LIVE UPDATES
Politike

Dështimi i raundt të parë, REL: Shqipëria në kërkim të konsensusit për presidentin e ri

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike e Shqipërisë, por as partitë më të vogla të kësaj skene nuk kanë paraqitur asnjë kandidaturë për presidentin e ri në rundin e parë të zgjedhjes në Kuvend të hënën, më 16 maj. Kjo seancë e posaçme zgjati vetëm 5 minuta, ku u konstatua mungesa e kandidaturave.

17 Maj 2022, 15:55 Nga DOSJA
Dështimi i raundt të parë, REL: Shqipëria në
Kuvendi i Shqiperise

Skena politike në Shqipëri është përfshirë në diskutime për zgjedhjen e presidentit të vendit, pas dështimit këtë javë për të zgjedhur në këtë pozitë një figurë unifikuese në rundin e parë.

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike e Shqipërisë, por as partitë më të vogla të kësaj skene nuk kanë paraqitur asnjë kandidaturë për presidentin e ri në rundin e parë të zgjedhjes në Kuvend të hënën, më 16 maj. Kjo seancë e posaçme zgjati vetëm 5 minuta, ku u konstatua mungesa e kandidaturave.

Seanca e radhës për zgjedhjen e presidentit është thirrur më 23 maj dhe deri më tani nuk ka shenja për një konsensus që do të mundësonte zgjedhjen e përbashkët të presidentit të Shqipërisë.

Kuvendi i Shqipërisë ka afat ligjor për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit deri në 60 ditë para se ai ta marrë zyrtarisht detyrën më 24 korrik të këtij viti - ditën kur largohet nga zyra presidenti aktual, Ilir Meta.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, insistoi që procesi i zgjedhjes së presidentit të përfshijë edhe opozitën, ndërkohë opozita ka vënë kushtet e saj për pjesëmarrje në këtë proces, të cilat, deri më tani, nuk janë përfillur nga Rama - partia e të cilit mban shumicën e Kuvendit.

Çalimi në procesin e përzgjedhjes së presidentit - një pozitë kryesisht ceremoniale, por me kompetenca në politikën e jashtme dhe të sigurisë - është edhe një dëshmi e polarizimit të skajshëm politik të Shqipërisë, ku mungesa e bashkëpunimit ndërmjet pozitës dhe opozitës ka minuar shpesh miratimin e ligjeve dhe vendimeve.

Partia Socialiste në pushtet deklaroi se është në pritje të propozimeve nga opozita për kandidatin për president të Shqipërisë, ndërkohë që zyrtarë të Partisë Demokratike ofruan një listë kriteresh për kandidatët për president dhe propozime për procedurën e zgjedhjes së tij, por nuk propozuan ndonjë emër konkret për këtë pozitë.

Enkelejd Alibeaj, kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, kërkoi të martën që zgjedhja e presidentit të bëhet bashkërisht, duke bërë thirrje për një figurë unifikuese që nuk vjen nga radhët e PS-së apo PD-së.

Ai, njëkohësisht, e akuzoi kryeministrin Rama për, siç tha, taktizim deri në rundin e katërt të votimit të presidentit, kur, sipas Kushtetutës së Shqipërisë, kërkohet një shumicë e thjeshtë për zgjedhjen e të parit të shtetit.

“Nuk emërohet presidenti nga ju edhe ne, edhe sikur të biem dakord”, tha Alibeaj. “Rama nuk është i sinqertë, është hipokrit, do t’i shtyjë këto tri runde që të vërë atë që do. Nuk kemi instrument tjetër veçse moralit për t’ju imponuar”, shtoi ai.

Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, presidenti i vendit zgjidhet në njërin nga pesë rundet e votimit nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.

Zgjedhja e presidentit në tri rundet e para kërkon mbështetjen e 84 deputetëve, që nënkupton zgjedhjen me votat e përbashkëta të pozitës dhe opozitës në Kuvend.

Në rundin e katërt të votimit, president mund të zgjidhet kandidati që siguron 71 vota, ose një shumicë të thjeshtë të votave në Kuvendin e Shqipërisë.

Në Kuvendin e Shqipërisë, Partia Socialiste i ka 74 mandate.

Kryeministri i Shqipërisë, Rama, deklaroi se në këto kushte Partia Socialiste nuk mund të ofrojë dhe të djegë kandidaturën e saj për president në tri rundet e para të votimit.

Ai tha se partia e tij do të presë deri në rundin e tretë për të zgjedhur një president konsensual, por në mungesë të një marrëveshjeje me opozitën, ajo do ta zgjedhë presidentin e ardhshëm të Shqipërisë.

“Dihet që ne nuk i kemi 84 votat e nevojshme për të kaluar rundin e parë, të dytë dhe të tretë. Ndërkohë që nuk më rezulton se ka ndonjë qartësim ideje, apo vullnet nga ana e palëve të tjera për t’u përfshirë në proces deri tani”, tha Rama.

“Nëse do të ketë ndonjë dëshirë nga pala tjetër, që mesa duket nuk ka, ne nuk do të presim pa ezauruar atë mandat që na e jep Kushtetuta”, theksoi ai.

Zgjedhja e presidentit e ka gjetur opozitën në Shqipëri të përçarë. Partia Demokratike është e ndarë në tri fraksione - me njërin grup që mbështet ish-kryeministrin Sali Berisha dhe iniciativën e tij për rithemelim të kësaj partie; tjetri grup ruan përbërjen e vjetër të kësaj partie dhe grupimi i tretë përbëhet nga partnerët e PD-së në koalicion opozitar, të quajtur “Aleanca për ndryshim”.

Deputeti Oerd Bylykbashi, i caktuar si negociator nga mbështetësit e ish- kryeministrit Berisha, deri më tani ka këmbëngulur në nevojën e zgjedhjes së një figure konsensuale për president.

Deputeti Fatmir Mediu, i cili përfaqëson grupin “Aleanca për ndryshim”, thotë se opozita duhet të gjejë më parë konsensusin brenda vetes.

Alibeaj përsëriti se është në pritje të përgjigjes nga shumica mbi propozimin që ai ka bërë për kriteret dhe procedurën, ku përfshihet edhe kërkesa që kandidaturat të ofrohen nga opozita dhe shumica të zgjedhë mes tyre.

Kryeministri Rama e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë./REL/

Sondazh

Poll

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin