LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rugova ishte pacifist radikal, ai i mësoi elitës politike të Kosovës doktrinën e shtetformimit dhe shtetndërtimit

Kryedemokrati theksoi Gjithashtu se ai kaloi disa kryeministra, me të cilët natyrisht u zgjodh me 70 përqind të qytetarëve të Kosovës.

22 Gusht 2025, 12:47 Nga E. D
Berisha: Rugova ishte pacifist radikal, ai i mësoi elitës politike
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në promovimin e librit ‘Dr. Ibrahim Rugova, Arkitekti i Pavarësisë së Kosovës’. Gjatë fjalës së tij Lideri i opozitës tha se Rugova ishte pacifist radikal dhe ai i mësoi elitës politikes të Kosovës doktrinën e shtetformimit dhe shtetndërtimit. Kryedemokrati theksoi Gjithashtu se ai kaloi disa kryeministra, me të cilët natyrisht u zgjodh me 70 përqind të qytetarëve të Kosovës.

"Në këtë tipar, pas lufte... u them unë ju, ishte garanti kryesor i pavarësisë së Kosovës. Pse? Sepse nuk ka diskutim që për komunitetin ndërkombëtar, liritë dhe të drejtat e serbëve në Kosovë ishin një problem madhor.
Se ata nuk luftuan të çlirojnë shqiptarët që të shtypen serbët, malazezët apo etnitë e tjera. Por njeriu që ishte garant, dhe që nuk mund të vinin në dyshim integritetin dhe vullnetin e tij për të qenë president i të gjithë qytetarëve të Kosovës, për një Kosovë të qytetarëve të barabartë para ligjit, ishte Ibrahim Rugova. Së dyti, ai tani në të gjitha kancelaritë shpallej si pacifisti radikal. Çfarë do të thoshte kjo? Kjo do të thoshte se ai nuk heq dorë nga projekti i tij.

Takova në vitin 2005, më priti në Strasburg, Havier Solana i cili kishte njohuri shumë të gjata dhe të thella për Ballkanin. I parashtroj tezën që vetëm pavarësia e Kosovës i jep fund fluiditetit të faktorit shqiptar në Ballkan.
Por kur ra fjala për Rugovën, tha: Rugova, një pacifist radikal. Se i thashë unë se ai është një garant për liritë e të gjithëve në Kosovë. Pra, habi tjetër e Ibrahim Rugovës. Pas ndërtimit të shtetit paralel së bashku me Bujar Bukoshin dhe qeverinë e tij, ai bëri çdo gjë për mbrojtjen e këtij projekti. Por, mbajti një qëndrim të ndryshëm gjatë luftës, në mënyrë të pamohueshme.

Dhe natyrisht lufta çlirimtare përbën faqen më të ndritur të luftërave të shqiptarëve nga koha e Skënderbeut gjer sot. Dhe ajo luftë kishte rol përcaktues për pavarësinë e Kosovës, por prapë nuk ishte baras pavarësi. Duhet të jemi shumë realistë, sepse pas çlirimit të Kosovës filluan të qarkullojnë idetë e konfederatës dhe për fat të keq pati një lëkundje serioze në mbështetjen e këtij projekti nga partnerët evropiane. Se ç’ndodhi, pak e vështirë të merret vesh, por pas një periudhe që e mbështesnin këtë projekt, filluan të flasin për konfederatë.

Rugova qëndronte përsëri dhe ai ka një meritë të jashtëzakonshme të fundit, do të them, sepse pavarësisht nga kundërshtitë që pati me udhëheqjen politike të UÇK, ai firmosi Rambujenë dhe vendosi një bashkëpunim luajal të shkëlqyer pas luftë. Duhet të them i mësoi, të themi të vërtetën, elitës politike të Kosovës, doktrinën e shtetformimit, e shtetndërtimit dhe të ndërtimit të Kosovës së pavarur. Ju u kujtohet, ai kaloi disa kryeministra, me të cilët natyrisht u zgjodh me 70 përqind të qytetarëve të Kosovës," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës