Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ SHBA vijon bombardimet, Irani përgjigjet me sulme në shtetet e Gjirit
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Gjatë fjalës së tij në Kuvendin kombëtar të PD-së, Kovachki përcolli urimet e kryeministrit maqedonas Hristijan Mickoski dhe shprehu mbështetjej ndaj PD-në në rrugëtimin e saj drejt fitores.
TIRANË- Dragan Kovachki, sekretari i VMRO-DPMNE, parti në Maqedoninë e Veriut, u shpreh besimplotë se me modernizimin, digjitalizim, organizimin e diasporës PD po shkon drejt suksesit dhe fitores. Gjatë fjalës së tij në Kuvendin kombëtar të PD-së, Kovachki përcolli urimet e kryeministrit maqedonas Hristijan Mickoski dhe shprehu mbështetjej ndaj PD-në në rrugëtimin e saj drejt fitores. Ai vlerësoi procesin e modernizimit të PD-së dhe theksoi se partitë e qendrës së djathtë në rajon ndajnë të njëjtat vlera dhe sfida në rrugën drejt Bashkimit Europian.
"Mirëdita. Të nderuar kryetarë, të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Demokratike, të dashur miq. Në emër të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe në emër të VMRO-DPMNE, ju përcjell përshëndetje të sinqerta dhe urime për Asamblenë Kombëtare të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Të dashur miq të qendrës së djathtë shqiptare, është nder për mua të jem në Tiranë, në zemër të një vendi i cili ka vazhduar dhe vazhdon të luftojë për lirinë, për demokracinë dhe për vendin që i takon në familjen evropiane. Ju përcjell urimet e Maqedonisë së Veriut, të cilat vijnë nga bindja e thellë se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të shkruhet së bashku nga ato parti të cilat besojnë në të njëjtin sistem vlerash: liri, përgjegjësi, traditë, familje dhe qytetërim evropian.
Të dashur miq, e djathta e qendrës e shekullit të 21-të nuk mund të jetë e njëjtë me atë të shekullit të 20-të. Bota ka ndryshuar, teknologjia ka ndryshuar, votuesit kanë ndryshuar. Dhe ato parti të cilat refuzojnë të modernizohen zhduken; ato që modernizohen, por humbasin shpirtin, gjithashtu zhduken. VMRO-DPMNE ka qenë në këtë rrugë: u ripërtëritëm dhe u modernizuam pa humbur shpirtin, historinë dhe identitetin. Dhe rezultati është i qartë: sot ne jemi në qeveri, drejtojmë vendin dhe po e ndryshojmë atë. Për këtë arsye, kur shoh se çfarë po bën Partia Demokratike, modernizim, digjitalizim, organizim të diasporës, shoh të njëjtën rrugë, rrugën e suksesit dhe të fitores.
Miqësia midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nuk është një klishe diplomatike, por një realitet historik dhe gjeografik. Ne jetojmë krah për krah; qytetarët tanë janë të ndërlidhur me njëri-tjetrin përmes familjeve, kulturës dhe ekonomisë. Çfarë është e mirë për vendin tuaj, është e mirë edhe për vendin tim, dhe anasjelltas. Por më lejoni ta them qartë: e ardhmja e Ballkanit Perëndimor nuk mund të mbetet në sallën e pritjes së Bashkimit Evropian. Anëtarësimi në BE është e drejta jonë e fituar nëpërmjet viteve reformash, sakrificash dhe pritjeje. Ballkani Perëndimor është Evropë. Detyra e të djathtës së qendrës në rajonin tonë është të realizojë hyrjen në BE, jo si lypsarë, por si partnerë të barabartë.
Ne nuk duhet të jemi naivë. Kemi sfida të përbashkëta. E majta në rajonin tonë, në Tiranë, në Shkup dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor, ka nisur nga drejtësia sociale dhe ka përfunduar në korrupsion, kapje institucionesh, manipulim zgjedhjesh dhe dobësim të medias së lirë. Ka krijuar një sistem abuzimi, dhe ky sistem duhet të rrëzohet. Demokratët e Shqipërisë e dinë çfarë do të thotë të jesh në opozitë nën presion.
Partia jonë e di çfarë do të thotë të jesh në opozitë nën presion. Por ne duruam dhe fituam. Dhe besoj fort se edhe ju do të fitoni. E vërteta, modernizimi dhe fitorja janë ato që vijnë më pas. Kjo është formula. Partia jonë mbështet Partinë Demokratike jo vetëm sot në këtë ceremoni, por çdo ditë, në çdo përpjekje dhe në çdo tavolinë evropiane ku vendoset e ardhmja jonë e përbashkët. Edhe një herë, në emër të partisë, të kryetarit të saj dhe të kryeministrit, ju uroj suksese dhe mbi të gjitha, fitore," tha Dragan Kovaçki, Deputeti i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut./Dosja.al
Vassilios Giogiakas TIRANË- Deputeti i parlamentit grek Vassilios Giogiakas përcolli përshëndetjet e kryeministrit grek...
Volkmar Klein TIRANË- Ish deputeti i CDU-së, Volkmar Klein, gjatë fjalës së tij përshëndetëse në Kuvendin Komb...
Thomas Kunze TIRANË- Drejtori për Shqipërinë të Fondacionit KAS të CDU, Thomas Kunze u shpreh se Partia Demokratike mbe...
TIRANË- Lista e kandidatëve për Këshillin e ri Kombëtar të Partisë Demokratike, ku mes qindra anëtarëve t&eu...
Dolors Montserrat TIRANË- Dolors Montserrat, Deputete e Parlamentit Europian dhe Sekretare e Përgjithshme e Partive Popullore Europiane,&nbs...
Bob McEwen TIRANË- Ish-kongresmeni, përfaqësues i Partisë Republikane të SHBA-së, Bob McEwen në fjalën e tij para ...
Stephen Harper TIRANË- Stephen Harper, Presidenti i IDU, bashkimit më të madh politik në botë dhe ish-kryeministër i Kanadas&...
Andrej Plenkoviç TIRANË- Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka përshëndetur Kuvendin Kombëtar të Partis...
TIRANË- Kuvendi kombëtar i Partisë Demokratike, forumi më i lartë vendimmarrës nisi punimet në pallatin e Kongreseve. Punim...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, aty ku po mbahet Kuvendi Komb...