LIVE UPDATES
Politike

Media franceze: Marrëveshja e diskutueshme për emigrantët ngjall zemërim në të gjitha anët

E radhës që i ka dedikuar një artikull kësaj çështjeje është media franceze 'RFI' duke thënë se marrëveshja ka ndezur zemërim midis politikanëve në të dy vendet dhe grupeve të të drejtave të njeriut.

30 Janar 2024, 16:37 Nga M.B
Media franceze: Marrëveshja e diskutueshme për emigrantët ngjall
Edi Rama dhe Giorgia Meloni

FRANCA- Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese shqiptare për miratimin e saj, ka bërë jehonë dhe në mediat e huaja. E radhës që i ka dedikuar një artikull kësaj çështjeje është media franceze 'RFI' duke thënë se marrëveshja ka ndezur zemërim midis politikanëve në të dy vendet dhe grupeve të të drejtave të njeriut.

Artikulli shton ndër të tjera se marrëveshja është dënuar nga partitë opozitare në të dy vendet duke rezultuar në një sfidë ligjore për drejtësinë në Tiranë.

ARTIKULLI:

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë miratoi të hënën një marrëveshje të diskutueshme të nënshkruar me Italinë për të pritur në dy qendra mbajtjeje emigrantët e shpëtuar në ujërat italiane. Por marrëveshja ka ndezur zemërim midis politikanëve në të dy vendet dhe të grupeve të të drejtave të njeriut që e përshkruajnë atë si "jo humane". Marrëveshja është dënuar nga partitë opozitare në të dy vendet, si dhe grupet e të drejtave, duke rezultuar në një sfidë ligjore të për drejtësinë në Tiranë.

“Marrëveshja nuk dëmton integritetin territorial të Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e gjykatës.

Vendimi vjen vetëm disa ditë pasi deputetët italianë votuan në favor të marrëveshjes, me dhomën e ulët të parlamentit që mbështeti protokollin me 155 vota kundër, 115 kundër dhe dy abstenime. Gjatë debatit parlamentar, deputetët e opozitës akuzuan kryeministrin Giorgia Meloni për përdorimin e emigrantëve si "propagandë elektorale", duke thënë se projekti do të kishte pak ndikim në numra dhe ishte jashtëzakonisht i kushtueshëm. Tani teksti shkon në Senatin italian, ku pritet edhe miratimi i tij. Marrëveshja lejon që të krijohen dy qendra pranë portit shqiptar të Shëngjinit, ku emigrantët do të regjistroheshin për azil, si dhe një strukturë në të njëjtin rajon për të strehuar ata që presin një përgjigje për aplikimet e tyre. Dy qendrat, që do të menaxhohen nga Italia, mund të mbajnë maksimum 3,000 persona në çdo kohë, ndërsa ata presin një vendim për pretendimet e tyre. Ata vlerësuan koston në më shumë se 650 milionë euro gjatë afatit 5-vjeçar të marrëveshjes.

Opozita e djathtë shqiptare ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për mungesë transparence të supozuar mbi marrëveshjen, duke e quajtur marrëveshjen një "veprim të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm për sigurinë kombëtare". OJQ-ja e Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit e ka dënuar marrëveshjen si "jo humane", ndërsa Amnesty International e përshkroi atë si "të paligjshme dhe të pazbatueshme". Autoritetet shqiptare kanë thënë se marrëveshja është në përputhje me traktatet e mëparshme të nënshkruara me Italinë, me ligjin ndërkombëtar dhe kushtetutën e vendit.

"Ne nuk po shesim një copë tokë të Shqipërisë," tha ministri i Brendshëm Taulant Balla për agjencinë franceze të lajmeve AFP gjatë një interviste muajin e kaluar.

“Ne po ia ofrojmë këtë tokë Italisë siç bëjmë zakonisht për shembull kur krijojmë një ambasadë”.

Juridiksioni brenda kampit do të ishte italian, por toka do të mbetej në duart e shqiptarëve, shtoi ai. Sipas autoriteteve shqiptare, Italia do të paguajë për ndërtimin e dy qendrave dhe infrastrukturës së nevojshme, si dhe shpenzimet në lidhje me sigurinë dhe kujdesin mjekësor të azilkërkuesve.

Meloni, lidere e partisë së ekstremit të djathtë “Vëllezërit e Italisë”, u zgjodh në detyrë në vitin 2022 duke premtuar se do të ndalonte anijet me emigrantë që mbërrinin nga Afrika e Veriut. Numrat janë rritur megjithatë nga rreth 105,000 zbarkim emigrantësh në 2022 në pothuajse 158,000 në 2023, tregojnë shifrat zyrtare. Të hënën, Meloni priti liderët e vendeve afrikane në një samit në të cilin ajo prezantoi të ashtuquajturin Plan Mattei. Ideja është të pozicionohet Italia si një urë kyçe midis Afrikës dhe Evropës, duke shpërndarë energjinë në veri, ndërsa shkëmben investimet në jug për marrëveshje që synojnë frenimin e migracionit. Meloni tha se plani fillimisht do të financohej në masën 5.5 miliardë euro, disa prej të cilave do të ishin kredi, me investime të fokusuara në energji, bujqësi, ujë, shëndetësi dhe arsim.

 

marreveshaja per emigrantet edi rama giorgia meloni

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet