LIVE UPDATES
Politike

'Molla e sherrit' ministrja Margariti/ DEBAT mes deputeteve të PD-së në komision, Koçi: Po e ktheni si Big Brother

Debati nisi pasi deputetja Ina Zhupa e akuzoi Flutura Açkën se po mbronte ministren e Kulturës, Elva Margariti.

17 Janar 2023, 19:26 Nga A.B
'Molla e sherrit' ministrja Margariti/ DEBAT mes deputeteve të
Ina Zhupa dhe Flutura Açka

TIRANË- Dy deputete të PD-së u përfshinë ditën e sotme në një debat në Komisionin e Edukimit. Debati nisi pasi deputetja Ina Zhupa e akuzoi Flutura Açkën se po mbronte ministren e Kulturës, Elva Margariti. Zhupa shkoi më tej duke i thënë se Açka është bërë bashkë me deputetët e PS-së. Açka i kërkoi Zhupës t’i kërkonte falje për aludimet e bëra se është bërë bashkë me PS-në.

BISEDA:

Zhupa: Viti i ri, avaz i vjetër. Do të jemi komision më me shumë shkelje e më me pak logjikë se çdo komision tjetër.

Açka: Nuk ju lejoj fare me këtë gjuhë të më flisni këtu. Bëjini konkrete shkeljet. Nëse i keni me mua, kam qenë transparent e do të jem para jush e para shqiptarëve. Ndreqni gjuhën. Kur thoni shkelje e keni me mua drejtpërdrejt, është disata herë që insistoni. S’ja lejoj njeriu në botë.

Zhupa: Po me ju e kam! Do ja u them tani për çfarë janë shkeljet. Më lejoni… Kemi sot për të miratuar kalendarin, ndërkohë që siç e dini dhe në praktikën e punës, asnjë mbledhje nuk lajmërohet pa u miratuar kalendari nga komisioni. Mbledhjet e ardhshme pasi miratohet kalendari lajmërohet. Shkelja e parë është që mbledhja e ardhshme e orës 12:00, janë lajmëruar të gjithë kandidatët pa u miratuar kalendari. Rregullorja nuk e thotë kështu. Duhet rregullohet kalendari e pastaj të lajmërohen anëtarët. Së dyti, një nga kandidatët z. Albert Minga, ka qenë i zgjedhur nga ky komision për të qenë anëtar i Këshillit Drejtuesit të RTSH, është future në seancë plenare për tu votuar dhe është tërhequr dhe arsyeja përse u hap vendi vakant i këshillit drejtues, ishte dorëheqja e Albert Mingës.

Më lejoni të mbaroj unë pastaj shpjegojeni të gjithë bashkë, shyqyr që jeni bashkë (E ka për Açkën dhe deputetët e PS që flasin). Dhe për ironi, Albert Minga është i pari që dorëzon dosjen për të aplikuar për pozicionin anëtarit të Këshillit Drejtues të RTSH. Ai që dha dorëheqjen për tu zgjedhur për tu votuar në seancë, dhe për arsye që u hap vendi veçantë, pra vendi veçantë u hap se u tërhoq ai, dhe ai që kandidon është ai që u tërhoq. Kjo tregon sesa  dhe sesi e percepton rolin dhe rëndësinë e këtij komisioni dhe sesi ne po i lejojmë. E kuptoj pse është bërë. E kuptoj, sepse duheni të paktën 4 kandidatë e të zgjidhej një, u fut dosja Alberti, që ta zgjidhni ju sot. Prandaj e ka bërë. 

Dhe ky është rasti se përse z. Minga është këtu. Ka një non sens të madh, ka një nonsense të madh… Eva Margariti është thirrur në këtë komision në një seancë dëgjimore nga ana ime. Po për kalendarin po flas! Eva Margariti ishte parashikuar seancë vjetore në dhjetor, dhe për një keqkuptim të Margariti ne se kemi bërë. Kryetarja e komisionit ka thënë me zë e figurë që mbledhja e parë që ne do të bëjmë do të jetë ELva Margariti. ELva ka konfirmuar datën 19 janar në orën 11:00. Zonja Magariti dot ë vijë në një seancë për sitet e trashëgimisë kulturore, ku mund të diskutohet edhe për Urën e Zogut.

Dëgjoj për herë të parë që deputetët e opozitës kërkojnë të mos vijë Elva Margariti se kanë punë atë ditë. E para unë jam deputete e opozitës dhe unë si deputete e opozitës. As Petro Koçi s’ma ka ndërprerë fjalën. Unë flas sit ë dua unë dhe më gjykon publiku. Jam përfaqësuese e një force politike. Kur të mbaroj unë, flisni ju mbroni Elvën, Petron e këtë të doni… E kuptoj shumë mirë që jeni bashkë.

Açka: Kanë aktivitet tjetër dhe s’dua të dështoj komisioni, sepse është dëgjesë e rëndësishme. Anëtarët… Gjuhë shumë e turpshme…Gjuhë shumë e turpshme nuk ja lejoi asnjeri, as zotit s’ja lejoj këtë gjë. Ndreqni gjuhën e kërkoni ndjesë. Se mbaroni fjalën pa kërkuar fjalën. Të insintoni ju se unë bashkëpunoj me këta, s’ta lejoj.

Zhupa: A po bashkëpunoni të mos vijë Margariti. A mund të mbaroj fjalën dhe flisni të 6 bashkë për këtë çështje… Këtu nuk flitet asgjë tjetër pa mbaruar çështje e kalendarit për rregulloren. E kuptoj shumë mirë që keni rënë dakord të mbroni Margaritin.

Açka: Këto përralla nuk t'i ha njeri fare. S’ke bërë ti më shumë opozitë se unë këtu…Në këtë parlament e në këtë komision. Ke ikur kur ke patur nevojë për të qenë, kam bërë opozitë vetën, me ke braktisur duke bërë opozitë vetëm. Ke bërë PR në vende tjetër zotrote. Nuk ta lejoj as ty dhe as zotit këto insinuate!

Koçi: Mos ta kthejmë komisionin në "Big Brother". Gjuhë provokuese. Duhet të vazhdojmë sipas kalendarit dhe një tradite parlamentare.

komisioni i edukimit ina zhupa flutura acka

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet