LIVE UPDATES
Politike

PD akuzon ministren e Arsimit: Ku janë zhdukur dy platformat dixhitale me vlerë disa miliona euro?

Drejtuesja e departamentit të Arsimit të Lartë, Shkencës dhe Inovacionit në PD, Lili Sula, shprehet se ministrja Evis Kushi nuk tha asgjë për sistemin e-learning –”një investim prej 3.5 milionë euro të qeverisë austriake.

17 Janar 2023, 17:20 Nga A.B
PD akuzon ministren e Arsimit: Ku janë zhdukur dy platformat dixhitale me
PD dhe Evis Kushi

TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, për zhdukjen e dy platformave dixhitale me vlerë miliona euro dhe përurimin e një tjetre që kushtoi 8 milionë euro. Drejtuesja e departamentit të Arsimit të Lartë, Shkencës dhe Inovacionit në PD, Lili Sula, shprehet se ministrja Evis Kushi nuk tha asgjë për sistemin e-learning –”një investim prej 3.5 milionë euro të qeverisë austriake.

DEKLARATA E PLOTË:

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Kushi, në analizën e vitit 2022 propagandoi me shumë entuziazëm, duke shkelur detyrimin ligjor që përcakton se analiza vjetore bazohet në një raport të hollësishëm të performancës, që certifikohet dhe publikohet.

Ministrja nuk foli asnjë fjalë për shpopullimin dhe dëbimin e të rinjve, as për mbylljen e qindra shkollave të sistemit parauniversitar dhe dhjetëra programeve të studimeve të larta.

– Këtë vit shkollor, në arsimin e mesëm janë regjistruar 30 % më pak nxënës se vitin shkollor 2020-2021

– dhe disa mijëra studentë më pak në arsimin e lartë në krahasim me vitin e kaluar

– Ministrja nuk na tha gjë për klasat kolektive nga klasa 6-9, nxënësit e të cilave janë të pashkolluar. Në Shqipëri ka pasur klasa kolektive vetëm për ciklin fillor, por jo për kl 6-9 sic po ndodh këto vite gjë që ka rritur mjaft analfabetizmin funksional në vend.

– Znj Kushi trumbetoi 100 smart lab ndërkohë që në shkollat publike në kryeqytet me 700-800 nxënës, nxënësit mund të shkojnë në laborator për ta vizituar vetëm 1 herë gjatë vitit shkollor, sepse nuk bëhet fjalë për ta përdorur atë. Ky është raporti i nxënësve në kryeqytet me smart labet e shumë më keq në zona rurale, ku as që mund të bëhet fjalë për smart lab.

– Znj. Kushi trumbetoi si arritje të madhe sistemin SIMP me vlerë 8 mln euro dhe gënjeu nxënësit, mësuesit, prindërit dhe qytetarët, pasi nuk na tha asgjë për sistemin e-learning –një investim prej 3.5 milionë euro të qeverisë austriake më 2014 që nuk dihet ku është zhdukur , gjithashut nuk tha asgjë për sistemin Sokrates të përuruar nga ministrja znj. Nikolla më 2015.

– Para se të përuronte sistemin SIMP me vlerë 8 mil euro, znj. Kushi duhet t`i bënte qartë qytetarëve ku janë zhdukur dy sistemet e tjera me vlerë miliona euro, të cilat sic tregoi dhe periudha e pandemisë nuk kanë funksionuar ndonjë ditë.
Kushi i ministrisë duhet të pranojë dështimin e Ligji 80/2015

Çdo ligj hyn në fuqi për 9-12 muaj, ndërkohë që jemi në vitin e 8 nga miratimi i ligjit dhe ende veprimtari të rëndësishme të universiteteve, si buxhetimi i tyre vijojnë me ligjin e 2007.
– Kërkimi shkencor nuk është prioritet i kësaj qeveria sa kohë që buxheti me të cilin e mbështet qeveria shkencën në vend është 0.027 % e PBB pra shumë më pak se Maqedonia, Mali i Zi.

– Ndërkombëtarizimi i universiteteve në nivel rajonal e ndërkombëtar nuk është prioritet i kësaj qeverie sa kohë financimi i arsimit të lartë publik është në nivele shumë të ulëta krahasuar me mesataren e vendeve të BE-së. Për vitin 2023 buxheti i shtetit për arsimin e lartë është vetëm 0.53% e PBB, ndaj universitetet tona janë në në një nivel me universitetet e vendeve më të prapambetura të Afrikës.

-Kredia studentore nuk është prioritet i ministrisë, sepse Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë që duhet ti sigurojë ato , për turpin ne kësaj qeverie, është ngritur në vitin e 8 të hyrjes në fuqi të ligjit e nuk kryen asnjë funksion.

KUSHI gënjen teksa shprehet me vendosmëri se IALPP nuk janë fondacione, ndërkohë që në VKM 741, institucionet e arsimit të lartë themelohen si fondacione. (Pika 2 germa b) dhe këto universitete do bazojnë veprimtarinë e tyre në statutin e fondacionit , pika 3/b.

Znj. Kushi gënjen teksa shprehet se paga e stafeve akademike është rritur me 15 % ndërkohë që dihet se qeveria e rriti vetëm ë. Është e turpshme Z. Kushi që merreni me punët e dyta dhe të treta të stafeve akademike.

Pikërisht punët e dyta të pedagogëve, duhet të ishin shqetësim i madh për ju për trajtimin financiar që I bën shteti pedagogëve.

– Dhe dy fjalë për “pakon e madhe” qesharake që propagandoi znj. Kushi. Qeveria dhe ju nuk i keni përfshirë dhe nuk i keni mbështetur me asgjë studentët dhe ky është dështimi juaj. Studentët në Kosovë, në vendet e rajonit e në Europë po mbështeten financiarisht ndërsa studentët tanë, 80% e të cilëve jetojnë në Tiranë, përballen me qira banimi sikur të jetojnë në Romë, Berlin dhe me vështirësi të rënda ekonomike.

Analiza e vitit 20220 e ministres se arsimit dhe sportit tregoi dështimet e kësaj qeverie e të ministrisë përgjegjëse për gjithë sistemin arsimor, kapjen peng të arsimit nga politika edhe përmes aplikacione digjitale për të shantazhuar mësuesit me vendet e punës, dëshmoi mungesë transparence dhe propagandë për t`i hedhur hi syve të publikut, ndaj ftojmë qytetarët, stafet akademike, studentët, mësuesit t`i thonë stop keqtrajtimit të tyre dhe të fitojnë dinjitetin profesional e intelektual.

partia demokratike

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës