14 Gusht 2022, 10:47
Nga k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë fenomeni i shpopullimit po tkurr dhe po e plak popullsinë në Shqipëri. Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Meta shkruan se Partia e Lirisë do të ketë një program të veçantë për të mbështetur familjet e reja që të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.
Ai shton se është koha për të rikthyer shpresën dhe besimin se Shqipëria ka diell për të gjithë, veçanërisht për fëmijët e saj.
“Shpopullimi po e tkurr dhe po e plak Shqipërinë. Një tjetër tregues negativ për vitin 2022, ku për tre mujorin e dytë regjistrohen 14.8% lindje me pak. Për familjet e reja bonuset e lindjes janë shumë të ulta, ndërkohë që korrupsioni, papunësia, pagat e ulta, çmimet e papërballueshme të banesave, cilësia e dobët e edukimit dhe mungesa e perspektivës ja u bën jetesën të papërballueshme.
Partia e Lirisë si një forcë e përkushtuar për të çrrënjosur shkaqet e shpopullimit do të ketë një program të veçantë për të mbështetur fuqimisht familjet e reja, që të ndërtojnë të ardhmen këtu dhe të lindin me guxim dhe gëzim fëmijët e tyre në një vend të sigurt, që kujdeset me dashuri dhe përgjegjshmëri për të ardhmen e tij. Koha është tani për të rikthyer shpresën dhe besimin se Shqipëria ka diell për të gjithë dhe së pari për fëmijët e saj!”, shkruan Meta.
Sipas të dhënave më të fundit, në tremujorin e dytë, në vend janë shënuar më pak lindje. Krahasuar me të njëjtën periudhë një vitë më parë, janë shënuar 14.8% më pak lindje.
ilir meta shpopullimi i shqiperise
Politike
13 Gusht 2022, 18:19
e.k
Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosov&e...
Politike
13 Gusht 2022, 16:51
Esiona Konomi
Bledar Skënderi
TIRANË- Shqipëria po kërkon investitorë të huaj, të cilët të sjellin paratë në Shqip...
Politike
13 Gusht 2022, 13:01
e.k
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme në lidhje me rezoluten e paraqitur në Këshillin e Europës nga...
Politike
13 Gusht 2022, 12:31
k.m.
Dritan Leli
VLORË- Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka prezantuar sot “flotën” e re të makinave që p&e...
Politike
13 Gusht 2022, 11:28
e.k
Ilirian Celibashi
TIRANË- Transparenca e shpenmzive të partive politike ka qenë ndër çështjet kryesore të sesionit t&e...
Politike
13 Gusht 2022, 10:30
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për trafikun e rënduar në pikën kufitare t&eum...
Politike
13 Gusht 2022, 09:00
k.m.
Erion Veliaj
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i kthen përgjigje Ilir Metës, të angazhuar ditët e fundit kundër ...
Politike
12 Gusht 2022, 21:49
e.k
Gruri duke u ngarkuar në kamionë pas aksidentit
TIRANË- Një trailer i ngarkuar me grurë, i cili po udhëtonte në dre...
Politike
12 Gusht 2022, 20:39
F.M
Erion Veliaj
TIRANË- Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj shkruan se Qani Muça, qytetari që plagosi punonjësin e Inspekt...
Politike
12 Gusht 2022, 20:26
Alastair King-Smith dhe Muhamed Veliu
Britania e Madhe do të sjellë një valë të dytë shpalljesh ‘non grata’ polit...