LIVE UPDATES
Politike

"Më 24 janar të gjithë bashkë në betejën tonë"/ Berisha: Donin të kapnin opozitën, por ju u ngritët dhe shpëtuat PD-në

Në takimin e mbajtur në njësinë 4, Berisha u shpreh se një qeveri që vjen nga vota e lirë, por që vjedh qytetarët dhe mbron korrupsionin, nuk ka asnjë orë legjitimitet.

20 Janar 2026, 19:40 Nga E.d

"Më 24 janar të gjithë bashkë në betejën

TIRANË- Kreu demokrat, Sali Berisha u ndal edhe tek protesta e opozitës, e cila do të mbahet më 24 janar. Në takimin e mbajtur në njësinë 4, Berisha u shpreh se një qeveri që vjen nga vota e lirë, por që vjedh qytetarët dhe mbron korrupsionin, nuk ka asnjë orë legjitimitet.

Sipas tij ajo duhet të zhduket nga zemërimi popullor. Lideri i opozitës tha se Edi Rama ka ardhur nga një farsë elektorale dhe po vjedh qytetarët. Në fund, ai tha se qytetarët duhet të jemi dy herë të motivuar për t'i dhënë fundin e merituar të çdo narkodiktatori.

”Së dyti, ne u ngritëm dhe kësaj here s’është asnjë forcë tjetër politike ndofta kurrë, në një moment kur donin të na vinin kapistër apo të na vinin nën kontroll. Tani do ju them unë ju një gjë këtu. Para 5 vitesh, ky mafiozi që quhet Don Agaçio, i thotë një mikut të vet: 'Tani thotë, opozitën e kemi siç e duam ne'. Se i kishin hapur dy dosje atij ish-kryetarit tonë. Njërën për Toyota Yaris dhe tjetrën për atë financimet ruse që i thonin.

Dhe ato tani, në mëngjes e thërrisnin në prokurori, në darkë i shkonte Agaçi. Dhe në këtë mënyrë kishin në kontroll opozitën. Dhe tani i tha ai, tani e kemi opozitën që duam ne. Mirëpo, atë opozitë që deshën ata, ju nuk e deshët atë opozitë. Ju donit opozitë të vërtetë. Dhe ju me guximin tuaj, jashtë të gjitha parashikimeve, kundrejt presioneve më të jashtëzakonshme, shqiptare e ndërkombëtare, ju u ngritët dhe shpëtuat Partinë Demokratike.
Ju u ngritët, shpëtuat pluralizmin. Që të ishte i vërtetë dhe jo fals. Shpëtuat opozitën e vendit, që të ishte e vërtetë dhe jo false, jo kalbëse. Ndaj dhe kjo faktoi përsëri, faktoi përsëri se jeni të pamposhtur. E kam thënë dhe e them 100 herë, në qoftë se kjo parti do të kishte një emër të dytë e 'E pamposhtur', ky do ishte emri i saj.

Ndaj dhe, ose mund t'i themi që bën të pamundurën të mundur. Në të gjitha këto raste ne kemi bërë të pamundurën të mundur. Kujt ia priste mendja se ne do të ekzistonim si forcë reale politike në kohë kur na vërshonin nga të gjithë bota, në kohë kur na futën në izolimin më të thellë, dhjetë pash nën tokë, nga të gjitha anët. Po ne u ngritëm se ishte e padrejtë. Si u ngritëm? Me dritën e të vërtetës. Ne mbrojtëm të vërtetën që besonim. Ne besonim se Shqipëria duhet të ketë opozitë.

Pse po ndalem këtu? Jo për ndonjë arsye tjetër, po vetëm e vetëm për të vënë në dukje, për të theksuar misionin që kemi. Misioni ynë është të shporrim nga pushteti këtë regjim kriminal, këtë organizatë kriminale. Të mos pajtohemi në asnjë mënyrë me të. Të qëndrojmë të betuar, të vazhdojmë përpjekjen tonë gjer në largimin e tyre. Ju garantoj se ecim të sigurt drejt fitores. Nuk ka asgjë më të fortë se idealet e njeriut. Nuk ka asgjë më të fuqishme se guximi i njerëzve idealistë. Se vendimi i tyre për t'u qëndruar besnikë idealeve të veta.

Kërkon sakrifica, kërkon lodhje, kërkon privacione, por fitorja është absolutisht e sigurt. Ndaj dhe ju ftoj, më 24, të bashkohemi të gjithë qytetarët e Tiranës, të gjithë qytetarët shqiptarë. Protesta e kaluar është protesta që ka patur jehonën më të madhe botërore. Ja u them unë këtu. Titujt kryesorë: 'Shishet molotov në zyrën e Edi Ramës'. Këto ishin. Sepse po mbron Lubi Ballukun. Faji shkonte te Edi Rama, pra. Sepse po mbron Lubi Ballukun, po mbron korrupsionin. Miq, nuk rrëzohet një qeveri kur ajo vjen nga vota e lirë. Një qeveri që del nga vota e lirë rrëzohet me votën e lirë.

Po një qeveri që vjen nga zgjedhje farsë, nuk ka legjitimitet asnjë orë. Një qeveri që vjen nga vota e lirë, por që vjedh qytetarët dhe mbron korrupsionin, nuk ka asnjë orë legjitimitet. Duhet të zhduket nga zemërimi popullor. Edi Rama ka ardhur nga farsë elektorale. Edi Rama ka vjedhur qytetarët dhe po vjedh qytetarët. Duhet të jemi dy herë të motivuar për t'i dhënë fundin e merituar të çdo narkodiktatori.

Dhe e mbyll këtu duke i thënë edhe njëherë: Mos harro shkurtin! Mos harro Enver Hoxhën se si e pati fatin e tij rrugëve të Tiranës. Vërtet ishte bronz, po ishte dhjetë herë më i fuqishëm se ti në Shqipërinë e atëhershme. Kurse ty, shqiptarët do të japin atë që meriton. Më 24 të gjithë bashkë në betejën tonë. Faleminderit!” tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita protesta

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet