LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës. Fondin rezervë e ka shndërruar në llogari personale

• Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ndalimit në pikën kufitare të Qafë Thanës të tre deputetëve të koalicionit shqiptar VLEN në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar ngjarjen si një akt të rëndë politik dhe diplomatik të qeverisë shqiptare. • Gjatë konferencës së sotme për mediat, Berisha theksoi se ndalimi i deputetëve Bekim Çoku, Adnan Hazizi dhe Hasim Myrtezani përbën, një veprim antishqiptar të paprecedent. • Sipas Berishës, ky veprim cenon marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe shkel marrëveshjet ndërkombëtare. • Berisha tha se qeveria shqiptare po përpiqet të transferojë përgjegjësinë te faktorë të jashtëm për protestat qytetare që kanë ndodhur në vend. • I pyetur nga gazetarët për pretendimet e kryeministrit Rama se Shqipëria do të presë samitin e ardhshëm të NATO-s, Berisha tha se nuk ka pasur ende një konfirmim zyrtar. • Sipas tij, fakti që nuk pati një konferencë të posaçme për shtyp nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s është një tjetër tregues që kërkon sqarim. • Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha kritikoi vendimin e qeverisë për përdorimin e 4 milionë eurove nga fondi rezervë për organizimin e një koncerti, duke e cilësuar si një shpërdorim të parave publike. 

4 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

"Rama ka shndërruar fondin rezervë në llogari personale"/ Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat nuk janë shitur, punonjësve do u mbahen lekët nga rroga

Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër vendimin e qeverisë për financimin e koncertit të reperit amerikan Kanye West. Duke folur në konferencë për mediat, Kryedemokrati theksoi se përdorimi i rreth 4 milionë eurove nga fondi i emergjencave për një aktivitet artistik është, sipas tij, një nga aktet më të rënda dhe më të papërgjegjshme. Lideri i opozitës nënvizoi gjithashtu se institucionet shtetërore, përfshirë ministritë dhe shkollat, po angazhohen për të siguruar pjesëmarrje në koncert, duke thene se biletat nuk janë shitur.

“Dy fjalë për 4 milionë eurot të marra nga fondet e emergjencës të një vendi me potenciale të mëdha zjarri, për një këngëtar, përbën në mënyrë absolute një nga aktet më të rënda, të papërgjegjshme. Fondi i tillë përdoret vetëm për emergjenca kombëtare. Rama ka shkrirë fondin rezervë në llogari personale. Me 10 dhe 11 maj të 2025 ai i dha Giro D’italia gjithë fondin. Në këto momente të urrejtjes kombëtare ndaj tij, të zemërimit ndaj tij ai përpiqet që të sfumojë sentimentetet armiqësore me koncertin e një këngëtari të njohur. Ai ka problematikat e tij.

Skam gjë kundër koncertit të tij, por nuk pranoj kurrë që të paguhet me taksat e shqiptarëve. Por ai është i aftë që të marrë çdo vendim për të shpëtuar lëkurën e tij. Çdo ministri, shkollat kanë bërë listat për të ftuar punonjësit dhe nxënësit në koncert, pasi biletat nuk janë shitur. Do të jenë dhe disa milionë të tjera, pasi punonjësve do u mbahet në rroga ato bileta. Edi Rama beson se duke u përfaqësuar me Kanye West do të mundet të qetësojë urrejtjen e përgjithshme që buron nga shpirti i shqiptarëve," tha Berisha./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Ndalimi i deputetëve të VLEN, Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës

Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ndalimit në pikën kufitare të Qafë Thanës të tre deputetëve të koalicionit shqiptar VLEN në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar ngjarjen si një akt të rëndë politik dhe diplomatik të qeverisë shqiptare. Gjatë konferencës së sotme për mediat, Berisha theksoi se ndalimi i deputetëve Bekim Çoku, Adnan Hazizi dhe Hasim Myrtezani përbën, një veprim antishqiptar të paprecedent. 

Sipas Berishës, ky veprim cenon marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe shkel marrëveshjet ndërkombëtare Berisha tha se qeveria shqiptare po përpiqet të transferojë përgjegjësinë te faktorë të jashtëm për protestat qytetare që kanë ndodhur në vend.

