LIVE UPDATES
Politike

Analiza e REL: Politika në Kosovë ngec, mundësitë ikin!

Muajin e kaluar në SHBA, Osmani takoi zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, dhe zyrtarë të tjerë të lartë, me të cilët tha se ka biseduar për rëndësinë e krijimit të një partneriteti të ri ekonomik në sektorët e energjisë, mbrojtjes dhe teknologjisë informative.

22 Gusht 2025, 08:03 Nga N.F
Analiza e REL: Politika në Kosovë ngec, mundësitë ikin!
Foto

KOSOVË- Për të parën e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, boshllëku institucional në vend nuk është thjesht një krizë procedurale, por një pengesë serioze për projektet strategjike - nisur nga reformat për integrim evropian, deri te marrëveshjet e mbrojtjes dhe ekonomisë me aleatët ndërkombëtarë.

Për Shtetet e Bashkuara, gjithashtu, bllokada rezulton në “mundësi të humbura për Kosovën”. Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohej as më 20 gusht, përkundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që urdhëroi formimin e tij brenda 30 ditësh.

Ky afat do të rrjedhë deri më 18 shtator dhe nga ajo që ka deklaruar kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pritjet janë që ai të respektohet. Megjithatë, asnjëra prej kandidateve për kryeparlamentare, të propozuara nga partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, nuk mori vota të mjaftueshme në seancën e 20 gushtit.

Seanca konstituive, që ka nisur qysh më 15 prill, por pa epilog për shkak të mosmarrëveshjeve mes partive, do të vazhdojë sërish më 22 gusht. Osmani tha se konsitutuimi i Kuvendit është “urgjencë shtetërore”.

Pse urgjencë shtetërore?

Këshilltari i saj për media, Bekim Kupina, thotë për Radion Evropa e Lirë se boshllëku institucional rrezikon “projektet që ndërlidhen me agjendën e reformave për zhvillim dhe integrim evropian, si dhe ato që synojnë përmirësimin e infrastrukturës energjetike dhe zhvillimin ekonomik”.

Sipas tij, konstituimi i Kuvendit dhe Qeveria funksionale janë të domosdoshme edhe për realizimin e marrëveshjeve - përfshirë ato strategjike në fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë, të cilat, siç thotë, Osmani i ka diskutuar me administratën e presidentit amerikan, Donald Trump.

“Këto marrëveshje dhe angazhime janë mundësi unike për forcimin e sigurisë së vendit dhe rritjen ekonomike, e që kërkojnë institucione të konsoliduara për t’u zbatuar”, thotë Kupina.

Muajin e kaluar në SHBA, Osmani takoi zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, dhe zyrtarë të tjerë të lartë, me të cilët tha se ka biseduar për rëndësinë e krijimit të një partneriteti të ri ekonomik në sektorët e energjisë, mbrojtjes dhe teknologjisë informative.

Duke iu përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë se si e sheh zvarritjen e formimit të institucioneve në Kosovë, edhe gjysmë viti pas zgjedhjeve parlamentare, një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë tha se “Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka lëshuar vendimin e saj” dhe “lidershipi politik duhet të punojë së bashku për të formuar institucione në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese”.

“Populli i Kosovës pret që udhëheqësit e tyre ta përmbushin zotimin për të punuar në interesin më të mirë të vendit”, tha zëdhënësi.

“Kjo bllokadë e vazhdueshme politike po rezulton në mundësi të humbura për Kosovën. Është koha që udhëheqja të bëjë prioritete progresin dhe stabilitetin në dobi të të gjithë qytetarëve”, shtoi ai.

REL-i iu drejtua me të njëjtën pyetje edhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, e cila tha se “formimi i shpejtë i Kuvendit dhe i Qeverisë është thelbësor për Kosovën që të ecë përpara me reformat e rëndësishme në të gjithë sektorët, të cilat do të përmirësojnë cilësinë e jetesës dhe standardin e jetesës së qytetarëve të Kosovës”.

Nga ambasadat e vendeve të QUINT-it u përgjigj edhe ajo e Italisë, e cila shfaqi shpresën që “të gjithë aktorët politikë të punojnë me përgjegjësi për të siguruar konstituimin e Kuvendit me kohë”.

Drejt “anarkisë institucionale”?

Lulzim Peci, nga Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) në Prishtinë, paralajmëron se nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, Kosova do të futet “në një terren të panjohur, që nuk i shihet fundi”.

