LIVE UPDATES
Politike

Pagesat ruse, Kryemadhi fajëson Tal Hanan dhe "Team Jorge": Shpifje, s’kam llogari bankare e as lidhje biznesi jashtë Shqipërisë!

Monika Kryemadhi theksoi se nuk ka patur dhe nuk ka asnjë llogari bankare jashtë territorit të Shqipërisë. Madje pretendon se ka gjetur edhe motivin e sulmit ndaj saj. 

31 Mars 2023, 16:16 Nga k.m.
Pagesat ruse, Kryemadhi fajëson Tal Hanan dhe "Team Jorge":
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dalë në një deklaratë për shtyp për të hedhur poshtë zërat se në kohën që ka pasur drejtimin e dikur të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka marrë financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës. Në deklaratën e saj për shtyp, Kryemadhi ka fajësuar një person: Tal Hanan! Izraelitin që u bë i njohur nga hetimi i "TheGuardian" se prodhonte lajme false për politikanë në disa vende të botës. Por gazetarët e përfshirë në hetim, disa javë më parë i treguan Dosja.al se nuk kishin hasur në raste për Shqipërinë. 

Megjithatë Kryemadhi pretendon se "Projekti Ndërkombëtar për Raportimit e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit", ka nxjerrë një artikull më datë 24 Mars 2023, lidhur me një organizatë shumë të famshme Izraelite, e cila ishte përfshirë në një fushatë baltosjeje kundër kundërshtarit politik të presidentit të Serbisë. Por ngjarja rezultoi se ishte e fabrikuar, rast që Kryemadhi e paralelizoi me akuzat e ngritura ndaj saj. Në fjalën e saj, Monika Kryemadhi theksoi se nuk ka patur dhe nuk ka asnjë llogari bankare jashtë territorit të Shqipërisë. Madje pretendon se ka gjetur edhe motivin e sulmit ndaj saj. 

"Pra është ky grup, që quhet “Team Jorge”, i cili është botërisht i njohur si një falsifikator dhe prodhues dezinformimi për të mbajtur në këmbë autokratët. “Team Jorge” e liderit Tal Hanan, ka një aktivitet të gjerë në ballkan dhe Tal Hanan është një emër i njohur edhe për organet e sigurisë të vendeve tona partnere. Ka disa burime të cilat i besoj, më kanë krijuar bindjen se Edi Rama, shoku i ngushtë i planeve ballkanike me Aleksander Vucic, mund të ketë përdorur të njejtat shërbime të Izraelitit Tal Hanan, për të prodhuar edhe fushatën e shpifjeve kundër emrit tim, që ka xhiruar në gojën e qeveritarëve dhe mediat e lidhura me ta këto ditët e fundit. Unë dua të sqaroj përpara opinionit publik, se Monika Kryemadhi, nuk ka patur dhe nuk ka asnjë llogari bankare jashte territorit të Shqipërisë. Dua t’ju konfirmoj, se nuk kam asnjë marrëdhënie biznesi jashtë territorit të Shqipërisë. Si dhe nuk kam qenë kurrë aksionere në asnjë kompani private, as brenda, as jashtë vendit, në jetën time. Arsyeja e angazhimit nga Edi Rama, të shërbimeve të ngjashme me ato që Tal Hanan ka ofruar në shërbim të vucicit të Serbi, sic e dekalron OCCRP, kanë të bëjnë vetëm me një gjë: INCENERATORËT! Unë si kallëzuese e inceneratorëve, nuk i kthehem pas kallëzimeve të mija, për faktet flagrante të shkeljes së ligjit nga Edi Rama, Erion Veliaj, Armando subashi, dhe të gjithë zyrtarët e zinxhirit të këtij grupi mafioz. Për të gjithë shqiptarët, dua ta dini se këto shërbime të dezinformacionit janë të gjitha të financuara nga paratë tuaja,"-tha ndër të tjera Kryemadhi.

Por cili është Tal Hanan dhe çfarë mund të bëjë "Team Jorge"?

Më 15 shkurt, The Guardian zbuloi një megaskandal që përfshin 33 shtete të botës. Investigimet zbuluan "Team Jorge" izraelitë, të cilët akuzohen për përgjim dhe manipulim të zgjedhjeve në 33 vendeve të botës. Pjesë e këtij hetimi ishin gazetarë nga 30 media, duke përfshirë gazetën franceze "Le Monde", revistën gjermane "Der Spiegel" dhe gazetën spanjolle "El País". Qëllimi i ekipit ishte të mblidhte inteligjencë për kundërshtarët politikë të klientëve të tyre duke krijuar artikuj false, madje dhe ndërhynin në rrjetet e tyre sociale. 

Çfarë shkruhej në artikujt për Kryemadhin?

Në adresën zyrtare të Top Channel, ka mbërritur prej disa ditësh një e mail me të dhëna sensitive që flasin për përfshirjen e Monika Kryemadhit, ish-kryetare e LSI, në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës. Në djeninë tonë, këto të dhëna janë dërguar edhe në media të tjera në Shqipëri dhe jo vetëm. E maili është anonim, i dërguar nga platforma proton, por pas verifikimit dokumentet janë autentike. Ato tregojnë detajet dhe provat e lidhjeve ruse, të Kryemadhit me kompanitë që janë denoncuar si sponsorë të partisë së Vladimir Putinit në Rusi. Dosja përmban fakte të pagesave të dyshimta, të bëra dhe të marra nga Monika Kryemadhi, politikane shqiptare dhe bashkëshortja e ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Faktet e zbuluara tregojnë se në vitin 2017, Kryemadhi ka bërë dhe ka marrë këto pagesa të dyshimta nga llogaria e saj bankare offshore për kompanitë e kontrolluara nga biznesmenët rusë të naftës. Faktet janë si më poshtë.

Në këtë dokument, Kryemadhi mori dy pagesa në llogarinë e saj bankare në Banco Espirito Santo SA (dega e Madeira, IBAN: PT50 002600000094497331092) nga Holdem Holding Limited, një kompani e regjistruar në Qipro (shih Dokumentin 1). Pagesat erdhën nga llogaria e Holdem në UBS AG, IBAN-Nr. CH420020620645331160 ë (shih Dokumentin 1). Nga këto llogari, llogaria e Kryemadhit mori dy pagesa (shih Dokumentin 1): Më 15 shkurt 2017, Kryemadhi mori një pagesë prej 5,350 euro nga kompania Holdem.

Më 23 maj të vitit 2018, një tjetër pagesë prej 13.500 euro, po nga Holdem. Në kohën e transferimeve në vitin 2017, Holdem Holding Limited ishte në bashkëpronësi të tri kompanive të regjistruara nga Ishujt Virginia (shih Dokumentin 2 dhe Dokumentin 3): Kompanitë janë Curol Investments Limited (adresa e regjistruar: Trust Offices 197 Main Street Totalserve Trust Company Limited, Road Toën Tortola, BVI). Vollandes Assets Corporation (adresa e regjistruar: Quijano Chambers Road Toën, Tortola, BVI) dhe Kealy ëorldëide Corp (adresa e regjistruar: Trident Chambers, POBox 146 Road Toën, Tortola, BVI).

Nëpërmjet pronësisë së njërës prej këtyre kompanive, Alexander Smuzikov, një biznesmen multimilioner rus dhe partneri i tij i biznesit Alexander Kaplan vlerësohen të jenë pas kompanisë Holdem. Smuzikov është quajtur një “oligark në hije” në raportimet e mediave ruse. Ai mbajti lidhje të ngushta me oligarkët rusë, që aktualisht i nënshtrohen sanksioneve si Viktor Vekselberg dhe Mikhail Fridman gjatë kohës së tij si zëvendëspresident në gjigantin e naftës TNK-BP.

Kaplan shërbeu gjithashtu si nënkryetar në TNK-BP dhe si drejtor menaxhues në A1, divizioni i investimeve të Mikhail Fridman dhe Pyotr Aven’s Alfa Group. Nga themelimi i kompanisë më 28 maj 2016 dhe shpërbërja më 31 korrik 2018, Smuzikov u rendit si me ndikim ose kontroll të rëndësishëm në të dhënat e korporatave në Mbretërinë e Bashkuar të Balkan Petroleum Holding Limited tashmë të shpërbërë në Mbretërinë e Bashkuar (shih dokumentin 4, dokumentin 5 dhe dokumentin 6).

Smuzikov dhe Kaplan u raportuan nga Reuters se ishin pronarët pas Balkan Petroleum (shih Dokumentin 7). Sipas të dhënave të korporatave në Mbretërinë e Bashkuar, kompania mëmë e drejtpërdrejtë e Balkan Petroleum që nga themelimi deri në shpërbërjen e saj ishte Davolia Holdings, një kompani e regjistruar në Qipro (shih Dokumentin 4). Davolia u themelua më 17 maj 2016 dhe aktualisht është në shpërbërje pas likuidimit vullnetar. Davolia është regjistruar në të njëjtën adresë si Holdem. Drejtoresha e Davolia është Pantelitsa Chrusostomou (greqisht: ΠΑΝΤΕΛΙΤΣΑ ΧΡΥΣΟΣΤΟΜΟΥ), e cila më parë ka shërbyer si drejtore e Holdem midis 2018 dhe 2020. (shih Dokumentin 8 dhe Dokumentin 9).

Nga themelimi i kompanisë deri në korrik 2019, Davolia ishte në bashkëpronësi në pjesë të barabartë nga Vollandes dhe Dalia Global Corp, një kompani tjetër e regjistruar ne Ishujt Virginia (shih Dokumentin 10 dhe dokumentin 11). Smuzikov është renditur gjithashtu si pronari përfitues i Dalia në Pandora Papers, rrjedhja masive e tetorit 2021 e 11.9 milionë dokumenteve (shih Dokumentin 12). Smuzikov kishte ndikim ose kontroll të rëndësishëm mbi Balkan Petroleum dhe u raportua nga Reuters se ishte pronar i kompanisë së bashku me Alexander Kaplan. Prandaj, Smuzikov dhe Kaplan duhet të kenë qenë gjithashtu pronarë të Vollandes dhe Dalia Global Corp dhe për rrjedhojë duhet të kenë pasur të paktën pjesërisht pronësinë e Holdem në kohën e transaksioneve me Kryemadhin.

Ky dokument (Dokumenti 1) tregon gjithashtu se Kryemadhi ka bërë një pagesë nga llogaria e saj bankare në Credit Agricole (Suisse) SA në Cyrih (IBAN: CH04087410085921800021) prej 8,374 eurosh për një kompani të regjistruar në Qipro, Vradus Holdings Ltd. Pagesa është referuar si ‘Invoice 30 01 25062017 Sherbime Marketingu’. Pagesa është dërguar në llogarinë e Vradus në UBS AG (numri i llogarisë: 0206 – 123637.60X; IBAN: CH490020620612363760X). Vradus Holdings Ltd (HE 270621; Adresa e regjistruar: Γρίβα Διγενή, 115, 3101 Λεμεσός, Κύπρος) u themelua në Qipro më 16 korrik 2010 dhe u shpërbë në 21 prill 2021 (shih Dokumentin 13).

Sipas grumbulluesve qipriotë të të dhënave të korporatave, Vradus ishte në bashkëpronësi në pjesë të barabartë nga dy kompani të inkorporuara në BVI nga viti 2012 deri në 2019 (shih Dokumentin 15 dhe Dokumentin 16): ato janë Investimet HQ Limited dhe Veng Holdings & Finance Inc.

Nga viti 2012 deri në 2013, Vradus mbante 100% në kompanitë e shitjes së naftës regjistruar në Rusi OOO Magnatek (rusisht: ООО “МАГНАТЭК”; INN: 7701788872) (shih Dokumentin 17 dhe Dokumentin 18). Në vitin 2013, aksionet e Vradus u ulën në 99%. Vradus mbajti pronësinë e vetme të Magnatek nga viti 2012 deri në shpërbërjen e kompanisë në mars 2022. Magnatek u themelua në vitin 2008 nga Vitaly Savvin, një ish-tregtar nafte me bazë në Moskë dhe partner biznesi i Smuzikov (Magnatek Forbes Savvin). Smuzikov e zotëronte plotësisht kompaninë deri në vitin 2012, kur pronësia e vetme iu kalua Vradus-it (shih Dokumentin 17 dhe Dokumentin 18).

Në një intervistë të vitit 2012 me Forbes, Savvin raportoi se ai vazhdoi të zotëronte Magnatek përmes Vradus (shih Dokumentin 19). Prandaj, Savvin ishte pronari përfundimtar i Vradus. Savvin më parë ka shërbyer si drejtor i përgjithshëm në rrjetin e pikave të karburantit të Smuzikov Magistral. Magnatek iu nënshtrua një hetimi nga Forbes pasi doli se kompania ishte një nga donatorët më të mëdhenj të partisë politike ruse në pushtet, Rusia e Bashkuar. Për më tepër, Savvin zotëronte më parë një 9.94% të aksioneve në Peresvet Bank, një bankë ruse e lidhur ngushtë me kishën ortodokse ruse, e cila thuhet se ishte gjithashtu një sponsor “i madh” i Rusisë së Bashkuar.

Në vitin 2016, Savvin u shpall i falimentuar nga Gjykata e Lartë e Rusisë (shih Dokumentin 20). Magnatek u likuidua gjithashtu në 2022 pas procedurave të falimentimit që kishin filluar në 2015 (shih Dokumentin 21, Dokumentin 22, Dokumentin 23 dhe Dokumentin 24). Si Savvin, ashtu edhe Magnatek u shpallën të falimentuar më pas. Në një vendim gjykate të vitit 2018, Savvin dhe Sergey Kirichenko, drejtor i përgjithshëm i Magnatek midis 2015 dhe 2016, u shpallën përgjegjës për borxhet e Magnatek (shih Dokumentin 25). Meqenëse nuk ka pasur ndryshime në strukturat aksionare të Magnatek ose Vradus deri pas vitit 2019, kjo tregon fuqishëm se Savvin vazhdoi të kontrollonte kompaninë si në kohën e transaksionit nga Kryemadhi në 2017.

Deklarata e plotë e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi

Jam sot në këtë deklaratë për t’ju treguar disa të vërteta. Projekti Ndërkombëtar për Raportimit e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka nxjerrë një artikull më datë 24 Mars 2023, lidhur me një organizatë shumë të famshme Izraelite, e cila ishte përfshirë në një fushatë baltosjeje kundër kundërshtarit politik të presidentit të Serbise duke falsifikuar dokumenta bankare.

Ja se çfarë thotë artikulli: “Vuçiç më pas pretendoi se kundërshtari i tij kishte fshehur pasurinë e tij në mënyrë të paligjshme në banka në mbarë botën dhe parashikoi se më shumë detaje do të dilnin së shpejti. Gjashtë ditë më vonë, gazetat pro-qeveritare serbe filluan të botonin histori rreth llogarive të supozuara të kundërshtarit të Vucicit në offshore.

Për dy javë, akuzat për milionat e supozuara të kundërshtarit të Vucicit dominuan titujt kryesorë të gazetave. Gazetarët pohuan se kishin prova se llogaritë ekzistonin, komentuesit u shprehën se kishte pastrim parash dhe evazion fiskal, ndërsa zyrtarët kërcënuan me pasoja. Dëshmitë e mbledhura nga OCCRP dhe partnerët e saj raportues sugjerojnë se raporti i falsifikuar i bankës është krijuar nga Tal Hanan, një ekspert izraelit i eksplozivëve që shet shërbime dezinformimi.” Pra është ky grup, që quhet “Team Jorge”, i cili është botërisht i njohur si një falsifikator dhe prodhues dezinformimi për të mbajtur në këmbë autokratët. “Team Jorge” e liderit Tal Hanan, ka një aktivitet të gjerë në ballkan dhe Tal Hanan është një emër i njohur edhe për organet e sigurisë të vendeve tona partnere. Ka disa burime të cilat i besoj, më kanë krijuar bindjen se Edi Rama, shoku i ngushtë i planeve ballkanike me Aleksander Vucic, mund të ketë përdorur të njejtat shërbime të Izraelitit Tal Hanan, për të prodhuar edhe fushatën e shpifjeve kundër emrit tim, që ka xhiruar në gojën e qeveritarëve dhe mediat e lidhura me ta këto ditët e fundit. Unë dua të sqaroj përpara opinionit publik, se Monika Kryemadhi, nuk ka patur dhe nuk ka asnjë llogari bankare jashte territorit të Shqipërisë. Dua t’ju konfirmoj, se nuk kam asnjë marrëdhënie biznesi jashtë territorit të Shqipërisë. Si dhe nuk kam qenë kurrë aksionere në asnjë kompani private, as brenda, as jashtë vendit, në jetën time. Arsyeja e angazhimit nga Edi Rama, të shërbimeve të ngjashme me ato që Tal Hanan ka ofruar në shërbim të vucicit të Serbi, sic e dekalron OCCRP, kanë të bëjnë vetëm me një gjë: INCENERATORËT! Unë si kallëzuese e inceneratorëve, nuk i kthehem pas kallëzimeve të mija, për faktet flagrante të shkeljes së ligjit nga Edi Rama, Erion Veliaj, Armando subashi, dhe të gjithë zyrtarët e zinxhirit të këtij grupi mafioz. Për të gjithë shqiptarët, dua ta dini se këto shërbime të dezinformacionit janë të gjitha të financuara nga paratë tuaja. Ndaj paratë për inceneratorët nuk ndalojnë. Sepse ndaj, Erion Veliaj paguan cdo ditë inceneratorin e Tiranës, që ju e keni parë me video se Aty mbetjet as nuk trajtohen, as nuk digje, por vetëm hidhen kapic në mënyrë primitive. Sepse, me paratë që Erion Veliaj paguan inceneratorin e Tiranës, blihen media kombëtare brenda vendit dhe kontraktorë të botës së errët që ofrojnë shërbime nga më të dyshimtat. Megjithatë, Ju rikujtoj edhe njëherë se, me Artikujt, Mediat, Televizionet që ushqehen me paratë e vjedhura nga shqiptarët, do të shihemi në gjykatë. Ndërsa për Edi Ramën, të jeni të sigurtë se ai e di shumë mirë se cfare e pret. Ashtu sic i kam përmendur e para në Shqipëri marrrëdhënien dhe investimigimin e McGonigal, në 15 shtator 2022 në emisionin Opinion, ashtu do të dali e vërteta edhe për Izraeltitët e Ramës, me fushatën shumë të dobët të dezinformimit, kundër meje dhe opozitës shqiptare, me anë të së cilës ai kërkon në dëshpërim të shpëtojë veten e tij! Faleminderit!

tal hanan skandali jorge me zgjedhje monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet