Krim në familje/ Burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, arrestohet nga Policia (EMRAT+ PAMJET)
EMRAT/ Krimi brenda familjes në Shkodër, identifikohet viktima dhe autori 9 Korrik, 13:55 Krim brenda familjes n&eu...
EMRAT/ Krimi brenda familjes në Shkodër, identifikohet viktima dhe autori 9 Korrik, 13:55 Krim brenda familjes n&eu...
"Rama ka shndërruar fondin rezervë në llogari personale"/ Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat nuk jan&eu...
PS: Deputetët e PD-së votuan kundër rekomandimeve për Shqipërinë në BE 9 Korrik, 11:49 Zv&...
"Celulari u sekuestrua në mënyrë të paligjshme"/ Kryemadhi në GJKKO: Të mos përdoren tabulatet e zbardhura ng...
Ai theksoi se veprime të tilla janë të papranueshme, bien ndesh me detyrimet kushtetuese të Republikës së Shqipërisë për të mbrojtur dhe respektuar shqiptarët kudo që jetojnë.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas raportimeve për trajtim denigrues ndaj disa deputetëve nga Maqedonia e Veriut në një pikë kufitare të Shqipërisë. Përmes një posti,i në rrjetin social Facebook, Bardhi është shprehur se asnjë institucion i shtetit shqiptar nuk ka të drejtë të trajtojë në mënyrë denigruese përfaqësuesit legjitimë të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
Ai theksoi se veprime të tilla janë të papranueshme, bien ndesh me detyrimet kushtetuese të Republikës së Shqipërisë për të mbrojtur dhe respektuar shqiptarët kudo që jetojnë.
Në fund, Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së tha se akte të tilla dëmtojnë imazhin e shtetit shqiptar, cenojnë marrëdhëniet mes shqiptarëve në të dy anët e kufirit dhe nuk duhet të përsëriten më kurrë në të ardhmen.
Postimi i Bardhit
Dënoj me forcën më të madhe sjelljen e Policisë së Shtetit në pikën e kalimit kufitar ndaj disa kolegëve deputetë nga Maqedonia e Veriut, konkretisht ndaj shefit të Grupit Parlamentar të VLEN-it, deputetit Bekim Qoku, deputetëve Adnan Azizi dhe Hasim Murtezani, si dhe ndaj zëvendëssekretarit të përgjithshëm të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Asnjë institucion i shtetit shqiptar nuk ka të drejtë të trajtojë në mënyrë denigruese përfaqësuesit legjitimë të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Veprime të tilla janë të papranueshme, bien ndesh me detyrimet kushtetuese të Republikës së Shqipërisë për të mbrojtur dhe respektuar shqiptarët kudo që jetojnë, si dhe cenojnë frymën e bashkëpunimit dhe të respektit që duhet të karakterizojë marrëdhëniet mes dy vendeve tona.
Kërkoj që Policia e Shtetit të japë menjëherë një sqarim publik dhe transparent për këtë ngjarje. Çdo veprim i kryer në kundërshtim me ligjin duhet të hetohet me seriozitet dhe çdo person përgjegjës duhet të mbajë përgjegjësi, pa asnjë hezitim.
Shqipëria duhet të jetë gjithmonë një shtet që i mirëpret, i respekton dhe i mbron shqiptarët, jo një shtet ku ata ndihen të fyer apo të penguar. Kjo nuk është vetëm një çështje ligjore, por edhe një detyrim kombëtar e moral.
Akte të tilla dëmtojnë imazhin e shtetit shqiptar, cenojnë marrëdhëniet mes shqiptarëve në të dy anët e kufirit dhe nuk duhet të përsëriten më kurrë në të ardhmen./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e ...
Blendi Gonxhja TIRANË- Vendimi i qeverisë për të mbështetur me 4.25 milionë euro koncertin e këngëtarit me fam...
Balla- Bardhi BRUKSEL- Diskutimi lidhur me projektet në zonën e Zvërnecit është zhvendosur sot në ambientet e Parl...
Pamje STRASBURG- Clive Rumbold nga divizioni i zgjerimit të Ballkanit Perëndimor në Komisionin Europian ka folur për protestat masive t...
Edi Rama TURQI- Mediat sociale patën një ditë të mbarë duke tallur Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s,...
Edi Rama dhe Mark Rutte TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar një foto krah Sekretarit të Përgjithshëm të...
TIRANË- Teksa aleanca e NATO-s po përballet me presionin e vazhdueshëm të presidentit amerikan, Donald Trump për rritjen e...
Edi Rama TURQI- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka konfirmuar se samiti i radh...
Mark Rutte, TURQI- Shqipëria do të jetë mikpritësja e samitit të ardhshëm të NATO-s, ku liderët e 32 vendeve...
TIRANË- Deputetja, Marjana Koçeku ka kritukuar ashpër vendimin e qeverisë për financimin e koncertit Kanye West. Me anë t...