LIVE UPDATES
Politike

Sulmi tek Top Channel, Berisha: Është bërë nga ekzekutorë me pagesë, të urdhëruar nga të rrezikshmit e lidhur me Ramën

Nuk përmendi emra.

31 Mars 2023, 12:38 Nga F.M
Sulmi tek Top Channel, Berisha: Është bërë nga
Edi Rama

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se pas sulmit të Top Channel, ngjarje ku mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola qëndron një skuadër vrasësish me pagesë. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se ata janë thjesht njerëz të urdhëruar nga të tjerë më të rrezikshëm që vetë nuk dalin në skenë, por që janë të lidhur me kryeministrin Edi Rama. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Është një akt i rëndë në publik, shkohet dhe bëhet një sulm në publik. Tani, ku është Edi Rama, në shumë aspekte, së pari po e marrim në rrafshin teknik profesional. Këtu të krijohet pështypja që janë një skuadër e armatosur që merren me qira dhe njëherë kalohet tek klubi, njëherë tek TOP-i dhe më pas kur tu teket. Janë skuadër vrasësisht, janë ekzekutorë të paguar. Ku është qëndrimi i qeverisë këtu? Zero. Këta janë ekzekutorë me pagesë, nuk janë banditët kryesorë, se ata kryesorët nuk dalin vetë, nuk rrezikojnë veten, por gjejnë kështu skuadrash dhe i paguajnë. Nuk ka sot bandit kryesor që të mos jetë i lidhur me Edi Ramën. Që të gjithë. Dhe kjo gradualisht po bëhet e ditur kudo në Europë se po zbërthehen ato telefonatat. Ato çojnë gjithnjë në qeveri.
Çfarë është bandit, ka mbrojtjen e qeverisë sot. Pse u kapën banditët nga viti 2005 deri në vitin 2006? Policia i kapi. Çfarë kërkuan oficerët e policisë nga unë? Vetëm një kërkesë: mos na pengoni kur të fillojmë. Zoti kryeministër ne nisim betejë por kemi vetëm një kusht, mos na pengoni kur të fillojmë. Nuk ju pengoj i thashë. Po këta janë të lidhur me krimin dhe u bie telefoni, një Arianit atje që është shkarkuar se s'po më vjen mbiemri. Nëse ti shkon e vë tritol ndaj pronave të një pronari mediash, pasi ke ngrënë e ke pirë e ke bërë orgjira aty. E dini ju që Taulant ka kaluar dy muaj aty në suitën presidenciale dhe nuk ka paguar asgjë? Ka bërë çfarë ka dashur. Unë nuk them të mos zbatojnë ligjin, por prishja e resortit ishte e paligjshme. Prisni se do të ketë akoma.  

Sulmi i rëndë ndodhi pak pas mesnate dhe viktimë mbeti roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç. Autorët iu afruan objektit të televizionit me një ‘Range Rover’ dhe qëlluan me dy kallshnikovë. Më pas, ata u larguan në drejtim të Kasharit, u futën në autostradën Tiranë-Durrës dhe morën rrugën për në Golem ku dhe dogjën makinën e përdorur në krim. Deri më tani, policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për informacione të vlefshme. Si shpërblim ofron shumën prej 100 mijë eurosh.

sali berisha berisha 31 mars 2023

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës