LIVE UPDATES
Politike

Mori vendimin për të lënë Metën në qeli, GJKKO: Ekziston rreziku i “helmimit të provave”

GJKKO në vendim thekson se rreziku që Meta të ndikojnë në prova dhe tek dëshmitarët është i lartë.

22 Gusht 2025, 12:47 Nga N.F
Mori vendimin për të lënë Metën në qeli, GJKKO:
Meta

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO ka publikuar vendimin e arsyetuar lidhur me moszëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën. GJKKO në vendim thekson se rreziku që Meta të ndikojnë në prova dhe tek dëshmitarët është i lartë.

Më tej theksohet se pushteti dhe lidhjet që i Meta ka krijuar për shkak të funksioneve që ka aktualisht apo ka pasur më parë, krijojnë mundësi praktike për të ndikuar tek dëshmitarët dhe për të ‘helmuar’ provat". GJKKO shton se pozita e Metës është rënduar pas zyrtarizimit të akuzave dhe përfundimit të hetimeve. Për këto arsye, masa “arrest në burg” konsiderohet ende e domosdoshme dhe proporcionale.

Vendimi i GJKKO për presidentin e Partisë së Lirisë:

Në përfundim të gjykimit të kësaj çështje, në sajë të provave që ju nënshtruan gjykimit, Gjykata vlerëson se në rastin konkret nuk evidentohet që të jemi para asnjërit prej rasteve të parashikuara në ligj kur gjykata mund të disponojë me zëvëndësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” me një masë tjetër sigurimi më të butë. Më konkretisht, gjykata vlerëson se:

Së pari, nuk jemi përpara rastit kur masa e sigurimit e zbatuar nuk i përgjigjet më rëndësisë së faktit ose dënimit që mund të caktohet. Gjatë gjykimit nuk u evidentuan rrethana të reja, të krijuara më pas e që lidhen me veprën penale për të cilën është caktuar masa e sigurimit, rrethana të cilat do ta çonin gjykatën në konkluzionin se masa e sigurimit e zbatuar nuk i përgjigjet më rëndësisë së faktit ose dënimit që mund të caktohet. Përkundrazi, gjatë gjykimit rezultoi e provuar se organi i akuzës (Prokuroria e Posaçme) me vendimin dt. 26.05.2025 “Për marrjen e personit si të pandehur dhe njoftimin e akuzës” bazuar në nenin 34 të K.Pr. Penale ka vendosur: “1.Të marrë në cilësinë e të pandehurit, personin nën hetim Ilir Metaj akuzuar për kryerjen e figurave të veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 3 (tre) raste nga të cilat në 2 (dy) raste është kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” të parashikuara nga nenet 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 të K.Penal. Sa më sipër, konstatohet se në momentin e zhvillimit të këtij gjykimi, në krahasim me momentin e caktimit/zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg” pozita procedurale e kërkuesit është më e rënduar kjo pasi në sajë të provave që janë mbledhur gjatë hetimeve ai tashmë ka marrë cilësinë e të pandehurit duke iu komunikuar zyrtarisht dhe akuza në ngarkim të tij. Pra, në rastin konkret, për sa i përket akuzës, në momentin e zhvillimit të këtij gjykimi kemi një konsolidim të saj.

Në këto kushte, gjykata vlerëson se edhe në momentin e zhvillimit të këtij gjykimi masa e sigurimit personal “arrest në burg” e caktuar ndaj të pandehurit Ilir Metaj, vazhdon që të jetë proporcionale në raport me rëndësinë e faktit dhe me sanksionin që parashikohet për veprat penale konkrete për të cilat ai akuzohet (neni 229 i KPP).

Së dyti, gjykata vlerëson se nuk jemi para rastit kur nevojat e sigurimit janë zbutur. Nga ana e kërkuesit (të pandehurit) Ilir Metaj dhe mbrojtësve të tij gjatë gjykimit u pretendua se nevojat e sigurimit janë zbutur pasi organi i akuzës i ka përfunduar hetimet duke i mbledhur të gjitha provat e çmuara të nevojshme për gjykimin e kësaj çështje penale dhe në këto kushte nuk ekziton më rreziku për të ndikuar në marrjen dhe vërtetësinë e provave.

Prokuroria e kundështoi këtë pretendim duke theksuar se në rastin konkret nuk ka zbutje të nevojave të sigurimit për sa kohë është konsoliduar akuza dhe kërkuesi ka marrë cilësinë e të pandehurit duke ju atribuar dhe akuzat përkatëse. Gjithashtu, sipas organit të akuzës vlerësohet se rreziku për marrjen e provës vijon që të jetë ekzistent kjo pasi gjatë gjykimit do të kërkohet që të pyeten si dëshmitare një sërë personash që bëjnë pjesë në subjektin politik ku i pandehuri është president. Në këto kushte organi i akuzës vlerëson se ekziston përsëri rreziku që i pandehuri të influencojë ndikojë në marrjes e provës në rastin konkret në mënyrë që këta shtetas të bëjnë deklarime në favor të pozitës së tij në raport me procedimin.

Në lidhje me këtë pretendim, gjykata konstaton se organi i akuzës (Prokuroria e Posaçme) në bazë të nenit 327 të K.Pr.Penale me datën 28.07.2025 me aktin “Njoftim për përfundimin e hetimeve” i ka njoftuar të pandehurit Ilir Metaj përfundimin e hetimeve të procedimit penal (në njoftim ka nënshkruar personalisht i pandehuri Ilir Metaj dhe mbrojtësi i zgjedhur prej tij, av. Kujtim Cakrani). Në zbatim të nenit 327/4 të K.Pr. Penale organi i akuzës ë ka njoftuar të pandehurin se ka të drejtë që brenda dhjetë ditëve të paraqesë memorie e dokumente, t’i kërkojë prokurorit kryerjen e hetimeve shtesë, të bëjë deklarime apo të kërkojë që të merret në pyetje.

Gjithashtu, gjykata konstaton se masa e sigurimit personal “arrest në burg është caktuar ndaj të pandehurit Ilir Metaj duke e përligjur me ekzistencën ndër të tjera edhe të kushtit që lidhet me rrezikun e “helmimit të provës” sipas parashikimit të pikës 3, shkronja “a” të nenit 228 të Kodit të Procedurës Penale. Gjykatat kanë vlerësuar se në rastin konkret evidentohet prania e rrethanave nga të cilat krijohet vlerësimi se ka rrezik eminent që liria e pakushtëzuar me masë sigurimi e kërkuesit (të pandehurit) Ilir Metaj mundet të helmojë provat apo mundet të riskojë gjetjen dhe fiksimin e gjendjes natyrore të tyre. Në vlerësimin e rrezikut sipas parashikimit të shkronjës “a” të pikës 3 të nenit 228 të K.Pr.Penale, gjykata kanë mbajtur në vëmëndje faktin që shtetasi Ilir Metaj për shkak të funksionit që ka aktualisht apo funksioneve që ka pasur në të kaluarën, mund të ushtrojë influencën e tij për të ndikuar në procesin e marrjes dhe vërtetësisë së provave të tjera, të ndryshme nga ato dokumentare, sikurse janë pyetja e personave që kanë dijeni për faktet objekt hetimi, duke qënë se ai po hetohet për disa vepra penale. Në këtë mënyrë, pushteti dhe lidhjet që i pandehuri ka krijuar për shkak të funksioneve që ai ka aktualisht, ka pasur apo pozitës së tij në shoqëri krijon mundësi praktike të paligjshme për të ndikuar tek dëshmitarët potencialë të faktit penal dhe gjithashtu edhe tek subjekte të tjerë publikë, me qëllim “helmimin e provës”, për të lehtësuar pozitën e tij në raport me procedimin.

Edhe në momentin e zhvillimit të këtij gjykimi referuar pohimit që palët bënë gjatë gjykimit, konstatohet se procedimi penal nr. 122/2022 i Prokurorisë së Posaçme kundër

Shiko vendimet nr. 59 (87-2024-333), dt. 19.11.2024 dhe nr. 165 (87-2025-253) datë 17.07.2025 të Gjykatës së PosaçmeKorrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon që të jetë ende në fazën e hetimit paraprak pasi nuk rezulton që të jetë paraqitur kërkesa “për dërgimin e çështjes në gjyq”, megjithëse organi i akuzës i ka njoftuar të pandehurit përfundimin e hetime.

Në këto kushte, nga krahasimi i nevojave të sigurimit dhe rëndësisë së faktit në momentin që është marrë kjo masë sigurimi me gjendjen aktuale në të cilën pasqyrohen faktet dhe rrethanat në momentin procedurial që po kërkohet zëvendësimi i saj, nuk rezulton që të evidentohen rrethana të reja që lidhen me personin nën hetim, të krijuara pas dhënies së vendimit për caktimin e masës së sigurimit personal, të cilat të jenë të tilla që të kenë zbutur nevojat e sigurimit apo rrethanat e faktit lidhur me të.

Gjykata vlerëson se fakti që në rastin konkret organi i akuzës i ka komunikuar të pandehurit aktin procedural të njoftimit të përfundimit të hetimeve nuk i ka zbutur nevojat e sigurimit duke e eleminuar rrezikun e marrjes dhe vërtetësisë së provave. Sipas sistemit tonë procedural penal me natyrë akuzatore, provat formohen gjatë debatit gjyqësor, pra të gjitha të dhënat e grumbulluara nga ana e organit të akuzës në fazën së hetimeve paraprake e marrin vlerën e tyre në gjykim. Është e vërtetë që njoftimet mbi faktet dhe rrethanat mbi të cilat prokurori do të mbështesë akuzën fiksohen gjatë hetimeve por vlerën e provës ato e marrin gjatë fazës së gjykimit. Në këtë drejtim, përfundimi i fazës së hetimeve paraprake nuk e zbeh rrezikun e dëmtimit të provave. Më e ndjeshme kjo bëhet kur jemi përpara provave të gjalla, të cilat janë të tilla që jo vetëm formësohen ekskluzivisht gjatë shqyrtimit gjyqësor por kanë natyrë të paqëndrueshme lidhur me faktet dhe rrethanat që i prezantojnë procesit gjyqësor. Këto prova, me kalimin e një kohe të gjatë nga momenti i ndodhjes së faktit ose rrethanës, ose nën ndikimin e faktorëve të brendshëm e të jashtëm, kanë tendencë të humbasin aftësinë për ta riprodhuar të dhënën sikurse ajo është perceptuar. Ndryshe nga ato, provat e ngrira, nuk ndryshojnë me kalimin e kohës dhe nën trysninë e faktorëve të ndryshëm. Gjithsesi, edhe këtu duhet të mbahet në konsideratë që mënyra e marrjes së një prove të tillë mund të konstatohet si në shkelje të ligjit dhe si e tillë prova të deklarohet e papërdorshme, çka do të sillte nevojën e marrjes sërishmi të saj.

Në këtë kuadër, gjykata vlerëson se, nëse mund të pranohet që rreziku i marrjes së provave ulet me administrimin e provave të ngrira nga organi procedues gjatë fazës së hetimeve paraprake, kjo nuk mund të thuhet për provat e gjalla. Dëshmitarët dhe të bashkëtëpandehurit ose edhe ekspertët nëse lind nevoja e pyetjes së tyre, do të duhet të riprodhojnë atë çfarë kanë perceptuar përpara gjykatës si dhe t’i përgjigjen pyetjeve të kësaj të fundit dhe palëve. Përjashtim bëhet vetëm në rastin kur i pandehuri kërkon gjykim të shkurtuar dhe gjykata e pranon, duke marrë vlerë deklarimi i dhënë gjatë fazës së hetimeve paraprake. Një fakt i tillë nuk rezulton që të ketë ndodhur në rastin konkret pasi çështja ndodhet ende në fazën e hetimeve paraprake. Në këtë drejtim, provat e gjalla janë gjithnjë të kërcënuara nga ndikimi që i pandehuri mund të ushtrojë mbi to.

Organi i akuzës (Prokuroria e Posaçme) i bëri me dije gjykatës se gjatë hetimeve që janë zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr. 122/2022 është pyetur një numër i konsiderueshëm shtetasish të cilët kanë dijeni mbi faktet penale objekt hetimii. Një pjesë e tyre kanë qënë dhe vijojnë që të jenë edhe aktualisht anëtarë apo gëzojnë funksione në subjektin politik në të cilin ipandehuri aktualisht është president. Prokurori bëri me dije për gjykatën se të gjithë këta shtetas do të kërkohen nga organi i akuzës që të pyetën në gjykim me cilësinë e dëshmitarit duke u konsideruar si prova të gjalla.

Në këto kushte, gjykata vlerëson se ekziston përsëri rreziku që shtetasi Ilir Metaj për shkak të funksionit që ka aktualisht apo funksioneve që ka pasur në të kaluarën, mund të ushtrojë influencën e tij për të ndikuar në procesin e marrjes dhe vërtetësisë së provave të tjera, të ndryshme nga ato dokumentare, sikurse janë pyetja e personave që kanë dijeni për faktet objekt hetimi, duke qënë se ai po hetohet për disa vepra penale. Në këtë mënyrë, pushteti dhe lidhjet që i pandehuri ka krijuar për shkak të funksioneve që ai ka aktualisht apo ka pasur apo pozitës së tij në shoqëri krijon mundësi praktike të paligjshme për të ndikuar tek dëshmitarët dhe gjithashtu edhe tek subjekte të tjerë me qëllim “helmimin e provës”, për të lehtësuar pozitën e tij në raport me procedimin.

Në përfundim, duke marrë në konsideratë të gjitha sa u arsyetua dhe analizua si më sipër, Gjykata vlerëson se nuk ka vënd për zëvëndësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale, ndaj të pandehurit Ilir Metaj me ndonjë masë sigurimi tjetër më të lehtë.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

ilir meta

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës