Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bardhi tha se si rasti i Jetmir Pepës, ka shumë grupe kriminale që trafikojnë kokainë dhe që pushteti i pajisë me leje ndërtimi apo me statusin e investitorit strategjik.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka deklaruar se kryeministri Rama e mban pushtetin përmes krimit dhe drogës. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bardhi tha se si rasti i Jetmir Pepës, ka shumë grupe kriminale që trafikojnë kokainë dhe që pushteti i pajisë me leje ndërtimi apo me statusin e investitorit strategjik.
Duke iu referuar operacionit të djeshëm të SPAK, i cili goditi një grup kriminal të trafikut të kokainës dhe sekuestroi 12 milionë euro pasuri, Bardhi tha se ky nuk është rasti i izoluar. Sipas tij ky është modeli mbi të cilin Edi Rama ka ndërtuar dhe mban pushtetin.
Bardhi tha se me Edi Ramën në krye të qeverisë, paratë e pista nuk fshihen, ato legalizohen përmes blerjes, shantazhimit dhe frikësimit të votuesve.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
‘KRIMI, KRIMI-DROGA DROGA’
7.5 ton kokainë e trafikuar.
50 tendera publikë nga pushteti i Edi Ramës.
Mbi 69 milionë euro kontrata.
232 pasuri (rreth 12 milionë euro) të sekuestruara nga SPAK. Kjo është një skedë e shkurtër e aktivitetit kriminal dhe ekonomik të vetëm një karteli shqiptar që përdorte shtetin për të pastruar paratë e drogës.
Si Jetmir Pepa në Shqipëri ka shumë grupe kriminale që trafikojnë kokainë dhe që pushteti i pajis me leje ndërtimi apo me statusin e investitorit strategjik. Ky rast i fundit i çuar para drejtësisë nuk është i izoluar. Ky është modeli mbi të cilin Edi Rama ka ndërtuar dhe mban pushtetin.
Kjo është arsyeja pse Edi Rama refuzon të vijë në parlament dhe të përgjigjet për ndikimin e krimit të organizuar në ndërtim, për pastrimin e parave përmes lejeve të ndërtimit.
Me Edi Ramën në krye të qeverisë, paratë e pista nuk fshihen, ato legalizohen edhe që t’i shërbejnë atij për të qëndruar në pushtet, përmes blerjes, shantazhimit dhe frikësimit të votuesve.
Riciklimi i parave të pista në ndërtim, në projekte dhe kontrata shtetërore është arsyeja pse Edi Rama i fshihet debatit për raportin e fundit të Departamentit të Shtetit për Shqipërinë.
Raporti thotë e zeza mbi të bardhë: ndërtimi është një nga kanalet kryesore të pastrimit të parave në Shqipëri. Edi Rama mund të fshihet sot, mund të heshtë sërish nesër, por dita kur do të përgjigjet pse e bëri shtetin njësh me krimin është e pashmangshme./Dosja.al
Giorgia Meloni dhe Edi Rama ITALI- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni është takuar ditën e sotme me kryeministrin Edi Rama n&...
TIRANË- Debatet në seancën plenare të kësaj të enjteje në Kuvend kanë vijuar mes Kreut të Partisë...
Agron Shehaj dhe Erion Braçe TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj është përplasur ditën e sotme n&e...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti në një takim në zyrë një përfaqësi të zgjer...
Ilir Meta TIRANË- Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta i është drejtuar publikisht me një letër drejtuesit të INFOÇIP, G...
ITALI- Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar angazhimin e qeverisë italiane duke theksuar se qeveria e Melonit ka nisur programin më startegj...
TIRANË- Policia e Shtetit ka njoftuar masat e sigurisë në lidhje me protestën e ditës së nesërme nga opozita. S...
ITALI-Kryeministri Edi Rama ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Itali, ku u prit me një ceremoni shtetërore nga homologia e ti...
Genta Vangjeli TIRANË- Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka deklaruar se ...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka paditur Kryetarin e Partisë Demokratike, Sali B...