LIVE UPDATES
Politike

Në kërkim ndërkombëtar dhe non grata/ Universiteti i Tetovës heq nga puna ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi, dekani: Shkak mungesat e tij paarsye

Dekani i Fakultetit Juridik në Universitetin e Tetovës Safet Emruli konfirmoi për Agjencisë Shtetërore të Lajmeve MIA se vendimi për largimin nga puna të Grubit, u mor për shkak të mungesës paarsye të tij në punë.

8 Janar 2025, 19:04 Nga N.F
Në kërkim ndërkombëtar dhe non grata/ Universiteti i
Artan Grubi

TETOVË- Universiteti i Tetovës ndërpreu marrëdhënien e punës me Artan Grubit, i cili jepte mësim në Departamentin e Gazetarisë të Fakultetit Juridik të këtij universiteti. Grubi, i cili shërbeu në detyrën e zëvendëskryeministrit në qeverinë e kaluar të koalicionit mes Lidhjes Social Demokrate dhe Bashkimit Demokratik për Integrim, u arratis nga vendi para tre javësh, ndërsa autoritetet po përgatiteshin për fillimin e një procesi gjyqësor kundër tij, nën akuzat për marrje rushfeti.

Dekani i Fakultetit Juridik në Universitetin e Tetovës Safet Emruli konfirmoi për Agjencisë Shtetërore të Lajmeve MIA se vendimi për largimin nga puna të Grubit, u mor për shkak të mungesës paarsye të tij në punë.

Vendimi i është komunikuar atij zyrtarisht, si me postë ashtu edhe në mënyrë elektronike”, sqaroi dekani Emruli.

Në bazë të ligjit, një punonjës mund të hiqet nga puna nëse nuk paraqitet tre ditë me radhë në vendin e punës, apo pesë ditë përgjatë gjithë vitit dhe mbi mungesën nuk jep asnjë arsye. Vendimi i fakultetit u përshëndet nga koalicioni i partive shqiptare në qeveri “Vlen”, përfaqësuesit e së cilës thanë se Grubi “nuk i përmbush kriteret morale dhe as profesionale për të dhënë mësim në Universitetin e Tetovës”.

Me 18 dhjetor autoritetet në Shkup njoftuan shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Grubi, nën dyshimet për mashtrim me Lotarinë Shtetërore së bashku me ish-drejtorin e saj, Përparim Bajrami. Prokuroria thotë se dëmi i shkaktuar llogaritet në 8.2 milionë euro. Grubi dhe Bajrami, janë arratisur nga vendi dhe vendndodhja e tyre nuk dihet.

Organet maqedonase filluan hetimet dhe ndjekjen penale pas njoftimit të Departamentit amerikan të Shtetit më 9 dhjetor, se ka përcaktuar ish zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin dhe anëtarin e Gjykatës së Apelit Enver Bexheti, si persona të padëshiruar për shkak të përfshirjes së tyre në akte korrupsioni.

Në njoftimin e Departamentit të Shtetit thuhej se Grubi dhe Bexheti “morën ryshfet duke minuar proceset gjyqësore që lidheshin me dënimin e Sasha Mijalkovit, ish-drejtor i Agjencisë për Sigurinë dhe Zbulimin në Maqedoninë e Veriut”.

Ish-zëvendëskryeministri nuk ka bërë asnjë deklaratë përveç një postimi në facebook, pasi prokuroria njoftoi më 11 dhjetor se do të hetonte çështjen për rushfet në ngarkim të zotit Grubi dhe zotit Bexheti. Ai tha se po shkëputej nga jeta publike. Gjatë një qëndrimi së fundmi në Kosovë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pjesë e së cilës është dhe Grubi, tha se “ai ndodhej diku në trojet shqiptare”.

Nuk e kam takuar; është mirë. Është një proces që duhet të ketë një epilog. Artan Grubi është i gatshëm të përgjigjet para organeve të drejtësisë, të respektojë ligjet, por jo me drejtësi hakmarrëse e selektive”, tha Ahmeti në ditët e fundit të vitit 2024. Deklarata e tij nxiti reagimin në Shkup të disa partive politike, një pjesë e të cilave kërkuan që Ahmeti të paraqitej në prokurori për t’u rrëfyer rreth vendndodhjes së Artan Grubit./ VOA

artan grubi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet