17 Maj 2022, 17:44
Nga DOSJA
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e konsideroi anti-ligjore vendimin e Gjykatës së Apelit që mori sot në dorë fatin e Partisë Demokratike. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se Berisha nuk duhet të nxisë më përçarjen e demokratëve. Referuar vendimit që ka marrë gjyqtari Agron Zhukri, i cili i dha vulën e PD-së grupit të Rithemelimit, Bardhi shton se kjo gjë tregon se nuk ka gjykata të pavarura.
"Gjykata nuk mund të jetë e pavarur, kur Zhukri i Berishës vendos pro tij dhe është politike, kur gjykata nuk i nënshtrohet akuzave të tij. Vendimi i gjykatës për çështjen e PD, cilido qoftë ai, duhet t’i hapë rrugën bashkimit të vërtetë të demokratëve. Sali Berisha duhet t’i japë fund hipokrizisë me demokratët dhe përçarjes së tyre. Standardi i dyfishtë me gjykatat dëmton besimin e demokratëve në ringritjen e PD,"- shkruan Bardhi ndër të tjera.
Sot në mesditë u hodh shorti. Treshja e gjyqtarëve Elona Toro, Genti Shala dhe Edlira Petri janë përzgjedhur për të shqyrtuar kërkesën e Ivi Kasos, përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit. Ky i fundit kërkoi që të mos pranohet ankimimi i deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Tashmë u takon të zgjedhurve me shirt nga Apeli që të vendosë nëse do të pushojë ankimimin, apo do të kthejë për shqyrtim po në Gjykatën e Tiranës por me trupë tjetër gjykuese. Vendimin e sotëm, Berisha e konsideron anti-ligjore dhe shkruan se PD nuk ka marrë asnjë kopje.
(F.m/dosja.al)
Politike
17 Maj 2022, 17:38
Ilir Meta dhe Momchil Raytchevski
TIRANË- Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me ambasadorin bullgar Momchil Raytchevs...
Politike
17 Maj 2022, 17:31
Edi Rama dhe Michael Granoff
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka uruar mirëseardhjen në ‘klubin e të korruptuarve’, drejtori...
Politike
17 Maj 2022, 16:41
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar të paligjshëm vendimin e Gjykatës së Apelit që ka marr&e...
Politike
17 Maj 2022, 16:06
Gjykata e Tiranës
TIRANË- Gjykata e Apelit u ka bërë thirrje palëve politke që të mos ndërhyjnë nd&eum...
Politike
17 Maj 2022, 15:55
Kuvendi i Shqiperise
Skena politike në Shqipëri është përfshirë në diskutime për zgjedhjen e presidentit të ve...
Politike
17 Maj 2022, 15:36
Gjykata e Tiranës
TIRANË- Treshja e gjyqtarëve Elona Toro, Genti Shala dhe Edlira Petri janë përzgjedhur për të shqyrtua...
Politike
17 Maj 2022, 15:19
Agron Shehaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj është shprehur se investime strategjike nga investitorët strat...
Politike
17 Maj 2022, 14:05
Elsa Hastad
TIRANË- Ambasadorja e Suedisë, Elsa Hastad deklaroi ditën e sotme se ka marrë përgjigje pozitive nga kryeministri Edi ...
Politike
17 Maj 2022, 13:51
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti Ilir Meta i ka cilësuar mashtrime të gjitha të dhënat e shkrimit të gazetës austri...
Politike
17 Maj 2022, 12:39
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ditën e sotme gjatë një deklarate për mediat, ka folur në lidhje me një bashkëpunim t&eu...