“Ky terren e ka emrin ‘anarki institucionale’. Mos të harrojmë që brenda një kohe, ne mund të mos kemi numër të mjaftueshëm të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe pastaj mbetemi në anarki totale”, thotë Peci për Radion Evropa e Lirë.

Me Kushtetutë, Gjykata Kushtetuese duhet t’i ketë nëntë anëtarë, por aktualisht ka vetëm shtatë. Në shtator, i përfundon mandati gjyqtarit Bajram Latifi dhe nëse deri atëherë nuk emërohet një gjyqtar i ri - gjë që kërkon miratimin e Kuvendit - Gjykata mbetet pa kuorum për vendimmarrje. Peci paralajmëron se një situatë e tillë do të sillte pasoja të rënda për shtetin.

“Mund të na çojë në një shtet të kolapsuar. Pasojat nga kjo do të ishin të jashtëzakonshme, si për procesin demokratik, për marrëdhëniet me partnerët tonë (ndërkombëtarë), për ekonominë... Anarkia institucionale është skenari më i zi që mund ta presë Kosovën”, thotë Peci.

Sipas vlerësimit të tij, Kosova sot pasqyron imazhin e një vendi joserioz, ku interesat e ngushta të politikanëve mbizotërojnë interesin shtetëror. Një qasje e tillë, siç thekson Peci, përbën pengesë serioze për ndërtimin e partneriteteve me vendet perëndimore, të cilat kërkojnë partnerë të përgjegjshëm dhe të aftë për të marrë vendime.

Ai shton se situata aktuale është bërë një rrethanë e rehatshme për partitë politike, të cilat, siç thotë, e shmangin marrjen e përgjegjësive qeverisëse dhe të vendimeve të mëdha që e presin vendin.

Në mesin e këtyre vendimeve, ai përmend zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë (2023) dhe Marrëveshjes së Uashingtonit për normalizim ekonomik me Serbinë (2020).

Ngecje në integrimet evropiane

Augustin Palokaj, gazetar që prej vitesh ndjek nga afër politikat e Bashkimit Evropian, vlerëson se si BE-ja, ashtu edhe bashkësia ndërkombëtare në tërësi, po e trajtojnë krizën institucionale në Kosovë përmes dy qasjeve.

E para është një qasje pasive: BE-ja po qëndron në pritje, duke i lënë politikanët kosovarë të përballen vetë me ngërçin politik që kanë prodhuar përmes kalkulimeve të ngushta dhe mungesës së vullnetit për kompromis. Qasja e dytë ka karakter më paralajmërues: përmes deklaratave të vazhdueshme, BE-ja kujton pasojat e drejtpërdrejta dhe afatgjata që sjell mungesa e stabilitetit institucional.

Sipas Palokajt, pasojat lidhen fillimisht me fondet evropiane. Komisioni Evropian nuk mund t’ia transferojë Kosovës pagesën e parë prej mbi 80 milionë eurosh nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Kjo shumë është paraparë si parafinancim, por për t’u proceduar kërkohet një qeveri funksionale që të propozojë marrëveshjen për kredi dhe mjete, si dhe një kuvend që ta ratifikojë atë. Pa këto institucione, paratë mbeten të bllokuara.

Një tjetër pasojë, sipas Palokjat, lidhet edhe me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Pa kuvend të konstituuar dhe qeveri të re, Kosova nuk mund t’i përmbushë kushtet e përcaktuara, ndaj çështja nuk mund të vendoset as në rend të ditës.

“Në këto rrethana, kur nuk mund të hyjmë në Këshillin e Evropës, kur nuk mund të marrim pagesa nga Komisioni Evropian, kur ende ndaj Kosovës janë në fuqi masat ndëshkuese [për shkak të tensioneve në veri], nuk mund të pritet që Kosova të avancojë në procesin e marrjes së statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thotë Palokaj për Radion Evropa e Lirë.

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova është e vetmja që nuk e ka këtë status. Palokaj nuk pret që BE-ja të ndërhyjë drejtpërdrejt në zgjidhjen e krizës institucionale në Kosovë, ndaj përgjegjësia duket se do të mbetet plotësisht mbi vetë klasën politike të vendit. Kupina nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it nëse presidentja, si faktor uniteti, po shqyrton ndonjë formë ndërhyrjeje./ REL

kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës