Krim në familje/ Burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, në pranga autori (EMRAT)
EMRAT/ Krimi brenda familjes në Shkodër, identifikohet viktima dhe autori 9 Korrik, 13:55 Krim brenda familjes n&eu...
EMRAT/ Krimi brenda familjes në Shkodër, identifikohet viktima dhe autori 9 Korrik, 13:55 Krim brenda familjes n&eu...
"Rama ka shndërruar fondin rezervë në llogari personale"/ Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat nuk jan&eu...
PS: Deputetët e PD-së votuan kundër rekomandimeve për Shqipërinë në BE 9 Korrik, 11:49 Zv&...
"Celulari u sekuestrua në mënyrë të paligjshme"/ Kryemadhi në GJKKO: Të mos përdoren tabulatet e zbardhura ng...
• Seanca e radhës gjyqësore për ish-çiftin Meta-Kryemadhi është mbajtur sot në GJKKO. • Meta dhe Kryemadhi janë të dy të pranishëm në sallë, me Ilir Metën që po përfaqësohet nga avokati Bujar Musta, pas "divorcit" me avokatin Kujtim Cakrani. • Në seancën e sotme, avokati i Kryemadhit, Redi Llanaj, ka paraqitur në gjykatë kundërshtimet ndaj akuzave të ngritura nga SPAK ndaj ish-deputetes, duke pretenduar se çështja nuk është penale por e motivuar politikisht. • Pas deklaratave të avokatit, ka ndërhyrë gjyqtari, Erion Bani, i cili i kërkoi avokatit të ruante solemnitetin e seancës dhe të shmangte terma që mund të cenonin institucionin e drejtësisë. • Më pas, mbrojtja kërkoi kryerjen e një akt-ekspertimi të ri kontabël për të ardhurat ndër vite të çiftit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, duke kundërshtuar ekspertizën e përdorur nga Prokuroria e Posaçme. • Vetë Kryemadhi i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme gjatë seancës gjyqësore që të shpallë të papërdorshme tabulatet e nxjerra nga telefoni i saj celular, i cili është sekuestruar në kuadër të hetimeve. • Sipas Kryemadhit, sekuestrimi i telefonit dhe marrja e të dhënave janë kryer në kundërshtim me ligjin, pasi në kohën e kontrollit ajo ushtronte detyrën e deputetes. • Po ashtu Kryemadhi ka deklaruar se organi i akuzës nuk duhej të ushtronte kontroll në banesën e saj për shkak të statusit të saj si deputete.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Monika Kryemadhi i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme gjatë seancës gjyqësore që të shpallë të papërdorshme tabulatet e nxjerra nga telefoni i saj celular, i cili është sekuestruar në kuadër të hetimeve. Sipas Kryemadhit, sekuestrimi i telefonit dhe marrja e të dhënave janë kryer në kundërshtim me ligjin, pasi në kohën e kontrollit ajo ushtronte detyrën e deputetes.
Ish-deputetja theksoi se edhe pse u kishte bërë me dije agjentëve të BKH se telefoni ishte në pronësinë e saj, ata vijuan me sekuestrimin. Kryemadhi ka deklaruar më tej se organi i akuzës nuk duhej të ushtronte kontroll në banesën e saj për shkak të statusit të saj si deputete.
Më tej ajo nënvizon se prokuroria ishte në dijeni se ajo jetonte në atë banesë dhe se kontrolli ishte ushtruar në dhomën e saj të gjumit, edhe pse prona figuron në emër të Fatime Kryemadhit.
“Celulari është sekuestruar në mënyrë të paligjshme. Në atë periudhë kam qenë deputete dhe marrja e një prove në mënyrë të paligjshme e bën atë të papërdorshme”, është shprehur Kryemadhi./Dosja.al
TIRANË- Seanca gjyqësore në GJKKO ndaj Kreut të Partisë Liria, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit është shoqëruar me debate. Gjatë seancës, avokati i Monika Kryemadhit, Redi Llanaj, ka paraqitur në gjykatë kundërshtimet ndaj akuzave të ngritura nga SPAK ndaj ish-deputetes, duke pretenduar se çështja nuk është penale por e motivuar politikisht. Llanaj theksoi se edhe vetë SPAK ka pranuar se blerja e vilës nuk lidhet me korrupsionin.