"Në një akt antishqiptar të paprecedent që nga diktatura e Enver Hoxhës, dhe në një skandal shumë të rëndë diplomatik dhe politik, dje me urdhër të Edi Ramës, nuk u lejuan të hyjnë në territorin e Shqipërisë, në kundërshtim dhe shkelje flagrante të marrëveshjeve ndërshtetërore me Maqedoninë e Veriut dhe konventat ndërkombëtare, tre deputetë të koalicionit të partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, VLEN. Kështu u bllokuan dje me datën 8 korrik nga narkopolicia shqiptare në pikën kufitare të Qafë Thanës koordinatori i grupit parlamentar të koalicionit VLEN, deputeti Bekim Çoku dhe deputetët Adnan Hazizi dhe Hasim Myrtezani, zëvendëssekretar i përgjithshëm në qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Që të tre me pasaporta diplomatike. Ata u trajtuan dhe u ndaluan sikur të ishin terroristë, armiq të kombit shqiptar dhe jo deputetë të nderuar, përfaqësues të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, vendin fqinj. Duke kërkuar ndjesë në emër të shqiptarëve të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të këtij vendi, koalicionit VLEN dhe të gjithë deputetëve të tij, PD dënon me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës dhe ministrit të tij kukull antishqiptar të Brendshëm.

Ky akt dëshmon një goditje të rëndë të fqinjësisë së mirë me vendin fqinj dhe përbën një përpjekje vulgare për të fajësuar fqinjët dhe të tjerët për protestën rinore qytetare më të fuqishme që ka njohur vendi në 35 vitet e fundit. Me këtë akt, narkodiktatori i Tiranës po sillet në rajon në mënyrë identike me Lukashenkon e Bjellorusisë dhe ish-diktatorin e Venezuelës, tani në pranga, Maduron. Një akt i shëmtuar. E garantoj Edi Ramën se dënimi i tij është pa shpëtim, pa kthim. Le t’i mbyllë kufijtë nga të katër anët, por shqiptarët i kanë prerë përfundimisht biletën atij," tha Berisha./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Protokolli turk i nxori kartonin e kuq në darkën presidenciale"/ Berisha: Rama hyri dhe doli nga samiti i NATO-s si i vetmi njeri i përçmuar

Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë
Sali Berisha

TIRANËKreu i PD-së, Sali Berisha komentoi edhe pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Ramës në samitin e NATO-s, duke thënë se Rama ishte i vetmi që u përçmua në atë Samit. Duke folur në konferencë me gazetarët, kryedemokrati shtoi gjithashtu se konferenca e paralajmëruar për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s nuk u zhvillua. Sipas tij, fakti që nuk pati një konferencë të posaçme për shtyp nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s është një tjetër tregues që kërkon sqarim.

"Së pari, thashë dhe një herë, akti i bllokimit të deputetëve të koalicionit VLEN është një akt që shkelmon marrëveshjet midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por dhe marrëveshjet ndërkombëtare, mbasi këta ishin me pasaporta diplomatike.
Edi Rama përpiqet të fshihet pas këtij skandali. Sepse ky është një gjest tjetër, një damkë tjetër, që ai merr jo vetëm në rajon, por në Europë dhe në mbarë botën. Ju e patë vetë, e patë vetë në samit. E patë besoj apo jo? Aty ishte njeriu më i vetmuar. Sharlatani më i damkosur. Hokatari më i shpifur. Që mendoi se me atletet e bardha, s'po përdor shprehjet që i meriton në këtë rast, do mund të tërhiqte vëmendje dhe tërhoqi vetëm përçmim.

E patë vetë. Nuk ka një foto. Nuk ka një fjalë. Ka vetëm atletet e tij. Për të cilat protokolli turk, në darkën presidenciale i nxori kartonin e kuq: S'mund të vish! Edhe u detyrua të kthehet, mos bëjë më ekzibicionistin, por të zbresë tek këpucët normale për ngjarje të tilla. Shikojeni ju kur shkon, kur futet në pallatin presidencial për darkën e presidentit. Por aty nuk u tolerua, u përçmua. Ai pra hyri dhe doli nga ai samit si i vetmi njeri i përçmuar. Kjo është e vërteta. Kishte informuar këtu, kishte bërë gati televizionet se do dilte në konferencë shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm. Do ishte një konferencë e veçantë shtypi. Po ajo nuk ndodhi. Nuk ndodhi asgjë. Përveçse e kthyen në rresht kur humbi orientimin, gjoja humbi orientimin, që t'i dukeshin këpucët e bardha, shakaxhi i paskrupullt," tha Berisha./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Akuzat për ndërhyrje në protesta/ Berisha: Rama po krijon klimë jomiqësore me vendet fqinje, populli i ka prerë biletën

Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka cilësuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për ndërhyrje të vendeve të tjera në çështjet e Shqipërisë, si përpjekje për të krijuar një klimë jomiqësore me shtetet fqinje. Gjatë konferencës për mediat, Berisha tha se akuzat ndaj Greqisë dhe Kosovës janë të papranueshme, duke theksuar se Shqipëria gëzon marrëdhënie shumë të mira me këto vende dhe zhvillon shkëmbimet më intensive me to. Sipas tij, deklarata e Ramës janë një përpjekje për të shmangur përgjegjësinë politike dhe për të tensionuar marrëdhëniet me vendet fqinje. 

"Gjithashtu dua të dënoj me forcën më të madhe akuzat që Edi Rama bën për ndërhyrje të vendeve të tjera, veçanërisht Greqisë, Kosovës, duke krijuar kështu një klimë jomiqësore me këto vende, me të cilat Shqipëria ka marrëdhëniet më të mira dhe ndan shkëmbimet më intensive. Është në natyrën e njeriut të inkriminuar, në natyrën e diktatorëve mbi shpatullat e të cilëve rëndojnë krimet e rënda të fajësojnë gjithë botën dhe të mos njohin asnjë përgjegjësi për veten e tyre. Por, populli i ka prerë biletën. Kjo është e vërteta," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Berisha: Rama hyri dhe doli nga samiti i NATO-s si i vetmi njeri i përçmuar

Berisha: Rama hyri dhe doli nga samiti i NATO-s si i vetmi njeri i përçmuar

Akuzat për ndërhyrje në protesta/ Berisha: Rama po krijon klimë jomiqësore me vendet fqinje

Këngëtarja Bonnie Tyler e Total Eclipse of the Heart ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

Ndalimi i deputetëve të VLEN, Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës

Erling Haaland AI dhe cili është roli i tij mbi figurat e njohura sportive?

"Si nuk u vjen turp..."/ Qytetarët kapin 'mat' Ballën duke luajtur murlan në Strasburg

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

“O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”/ Protestuesit marshojnë pranë selisë së PD-se

“Nuk je kryeministër, por palaço”/ E sëmura me kancer prek turmën: I dha miliona euro koncertit

“Merr lekët e fondeve të emergjencave dhe i jep për spektakël”/ Aktivisti: Shqipëria është e vjedhur

Protesta e 39-të qytetare/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Samiti i NATO-s në Turqi/ Sekretari i Përgjithshëm, Rutte: Samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri

Operacioni "Vendtakimi"/ Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe konsum narkotikësh

Rama: Ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët

Cila është arsyeja që Princi Harry humbi çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail?

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Loris Qosja nxënësi 15-vjeçar nga Cerriku shpallet fitues i International Stem Olympiad në Itali

Paris Hilton u sulmua fizikisht më 1990 në konviktin Utah në SHBA, shkolla humbet licencën

Organizatorët e Madonnës anulojnë shfaqjen e saj në Pride Parade për shkaqe sigurie

Koncerti i Kanye West në Tiranë, Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro

Sazan Guri: Këtë kryeministër e kemi rrethuar demokratikisht dhe moralisht

Protestuesi: Rama ka dhënë 4 milionë euro për një këngëtar të cilit i janë ndaluar koncertet

Dita e 38-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"#dosja #protesta

Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër

Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, thërrasin njëzëri: Poshtë patronazhistët!

Mbyllet protesta para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në kryeqytet

Aktivisti: Ka ardhur momenti të shkosh në SPAK, të japësh llogari për pasurinë tënde

Aktivisti thirrje socialistëve: Ndiqni shembullin e Mariana Koçekut!

Nëna e protestuesit të arrestuar: Im bir ka ende shenjat e grushtave në furgonin e policisë

Protesta e 37-të/ Qytetari: Ambasadori gjerman i cilësoi protestat si pjesë e vlerave evropiane

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“U shkatërrua Shqipëria”/ Qytetarja: Onkologjiku është një ndër arsyet kryesore pse protestojmë

Qytetari: Po protestojmë për të drejtat tona që na i kanë mohuar

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen!

Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Pamje apokaliptike nga autostrada Tiranë-Durrës/ Tymi pushton vendin, era favorizon flakët

Fermerët protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë

Bie zjarr në Koxhas të Shijakut, tymi i zi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Start Up/ Rama: Dyfishuam financimet, ishin mbi 1200 aplikime

Rama me bizneset: Do të kenë mbështetjen tonë në procesin e integrimit në BE

"Manja është skllav i dosjeve të tij"/Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjtë në protestë

"SPAK-un e drejton vetëm Edi Rama"/ Berisha: Pse e fsheh Dumani emrin e zyrtarit që ishte në Aruba?

Berisha: 130 mln euro u zhdukën nga djegësi i Tiranës, asnjë zyrtar i lartë nuk është prangosur

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

U arrestua për dhunën te Kuvendi, Niko Qarkaj: 12 mijë qytetar si burgos dot në Surrel!

U lirua pas 4 ditësh i arrestuar, Albion Nikolli: Policët janë me ne, ndjehen të shtypur nga sistemi

Protesta jehonë në gjithë mediat e botës”/ Aktivistja: SHBA dhe BE po reagojnë

Zjarri masiv në zonën e Levanit, Policia: evakuohen 11 familje

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e Diasporës! Protestuesit mbërrijnë te komisariati 3: Lironi çunat!