohej koordinatori jozyrtar i Kryeministrit, mbeten ende të paekzekutuara. Vendndodhja e tyre është prej kohësh sekret publik në zemër të Shqipërisë, por policia nuk i gjen. Kjo është e vështirë të shpjegohet me mungesë informacioni. Ajo ushqen bindjen se ligji ndalet aty ku fillon interesi politik i pushtetit.

Po aq shqetësues është fenomeni i pastrimit të parave. Hetimet e autoriteteve ligjzbatuese në Belgjikë, Hollandë, Itali, Gjermani dhe Francë kanë zbuluar organizata shqiptare të trafikut ndërkombëtar të kokainës që investojnë fitimet e tyre në Shqipëri, përmes projekteve në ndërtim dhe turizëm. Investime që nuk mund të realizohen pa vendimmarrjen dhe miratimin e qeverisë shqiptare.

Po citoj dosjen më të fundit të Prokurorisë së Posaçme çhqiptare kunder krimit te organizuar, SPAK: provat e ardhura nga autoritetet belge kanë dokumentuar me pamje filmike takime të funksionarëve të lartë shtetërorë shqiptare me persona të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge. Sipas së njëjtës dosje, në këto takime diskutohet përdorimi i pasurive të paluajtshme dhe investimeve në ndërtim e turizëm për pastrimin e të ardhurave nga trafiku i kokainës.

Edhe përpara se ky fakt tronditës të bëhej publik, opozita kishte kërkuar interpelancë me Kryeministrin për çështjen e pastrimit të parave nga krimi i organiçuar dhe korrupsioni në ndërtim dhe turizëm. Kryeministri refuzoi të paraqitej në Parlament.

Kërkuam ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar. Edhe ai u refuzua. Të gjitha këto raste çojnë te e njëjta pyetje: a zbatohet ligji njësoj edhe ndaj pushtetit, apo pikërisht aty ai pushon së vepruari? Sepse kjo është prova e vërtetë e shtetit të së drejtës. Të nderuar kolegë, Fatkeqësisht, Shqipëria ende nuk e ka kaluar plotësisht provën më të vështirë të shtetit të së drejtës: që ligji të jetë njësoj i fortë për të gjithë dhe të mos bëhet më i dobët sa herë që përballet me pushtetin./Dosja.al

gazment bardhi

Sondazh

Poll

Krimi në Shkodër/ Dalin PAMJET nga vendi ngjarjes, policia rrethon zonën

Krimi në Shkodër/ Dalin PAMJET nga vendi ngjarjes, policia rrethon zonën

Zjarr në Vlorë/ Digjen shkurre dhe bimësi, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Hita: Ja pse nuk e kaluan kufirin drejt Shqipërisë

Skandal/ Policia bën ‘Cyber Security-in’ e biznesve të afërta me njerëzit e Ramës

Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat nuk janë shitur

Berisha: Rama hyri dhe doli nga samiti i NATO-s si i vetmi njeri i përçmuar

Akuzat për ndërhyrje në protesta/ Berisha: Rama po krijon klimë jomiqësore me vendet fqinje

Këngëtarja Bonnie Tyler e Total Eclipse of the Heart ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

Ndalimi i deputetëve të VLEN, Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës

Erling Haaland AI dhe cili është roli i tij mbi figurat e njohura sportive?

"Si nuk u vjen turp..."/ Qytetarët kapin 'mat' Ballën duke luajtur murlan në Strasburg

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

“O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”/ Protestuesit marshojnë pranë selisë së PD-se

“Nuk je kryeministër, por palaço”/ E sëmura me kancer prek turmën: I dha miliona euro koncertit

“Merr lekët e fondeve të emergjencave dhe i jep për spektakël”/ Aktivisti: Shqipëria është e vjedhur

Protesta e 39-të qytetare/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Samiti i NATO-s në Turqi/ Sekretari i Përgjithshëm, Rutte: Samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri

Operacioni "Vendtakimi"/ Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe konsum narkotikësh

Rama: Ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët

Cila është arsyeja që Princi Harry humbi çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail?

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Loris Qosja nxënësi 15-vjeçar nga Cerriku shpallet fitues i International Stem Olympiad në Itali

Paris Hilton u sulmua fizikisht më 1990 në konviktin Utah në SHBA, shkolla humbet licencën

Organizatorët e Madonnës anulojnë shfaqjen e saj në Pride Parade për shkaqe sigurie

Koncerti i Kanye West në Tiranë, Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro

Sazan Guri: Këtë kryeministër e kemi rrethuar demokratikisht dhe moralisht

Protestuesi: Rama ka dhënë 4 milionë euro për një këngëtar të cilit i janë ndaluar koncertet

Dita e 38-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"#dosja #protesta

Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër

Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, thërrasin njëzëri: Poshtë patronazhistët!

Mbyllet protesta para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në kryeqytet

Aktivisti: Ka ardhur momenti të shkosh në SPAK, të japësh llogari për pasurinë tënde

Aktivisti thirrje socialistëve: Ndiqni shembullin e Mariana Koçekut!

Nëna e protestuesit të arrestuar: Im bir ka ende shenjat e grushtave në furgonin e policisë

Protesta e 37-të/ Qytetari: Ambasadori gjerman i cilësoi protestat si pjesë e vlerave evropiane

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“U shkatërrua Shqipëria”/ Qytetarja: Onkologjiku është një ndër arsyet kryesore pse protestojmë

Qytetari: Po protestojmë për të drejtat tona që na i kanë mohuar

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen!

Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Pamje apokaliptike nga autostrada Tiranë-Durrës/ Tymi pushton vendin, era favorizon flakët

Fermerët protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë

Bie zjarr në Koxhas të Shijakut, tymi i zi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Start Up/ Rama: Dyfishuam financimet, ishin mbi 1200 aplikime

Rama me bizneset: Do të kenë mbështetjen tonë në procesin e integrimit në BE

"Manja është skllav i dosjeve të tij"/Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjtë në protestë

"SPAK-un e drejton vetëm Edi Rama"/ Berisha: Pse e fsheh Dumani emrin e zyrtarit që ishte në Aruba?

Berisha: 130 mln euro u zhdukën nga djegësi i Tiranës, asnjë zyrtar i lartë nuk është prangosur

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit