17 Maj 2022, 15:19
Nga DOSJA
Agron Shehaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj është shprehur se investime strategjike nga investitorët strategjikë po bëhen për tu dhënë ortakëve të qeverisë pronat publike. Në një deklaratë për mediat, Shehaj tha se mekanizmi kryesor që po bën të mundur këtë vjedhje të përmasave gjigande është ligji antikueshtetues i investimeve strategjike. Sipas deputetit të PD-së, ky ligj ka prodhuar vetem ministra me hotele dhe resorte dhe asnjë investime strategjike nga kompanitë e njohura të turizmit nderkombetar. Ai përmend këtu ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETI AGRON SHEHAJ
Partia Demokratike po ndjek me vëmendje dhe shqetësim të madh aksionin e koordinuar dhe kriminal të qeverisë për grabitjen dhe tjetërsimin e pronave në bregdet. Çdo ditë, qytetarët shqiptarë po njihen me fakte tronditëse se si bregdeti po grabitet nga ministrat, zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste dhe biznesmenët ortak të qeverise. Mekanizmi kryesor që po bën të mundur këtë vjedhje të përmasave gjigande është ligji antikueshtetues i investimeve strategjike. Në fakt, ky ligj do duhej të quhej ndryshe. Do duhej të quhej ligji i ministrave strategjikë. Sepse deri tani ka prodhuar vetem ministra me hotele dhe resorte dhe asnjë investime strategjike nga kompanitë e njohura të turizmit nderkombetar. Shtatë vjet pas miratimit të tij nga maxhoranca socialiste, të gjithë duhet të bëjmë një pyetje.
Cilët janë investitorët që solli në Shqipëri ligji i investimeve strategjike? Cilat janë brandet e njohura të turizmit që po investojnë sot në bregdetin shqiptar? Ka vetëm një përgjigje; ministrat dhe klientët e Edi Ramës. Investitorët strategjikë që solli ky ligj janë bashkëshorti i ministrjes së Jashtme, kushërinjtë e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, dhe grushti i përhershëm i miqve të Edi Ramës. Janë këta që po përvetësojnë pronat dhe plazhet e bregdetit shqiptar. Janë këta që po marrin favoret që vijnë me statusin e investitorit strategjik, si falje taksash, ndërtim infrastrukture me paratë e qytetarëve, pervetesim i prones publike, etj.
E madje për llogari të këtyre qeveria po shpronëson pronat e qytetarëve në shkelje flagrante të Kushtetutës. Përballë këtyre fakteve, Partia Demokratike ka thirrur në interpelancë kryeministrin Edi Rama në lidhje me shpalljen investitorë strategjikë të familjarëve të ministres Xhaçka. Kryeministri Rama duhet të japë llogari para qytetarëve se si me vendimin e qeverisë te dates 2 mars 2022 i dha pronën publike në përdorim në Dhërmi familjes Xhaçka. Te japë llogari se si po shkatërrohen Parqet Kombëtare që të ndërtohen resortet e kushërinjve të qeverisë. Te japë llogari se si po falën qindra mijëra hektarë tokë shtetërore për oligarkët. Partia Demokratike është e angazhuar të mbrojë interesin publik nga ministrat dhe zyrtarët strategjikë të qeverisë, dhe do vazhdojë të denoncojë të gjitha aferat korruptive të kësaj qeverie.
(F.m/dosja.al)
Politike
17 Maj 2022, 14:05
Elsa Hastad
TIRANË- Ambasadorja e Suedisë, Elsa Hastad deklaroi ditën e sotme se ka marrë përgjigje pozitive nga kryeministri Edi ...
Politike
17 Maj 2022, 13:51
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti Ilir Meta i ka cilësuar mashtrime të gjitha të dhënat e shkrimit të gazetës austri...
Politike
17 Maj 2022, 12:39
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ditën e sotme gjatë një deklarate për mediat, ka folur në lidhje me një bashkëpunim t&eu...
Politike
17 Maj 2022, 12:37
TIRANË- Presidenti Ilir Meta është ai nëse ai do t’i bashkohet opozitës dhe Komisionit të Rithemelimit. Meta ka paralajm&e...
Politike
17 Maj 2022, 12:32
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas shkrimit të gazetës austriake se ka paguar 700 mijë euro për një foto m...
Politike
17 Maj 2022, 12:28
Foto ilustruese
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka komentuar sot marrëveshjen e 17 majit mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryedemokratit Lulzim Ba...
Politike
17 Maj 2022, 12:21
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u takua në Ndroq me një nga demokratët që sipas tij ishte shumë i mërzitur. Rama ...
Politike
17 Maj 2022, 12:18
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ditën e sotme publikisht kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. Teksa ishin së bash...
Politike
17 Maj 2022, 11:49
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka shprehur se nuk e ka problem nëse bëhet subjejkt hetimi për Prokurorinë e Posaçme (SPAK), duke...
Politike
17 Maj 2022, 12:12
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama bëri përgjegjës prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar për ngecjen e procesit t&eu...