Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ SHBA vijon bombardimet, Irani përgjigjet me sulme në shtetet e Gjirit
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Ai theksoi nevojën për forcimin e bashkëpunimit politik mes palëve dhe vlerësoi rolin e opozitës shqiptare në proceset demokratike të vendit.
TIRANË- Ish deputeti i CDU-së, Volkmar Klein, gjatë fjalës së tij përshëndetëse në Kuvendin Kombëtar u shpreh se Partia Demokratike është një aleate e rëndësishme e Kristian Demokratëve në Evropë dhe ndan të njëjtat vlera mbi lirinë, dinjitetin e individit dhe demokracinë. Ai theksoi nevojën për forcimin e bashkëpunimit politik mes palëve dhe vlerësoi rolin e opozitës shqiptare në proceset demokratike të vendit.
Klein u shpreh se Shqipëria ka potencial për të ecur më mirë se në situatën aktuale, duke nënvizuar se lufta kundër korrupsionit mbetet një kusht thelbësor për zhvillim, stabilitet dhe prosperitet afatgjatë.
"Ju faleminderit shumë. I nderuar zoti kryetar, i nderuar zoti Berisha, të nderuar miq, të dashur miq. Mirëdita. Është kënaqësi të kthehem në Shqipëri dhe është fantastike që më keni ftuar në Kuvendin tuaj të mrekullueshëm. Është privilegj t’ju përcjell përsëri urimet e kristiandemokratëve, por gjithashtu edhe të kancelarit zoti Merz, i cili është kryetari i partisë sonë dhe një mik i imi i afërt, ju përcjell urimet e tij. Për ne në Gjermani, si kristiandemokratë, është e rëndësishme të dimë se kemi aleatë të cilët ndajnë të njëjtat ide me ne kudo në Evropë.
Dhe pikërisht këta jeni ju. Jeni aleatë që mendojnë si ne. Faleminderit shumë për këtë. Ne duhet të nxisim më tej bashkëpunimin. Partia juaj, me sukses, i ka dhënë formë Shqipërisë në të kaluarën. Dhe Sali Berisha, personalisht, ka meritat për këtë. Në të njëjtën kohë, i dashur Sali, më vjen mirë të mësoj se ti ke edhe Partinë Republikane dhe mikun tonë Fatmir Mediu në krahun tënd. Së bashku ju e futët Shqipërinë në NATO. Kjo ka qenë një arritje e madhe në të kaluarën, por shërben si një gur themeli edhe për të ardhmen.
Dhe kjo është e rëndësishme, sepse për të fituar zgjedhjet e kaluara nuk mjaftojnë. Maksimumi mund të konsiderohen si një burim besueshmërie. E rëndësishme për të fituar zgjedhjet është të japim një vizion për të ardhmen. Dhe mendoj se ju jeni shumë mirë të përgatitur. Si pjesë e familjes së partive tona, në bazë të lirisë dhe dinjitetit për çdo individ, së bashku me pragmatizmin ekonomik, kjo do t’ju japë optikën e së ardhmes. Po, Shqipëria meriton më shumë. Shqipëria mund të ecë shumë më mirë sesa në qeverisjen aktuale. Lufta kundër korrupsionit është një parakusht i rëndësishëm për paqe dhe prosperitet të përhershëm.
Partia Demokratike na ka ne, si kristiandemokratë, si aleatët e saj më të ngushtë. Shqipëria e ka Gjermaninë si mik dhe unë personalisht jam i lumtur të jap kontributin tim të vogël. Le ta forcojmë këtë miqësi. Së bashku le të arrijmë më shumë për vendet tona përkatëse dhe për Evropën. Ju jeni pjesë e Evropës. Jo vetëm që kemi një trashëgimi të përbashkët në Evropë, por gjithnjë e më tepër duhet të jemi pjesë e Evropës në të ardhmen. Shqipëria dhe Gjermania duhet të vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin. Faleminderit," tha Volkmar Klein, ish-deputet i CDU./Dosja.al
Thomas Kunze TIRANË- Drejtori për Shqipërinë të Fondacionit KAS të CDU, Thomas Kunze u shpreh se Partia Demokratike mbe...
TIRANË- Lista e kandidatëve për Këshillin e ri Kombëtar të Partisë Demokratike, ku mes qindra anëtarëve t&eu...
Dolors Montserrat TIRANË- Dolors Montserrat, Deputete e Parlamentit Europian dhe Sekretare e Përgjithshme e Partive Popullore Europiane,&nbs...
Bob McEwen TIRANË- Ish-kongresmeni, përfaqësues i Partisë Republikane të SHBA-së, Bob McEwen në fjalën e tij para ...
Stephen Harper TIRANË- Stephen Harper, Presidenti i IDU, bashkimit më të madh politik në botë dhe ish-kryeministër i Kanadas&...
Andrej Plenkoviç TIRANË- Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka përshëndetur Kuvendin Kombëtar të Partis...
TIRANË- Kuvendi kombëtar i Partisë Demokratike, forumi më i lartë vendimmarrës nisi punimet në pallatin e Kongreseve. Punim...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, aty ku po mbahet Kuvendi Komb...
TIRANË- Partia Demokratike mbledh sot Kuvendin Kombëtar në orën 10.00. Gjatë punimeve të Kuvendit, drejtuesi i Grupit Parla...
Sazani TIRANË- EuObserver i ka kushtuar një artikull vendit tonë, duke vënë në pah mënyrën se si Shqipëria po...