“Vetë SPAK pranon se blerja e vilës nuk ka korrupsion. Kjo çështje nuk është juridike, por politike. Këtu nuk ka fakt penal. Prokurori është kthyer në një vegël”, u shpreh avokati.
Pas deklaratave të avokatit, ka ndërhyrë gjyqtari, Erion Bani, i cili i kërkoi avokatit të ruante solemnitetin e seancës dhe të shmangte terma që mund të cenonin institucionin e drejtësisë. Llanaj u përgjigj se fjala “vegël” nuk ishte fyese, por nënkuptonte “instrument”.
Më pas, mbrojtja kërkoi kryerjen e një akt-ekspertimi të ri kontabël për të ardhurat ndër vite të çiftit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, duke kundërshtuar ekspertizën e përdorur nga Prokuroria e Posaçme. Sipas avokatit, ekspertiza aktuale është e njëanshme dhe duhet të konsiderohet e pavlefshme.
“Ne kemi paraqitur një akt-ekspertim që e kundërshton këtë akt. Ky është momenti për të caktuar një ekspert të pavarur ose një grup ekspertësh, pasi bëhet fjalë për një provë thelbësore”, deklaroi Llanaj.
Mbrojtja kërkoi gjithashtu marrjen në pyetje të Adrian Shatkut përmes letërporosisë, duke pretenduar se dëshmia e tij mund të sqarojë rolin e Kryemadhit në një marrëveshje mes kompanisë së tij UNIFI dhe Vodafone Albania. Konkretisht, avokati tha se Shatku mund të sqarojë mënyrën e njohjes me Kryemadhin, si nisi kontrata me Vodafone dhe nëse ish-deputetja kishte kompetencë për të negociuar një marrëveshje të tillë.
Sipas SPAK, Adrian Shatku kërkonte që kompania UNIFI të lidhte një kontratë ndërkombëtare interkoneksioni me Vodafone Albania. Prokuroria pretendon se nga komunikimet e gjetura në telefonin e Monika Kryemadhit rezulton se ajo dhe Ilir Meta janë angazhuar për të ndihmuar në realizimin e kësaj marrëveshjeje. Në dosje përmenden komunikime me drejtues të Vodafone Albania dhe biseda me Shatkun për zhvillimin e negociatave.
Pikërisht për këtë arsye, mbrojtja kërkoi edhe dëshminë e një shtetasi afrikano-jugor, i cili sipas avokatit mund të sqarojë nëse Kryemadhi kishte rol real në këtë proces. Gjithashtu, Redi Llanaj kërkoi që në proces të pyeten edhe disa persona të tjerë, mes tyre Esmeralda Shkjau, Vali Bizhga, kryeministri Edi Rama, ish-ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, si dhe deputetë që kanë propozuar ndryshime në ligjin nr. 134/2014./Dosja.al
TIRANË- Sot mbahet seanca e rradhës gjyqësore mbahet sot në GJKKO ndaj Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi. Meta dhe Kryemadhi janë të dy të pranishëm në sallë, ndërkohë Ilir Meta ka zgjedhur të përfaqësohet nga avokati Bujar Musta, pas "divorcit" me avokatin Kujtim Cakrani.
“Nuk më janë vënë në dispozicion të gjithë aktet me qëllim që procesi të zhvillohet në një kohë sa më te shpejtë”, ka deklaruar Meta në seancë.
Teksa mbërriti para ambienteve të GJKKO, Kryemadhi foli shkurtimisht për gazetarët, ku tha se sot do të flasë për manipulimet e bëra në video-mesazhe.
“Sot është dita e së vërtetës. Kam mbrojtjen dhe do të zbërthej të gjitha manipulimet që janë bërë në video-mesazhe. Do t’iu njoftojmë sapo të fillojë procesi. Ju ftoj të jeni atje”, u shpreh Monika Kryemadhi.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al
TIRANË- Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të entje në Gjykatën e Posaçme për seancën gjyqësore, ku po shqyrtohet çështja ndaj saj dhe Kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Para ambienteve të GJKKO, Kryemadhi foli shkurtimisht për gazetarët, ku tha se sot do të flasë për manipulimet e bëra në video-mesazhe.