LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Në këmbim të ndihmave për Ukrainën, Trump do mineralet e rralla të saj

Tani, kësaj i është shtuar edhe një element: presidenti amerikan, Donald Trump, dëshiron të kushtëzojë ndihmën e ardhshme amerikane për Ukrainën me qasje më të madhe në mineralet “e rralla të tokës” të Ukrainës – minerale për të cilat ka kërkesë të shtuar për bateritë, kompjuterët, telefonat e mençur dhe makinat elektrike, për të mos përmendur armët.

5 Shkurt 2025, 14:46 Nga M.B
Analiza: Në këmbim të ndihmave për Ukrainën, Trump do
Foto ilustruese

UKRAINA- Tashmë ka përpjekje të mëdha diplomatike, bisedime në prapaskena dhe qëndrime publike që po ndodhin mes Uashingtonit, Moskës dhe Kievit për të gjetur një mënyrë se si të ndalet lufta në shkallë të plotë ruse kundër Ukrainës, që ka nisur pothuajse tre vjet më parë.

Tani, kësaj i është shtuar edhe një element: presidenti amerikan, Donald Trump, dëshiron të kushtëzojë ndihmën e ardhshme amerikane për Ukrainën me qasje më të madhe në mineralet “e rralla të tokës” të Ukrainës – minerale për të cilat ka kërkesë të shtuar për bateritë, kompjuterët, telefonat e mençur dhe makinat elektrike, për të mos përmendur armët.

“Ne po synojmë të arrijmë një marrëveshje me Ukrainën, ku ata do të sigurojnë atë që ne u kemi dhënë në këmbim me mineralet e tyre të rralla të tokës dhe gjëra të tjera”, tha ai për gazetarët më 3 shkurt.

“Dua të kem sigurinë e mineraleve të rralla të tokës. Ne po japim qindra miliarda dollarë. Ata kanë minerale të mira të rralla të tokës. Dua të kem sigurinë e tyre dhe ata kanë vullnet për një gjë të tillë”, tha ai.

Reagimi nga Ukraina? "Nuk jemi kundër".

“Jemi të hapur ndaj faktit që e gjithë kjo mund të zhvillohet së bashku me partnerët tanë, të cilët na ndihmojnë për të mbrojtur tokën tonë”, tha presidenti Volodymyr Zelensky, gjatë një konference për media në Kiev.

“Kjo është absolutisht e drejtë. Kam biseduar për këtë çështje në shtator kur u takuam me presidentin Trump”.

Mineralet e rralla të tokës janë një grup prej 17 mineralesh – për shembull itirumi, ceriumi, lantani – që gjenden në sasi të vogla në sipërfaqen e Tokës. Kërkesa për to është në rritje për shkak se këto minerale përdoren për produkte të teknologjisë së lartë. Gara aktuale për prodhimin e baterive më të vogla e më të lehta, më të fuqishme dhe më afatgjata, përfshin përdorimin e mineraleve të rralla të tokës. Industritë e mbrojtjes, po ashtu, kanë nevojë për minerale për armatim dhe teknologji të lidhur.

Mineralet e tjera të rralla të tokës përdoren si katalizatorë kimikë, në magnete, në disqe kompjuterike apo në gjeneratorë. Pengesa më e madhe në nxjerrjen e mineraleve të rralla të tokës është se kërkohet të gërryhet një sasi e madhe e dheut për të arritur deri te nxjerrja e një sasie të mjaftueshme të mineraleve, sepse këto minerale gjenden në sasi të vogla. Më pas, këto minerale duhet të ndahen, rafinohen, para se të përdoren në teknologji apo në makineri.

Ukraina ka sasi të konsiderueshme të mineraleve të rralla të tokës, sipas Shërbimit Gjeologjik të Ukrainës. Ajo ka edhe minerale të tjera më pak të rralla, por në sasi më të madhe, që gjithashtu përdoren për teknologji dhe industritë e avancuara, për shembull litiumi i cili përdoret gjerësisht në bateri të llojeve të ndryshme, dhe titani që përdoret për prodhimin e aeroplanëve. Sipas disa vlerësimeve, depozitat e litiumit që ka Ukraina mund të kenë vlerën e miliarda dollarëve.

Trumpi mund t’iu jetë referuar edhe këtyre metaleve, por ai këtë gjë nuk e bëri të qartë. Po ashtu, Ukraina ka depozita shumë më të mëdha të burimeve të tjera minerare, që janë më të zakonshme – qymyr, hekur, naftë dhe gaz – që i sjellin të ardhura të mëdha shtetit, si dhe paraqesin mundësi të mëdha për investime. Shumë nga këto burime gjenden në pjesë të Ukrainës që janë të okupuara nga forcat ruse dhe në fund mund të përfundojnë nën kontrollin e plotë rus.

Gara për të gjetur, siguruar, zhvilluar dhe për t'i kthyer në para mineralet e rralla të tokës po përshpejtohet gjithnjë e më shumë viteve të fundit. Vlerësimet për mineralet në Amerikën e Veriut arrijnë në rreth 3.6 milionë tonë në SHBA dhe mbi 14 milionë në Kanada, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së. Dhe, SHBA-ja është prodhuesja e dytë më e madhe në botë pas Kinës. Australia dhe Mianmari, po ashtu, janë prodhues të mëdhenj.

Por, më 2023 Kina, që prodhon rreth 60 për qind të të gjitha mineraleve të rralla të tokës në botë dhe përpunon pothuajse 90 për qind të tyre, tronditi tregjet globale kur njoftoi se po vendoste një ndalesë për nxjerrjen dhe prodhimin e mineraleve të rralla të tokës. Ky njoftim ndezi alarmin në Perëndim, ku ligjvënësit dhe politikanët u shqetësuan se teknologjia perëndimore do të goditej nga mungesa e furnizimeve me minerale të rralla të tokës.

Kina përshkallëzoi edhe më shumë situatën më 3 shkurt – ditën e njëjtë kur Trump foli me gazetarët – pasi vendosi tarifa ndaj një sërë mallrash amerikane në shenjë hakmarrjeje për tarifat e njoftuara nga Trumpi gjatë fundjavës që shkoi. Pekini, gjithashtu, vendosi kontrolle mbi eksportin e tungstenit, telluriumit, ruteniumit dhe molibdenumit: minerale kritike që janë të rëndësishme për prodhimin e teknologjisë së lartë, por që nuk klasifikohen si minerale të rralla të tokës.

A mund ta kushtëzojë Trumpi ndihmën për Ukrainën me qasje në mineralet e rralla të tokës? Ukraina është shumë e varur nga SHBA-ja për armët dhe pajisjet që i ndihmojnë Kievit të luftojë kundër pushtimit rus. Deri në shtator, Kongresi kishte miratuar 174.2 miliardë dollarë për qëllime të lidhura me Ukrainën, me shumicën e kësaj vlere që shkon për Departamentin e Mbrojtjes dhe çështje të lidhura me mbrojtjen, sipas Shërbimit Kërkimor të Kongresit.

Trump, i cili e ka bërë prioritet kryesor përfundimin e konfliktit në Ukrainë, dhe këshilltarët e tij kanë sinjalizuar që një pjesë e negociatave do të përfshijnë joshje dhe presion për t'i bindur Kievin dhe Moskën që të ulen në tryezën e negociatave. Kushtëzimi i ndihmës së ardhshme amerikane me koncesionet ukrainase është kyç për këtë: bindja e Kievit që t’u japë investitorëve amerikanë më shumë qasje në mineralet e rralla të tokës dhe mineralet kritike, mund të jetë pjesë e madhe e kalkulimit.

Pa armatimin amerikan, ushtria e Ukrainës do të shkatërrohej nga trupat ruse, që janë më të shumta në numër dhe janë të pajisura më mirë. Është e paqartë se sa gjatë do të mund t'i mbante Kievi vijat mbrojtëse pa këtë ndihmë. Kjo nuk është hera e parë që Trumpi ka kushtëzuar armët amerikane me koncesione nga Ukraina, specifikisht nga presidenti Volodymyr Zelensky. Gjatë mandatit të parë presidencial, Trump u përball me gjyq në Dhomën e Përfaqësuesve që kontrollohej nga demokratët pas një bisede telefonike që ai kishte zhvilluar me Zelenskyn.

Në atë bisedë, Donald Trump duket se i thotë se ai do ta zhbllokojë ndihmën amerikane nëse Zelensky do të rihapë hetimin ndaj një kompanie energjetike ukrainase në bordin e të cilës gjendej djali i Joe Bidenit, atëbotë ish-nënpresident. Avokatët kishin argumentuar se një president amerikan nuk ka të drejtë ligjore të bllokojë fondet që veçse janë miratuar nga Kongresi.

Trumpi, që ka mohuar çdo keqbërje dhe e ka përshkruar bisedën si një “bisedë perfekte telefonike”, u shfajësua nga Senati i kontrolluar nga republikanët. Kësaj radhe, republikanët kontrollojnë dy dhomat e Kongresit, prandaj ka pak të ngjarë të ketë rezistencë në Kongres lidhur me kushtëzimin e ndihmës amerikane. Për më tepër, presidenti Trump dhe këshilltarët e tij kanë përqafuar një qasje që më shumë shfaq muskujt kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve në Shtëpinë e Bardhë, duke argumentuar se Kongresi ka më pak përfshirje në vendimet e krahut ekzekutiv.

Edhe Rusia ka rezerva të konsiderueshme të mineraleve të rralla të tokës dhe mineraleve kritike, edhe pse kapacitetet e saj të prodhimit janë konsiderueshëm më të vogla sesa ato të Kinës dhe shteteve të tjera. Thënë gjerësisht, gjithçka që duket se ia ndërlikon jetën Ukrainës duket si gjë e mirë për Moskën, e cila e di që armatimi amerikan e ka mbajtur në luftë Kievin. Rusia, që ka epërsi në fushëbetejë, po bën pozicionimin e saj para negociatave të mundshme të paqes. Kjo përfshin edhe lavdërimet e bëra nga presidenti Vladimir Putin.

Një nga kartat e negocimit të Shtëpisë së Bardhë të udhëhequr nga Trumpi ka qenë gjithashtu kërcënimi për të mbushur Ukrainën me më shumë armë amerikane – që do të ishte gjë e keqe për trupat ruse dhe Kremlinin. I pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratat e Trumpit për mineralet e rralla të tokës, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se duket që Shtëpia e Bardhë po synon që Ukraina të paguajë për ndihmën nga Uashingtoni.

“Qartësisht, kjo është një ofertë për Ukrainën që të blejë ndihmën amerikane”, tha ai./ REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës