LIVE UPDATES
Politike

"Reformim në sistemin arsimor", Rama: Paga mesatare për mësuesit do të rritet në 950 euro

Gjatë fjalës së tij ai tha se sistemi arsimor ka nevojë të reformohet, ndërsa shtoi se është një ndër elementet kyçe që do duhet të marrë vëmendjen e duhur.

30 Janar 2024, 12:07 Nga r.ll
"Reformim në sistemin arsimor", Rama: Paga mesatare për
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha në Programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve se rritja e pagave të tyre brenda pak muajsh do të shkojë në 950 euro. 

Gjatë fjalës së tij ai tha se sistemi arsimor ka nevojë të reformohet, ndërsa shtoi se është një ndër elementet kyçe që do duhet të marrë vëmendjen e duhur.

“Mund të gjendemi para një situate të pamundur. Shqipëria është sot në një tjetër nivel, ka një portë të re të të ardhmes në aspektin ekonomik, dhe reflektim janë dhe rritjet e pagave, të cilat do të vazhdojnë. Por në ndërkohë që sot jemi në kushtet që mund ta vëmë shumë më tepër se dje potencialin e vendit tonë në dispozicion të ekonomisë, përballemi me nevojën që çlirimi i këtij potenciali vë para nesh nevojë për kapital njerëzor, të kualifikuar, forca pune, në të gjitha nivelet.

Patjetër që ky nuk është një moment ku ka vetëm një zgjidhje, por kërkon shumë zgjidhje në të gjithë drejtimet, jo vetëm në arsim. Fokusi te arsimi është jetik! Sepse fatmirësisht nuk jemi në kohën që ishim, deri para jo shumë vitesh, kur mësuesit ishin të braktisur dhe të pambrojtur. Kur vendi i secilit prej jush përcaktohej nga politika, ryshfeti e kështu me radhë.

Sot çdo mësues dhe mësuese e ka vendin e garantuar falë aftësisë së vet dhe askush nuk e lëviz dot për arsye që nuk janë të lidhura me profesionin. Ky është themeli më fillestar. Kjo nuk mjafton, sikundër as vetëm rritja e pagave… pagat së shpejti për mësuesit do të shkojnë mesatarisht 950 euro, por nuk mjafton dhe ndaj na duhet të reformojmë sistemin.

Mekanizmin e asaj rritjes çdo 5 vjet të pagës ne duhet ta reformojmë komplet. Nga ana tjetër ne duhet të bëjmë të mundur që përveç pagës uniforme, të ketë nivele të ndryshme sipas meritës, kontributit dhe kualifikimeve. Por na duhet ama një sistem i besueshëm kualifikimesh dhe trajnimesh, kreditesh dhe ministria [përmendi portofolin digjital, por janë dhe një sërë elementesh që duhen vënë në vijë.

Ne besojmë që mund t’ia dalim kësaj sfide. Është e fortë por ne besojmë se mund t’ia dalim nëse dhe e gjitha trupa e sistemit arsimor, vihet në dispozicion të kësaj sfide duke kuptuar se çfarë peshe ka sot misioni i mësuesit”, tha ndër të tjera Rama.

edi rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet