Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kreydemokrati theksoi se ai ishte ndër të parët diplomatë dhe intelektualë të kohës që u bashkua në ditët e para të lëvizjes demokratike.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-ambasadorit Abdi Baleta. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha shkrun se ish-ambasadori Abdi Baleta dha një kontribut të çmuar në themelimin e pluralizmit politik dhe të mediave të lira në Shqipëri. Kreydemokrati theksoi se ai ishte ndër të parët diplomatë dhe intelektualë të kohës që u bashkua në ditët e para të lëvizjes demokratike.
Postimi i Berishës:
Homazh për Abdi Baletën Të dashur miq, Abdi Baleta, njëri nga politikanët, intelektualët dhe akademikët më të njohur të vendit, mbylli dje sytë përgjithmonë. Ish-ambasadori Abdi Baleta dha një kontribut të çmuar në themelimin e pluralizmit politik dhe të mediave të lira në Shqipëri. Ai ishte ndër të parët diplomatë dhe intelektualë të kohës që u bashkua në ditët e para të lëvizjes demokratike.
Në dhjetor 1990 ai mbështeti themelimin e PDSH-së dhe, që në ato ditë, me një grup intelektualësh, themeloi Komitetin Shqiptar të Helsinkit. Abdi Baleta, në vitet 1991-1996, ishte deputet i Partisë Demokratike dhe në ato vite ai themeloi dhe drejtoi Partinë e djathtë “Rimëkëmbja Kombëtare”, si dhe botoi gazetën e saj “Rimëkëmbja”.
Avokat i apasionuar i çështjes kombëtare, polemist, autor i qindra e qindra artikujve dhe fjalimeve, Abdi Baleta mbrojti me përkushtim dhe vendosmëri të palëkundur interesin kombëtar dhe mendimet, vlerat, parimet, idealet në të cilat ai besonte.
Duke shprehur nderimin tim të thellë për ndihmesën e tij të çmuar dhe bashkëpunimin që kemi pasur, i shpreh familjes së nderuar Baleta, miqve dhe të afërmve të tij ngushëllimet e mia më të ndjera dhe lutem së bashku me ta që shpirti i tij i mirë të gjejë paqen e merituar. Amin.
pamje nga vendngjarja VLORË- Kreyministri Edi Rama ka ndarë pamjet e makinave të grumbulluara të Agjencisë së Aset...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë këtë të shtunë kompensimin financiar për sub...
Bledi Çuçi VLORË- I deleguari politik i Partisë Socialiste në Vlorë, Bledi Çuçi ka bërë një ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ditën e sotme përhapjen e Inteligjencës Artificiale në sekt...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave të Opozitës në lidhje me 'Diellën'. Gjat&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar disa nga prapaskenat gjatë rrugëtimit për të hapur negociatat me Bashkimin ...
Besfort Lamallari TIRANË- Ministri i ri i Drejtësisë Besfort Lamallari ka deklaruar para administratës së Ministrisë se ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zgjedhja e qeverisë së tij në lidhje me drejtësinë është...
Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pushteti gjyqësor prej vitesh është pushtet i pavarur nga ekzekutivi. Gjat&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme Ministrin e ri të Drejtësisë Besfort Lamallari. Gjatë...