LIVE UPDATES
Politike

"Ligji 21/2024 bie ndesh me standardet europiane"/ Eurodeputeti austriak: Sjellja e qeverisë, pengesë për anëtarësim, ka fyer BE

Sipas eurodeputetit, Komisioni Evropian i ka kërkuar disa herë qeverisë shqiptare ta rishikojë këtë ligj, por përgjigjet e deritanishme kanë qenë të paqarta dhe vetëm kanë shtyrë zgjidhjen e problemit.

9 Korrik 2026, 10:12 Nga E. D
"Ligji 21/2024 bie ndesh me standardet europiane"/ Eurodeputeti
Thomas Waitz

TIRANË- Eurodeputeti austriak Thomas Waitz ka deklaruar se qeveria shqiptare po injoron kërkesat e Bashkimit Evropian lidhur me ligjin 21/2024. I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, Waitz paralajmëroi se kjo sjellje mund të kthehet në një pengesë serioze për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Ai theksoi se BE i ka bërë të qartë Tiranës se ligji 21/2024 nuk është në përputhje me standardet evropiane dhe pengon përmbushjen e kapitullit 27 për mjedisin. Sipas eurodeputetit, Komisioni Evropian i ka kërkuar disa herë qeverisë shqiptare ta rishikojë këtë ligj, por përgjigjet e deritanishme kanë qenë të paqarta dhe vetëm kanë shtyrë zgjidhjen e problemit.

Waitz theksoi se BE-ja bazohet mbi standarde dhe ligje të përbashkëta, të cilat duhet të respektohen edhe nga vendet që synojnë anëtarësimin. Ai paralajmëroi se nëse qeveria shqiptare vazhdon të injorojë shqetësimet e Bashkimit Evropian dhe nuk ndryshon qasje, kjo mund të ndikojë drejtpërdrejt në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit evropian.

Pjesë nga intervista:

Flavio Qarri: Sa i takon qeverisë shqiptare, fakti që ju shohim në shesh do të thotë se diplomatikisht dhe politikisht qeveria shqiptare nuk është treguar e arsyeshme ndaj kërkesave të Bashkimit Evropian?

Thomas Waitz: Ka pasur ankesa konkrete nga ana e Bashkimit Evropian. E kemi bërë të qartë se ligji 21 i vitit 2024, që ndryshon mbrojtjen e natyrës, nuk është në përputhje me kërkesat për mbylljen e kapitullit 27 për mjedisin. Ky është një hap në drejtim të kundërt me objektivat e negociatave, sepse Bashkimi Evropian ndërtohet mbi standarde dhe ligje të përbashkëta. Komisioni Evropian i ka kërkuar disa herë qeverisë shqiptare ta rishikojë këtë ligj, por përgjigjja e qeverisë ka qenë se “ndoshta e ndryshojmë, ndoshta jo”. Kjo shihet si një përpjekje për të fituar kohë dhe madje si një fyerje.

Flavio Qarri: Cili është parashikimi juaj? Si do të reagojë Bashkimi Evropian dhe a mund të ndikojë kjo protestë në qëndrimin ndaj qeverisë shqiptare?

Thomas Waitz: Mendoj se qeveria ende ka mundësinë të kuptojë se nuk mund të punojë kundër qytetarëve të saj. Rruga pro-evropiane nënkupton respektimin e shtetit të së drejtës dhe procedurave demokratike. Nga këndvështrimi i Bashkimit Evropian duhet të vendoset një moratorium për ndërtimet në atë zonë derisa gjithçka të sqarohet. Nëse qeveria vazhdon të reagojë si deri tani, kjo mund të kthehet realisht në një pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian./Dosja.al

thomas waitz

Sondazh

Poll

Krimi në Shkodër/ Dalin PAMJET nga vendi ngjarjes, policia rrethon zonën

Krimi në Shkodër/ Dalin PAMJET nga vendi ngjarjes, policia rrethon zonën

Zjarr në Vlorë/ Digjen shkurre dhe bimësi, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Hita: Ja pse nuk e kaluan kufirin drejt Shqipërisë

Skandal/ Policia bën ‘Cyber Security-in’ e biznesve të afërta me njerëzit e Ramës

Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat nuk janë shitur

Berisha: Rama hyri dhe doli nga samiti i NATO-s si i vetmi njeri i përçmuar

Akuzat për ndërhyrje në protesta/ Berisha: Rama po krijon klimë jomiqësore me vendet fqinje

Këngëtarja Bonnie Tyler e Total Eclipse of the Heart ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

Ndalimi i deputetëve të VLEN, Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës

Erling Haaland AI dhe cili është roli i tij mbi figurat e njohura sportive?

"Si nuk u vjen turp..."/ Qytetarët kapin 'mat' Ballën duke luajtur murlan në Strasburg

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

“O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”/ Protestuesit marshojnë pranë selisë së PD-se

“Nuk je kryeministër, por palaço”/ E sëmura me kancer prek turmën: I dha miliona euro koncertit

“Merr lekët e fondeve të emergjencave dhe i jep për spektakël”/ Aktivisti: Shqipëria është e vjedhur

Protesta e 39-të qytetare/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Samiti i NATO-s në Turqi/ Sekretari i Përgjithshëm, Rutte: Samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri

Operacioni "Vendtakimi"/ Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe konsum narkotikësh

Rama: Ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët

Cila është arsyeja që Princi Harry humbi çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail?

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Loris Qosja nxënësi 15-vjeçar nga Cerriku shpallet fitues i International Stem Olympiad në Itali

Paris Hilton u sulmua fizikisht më 1990 në konviktin Utah në SHBA, shkolla humbet licencën

Organizatorët e Madonnës anulojnë shfaqjen e saj në Pride Parade për shkaqe sigurie

Koncerti i Kanye West në Tiranë, Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro

Sazan Guri: Këtë kryeministër e kemi rrethuar demokratikisht dhe moralisht

Protestuesi: Rama ka dhënë 4 milionë euro për një këngëtar të cilit i janë ndaluar koncertet

Dita e 38-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"#dosja #protesta

Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër

Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, thërrasin njëzëri: Poshtë patronazhistët!

Mbyllet protesta para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në kryeqytet

Aktivisti: Ka ardhur momenti të shkosh në SPAK, të japësh llogari për pasurinë tënde

Aktivisti thirrje socialistëve: Ndiqni shembullin e Mariana Koçekut!

Nëna e protestuesit të arrestuar: Im bir ka ende shenjat e grushtave në furgonin e policisë

Protesta e 37-të/ Qytetari: Ambasadori gjerman i cilësoi protestat si pjesë e vlerave evropiane

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“U shkatërrua Shqipëria”/ Qytetarja: Onkologjiku është një ndër arsyet kryesore pse protestojmë

Qytetari: Po protestojmë për të drejtat tona që na i kanë mohuar

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen!

Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Pamje apokaliptike nga autostrada Tiranë-Durrës/ Tymi pushton vendin, era favorizon flakët

Fermerët protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë

Bie zjarr në Koxhas të Shijakut, tymi i zi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Start Up/ Rama: Dyfishuam financimet, ishin mbi 1200 aplikime

Rama me bizneset: Do të kenë mbështetjen tonë në procesin e integrimit në BE

"Manja është skllav i dosjeve të tij"/Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjtë në protestë

"SPAK-un e drejton vetëm Edi Rama"/ Berisha: Pse e fsheh Dumani emrin e zyrtarit që ishte në Aruba?

Berisha: 130 mln euro u zhdukën nga djegësi i Tiranës, asnjë zyrtar i lartë nuk është prangosur

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit