LIVE UPDATES
Politike

"Shpresa e vetme është zemërimi, guximi qytetar"/ Berisha: Në vend nuk respektohet as ligji dhe as vullneti i qytetarëve

Kryedemokrati deklaroi se PD ka dëshmuar se është një parti e pamposhtur dhe forca e vetme që mund të përmbushë misionin.

20 Janar 2026, 19:26 Nga E.d
"Shpresa e vetme është zemërimi, guximi qytetar"/
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se shpresa e vetme e vendit është zemërimi dhe guximi qytetar. Në takimin e mbajtur në njësinë 4, Berisha u shpreh se në vend nuk respektohet as ligji dhe as vullneti i qytetarëve. Kryedemokrati deklaroi se PD ka dëshmuar se është një parti e pamposhtur dhe forca e vetme që mund të përmbushë misionin.

”Në këto rrethana, kur drejtësia bllokohet, në këto rrethana kur në zgjedhje vota vdes pa hyrë në kuti, në këto rrethana kur nuk respektohet asnjë ligj, asnjë vullnet, shpresa e vetme, shpresa e vetme është revolta qytetare. Shpresa e vetme është zemërimi qytetar, është guximi qytetar. Ndaj dhe koha është epike. Koha është e një rëndësie përcaktuese për fatin e shqiptarëve. Partia Demokratike është forca e vetme që mund ta, mund të përmbushë misionin. Ajo e ka provuar.

Miq, partitë krijohen, vijnë në kulm, zhduken, e të tjera, kjo është historia e tyre. Por një gjë, kjo parti e ka provuar: parti e pamposhtur. Dhe duhet të jeni shumë krenarë me këtë. Duhet të jeni shumë krenarë me këtë. Duhet të jeni krenarë ju dhe fëmijët tuaj, për investimin që keni bërë në këtë parti. E themeluat 35 vite më parë. S'po rri, nuk po ndalem këtu të përshkruaj kushtet në të cilat e themeluat. Por ndatë epokat, transformuat Shqipërinë. Erdhi rebelimi komunist i vitit '97. Besuan se na shuan. Besuan se u zhdukëm. Gabim kishim bërë? Duhet njohur, duhet pranuar. Por gabimi ynë nuk ishte, nuk kishte ardhur kurrë se ne i donim piramidat dhe skemat piramidale. Jo!

S'është e vërtetë. Ne nuk i njihnim, kjo është e vërtetë. Dhe sapo e morëm vesh se çfarë janë, pavarësisht nga pasojat dhe çmimin që do paguanim, i rrëzuam njëra pas tjetrës. Dhe ja ku u them unë ju këtu. Unë u kam thënë në atë kohë bashkëpunëtorëve të mi: tani për ne ka vetëm një rrugë. Cila rrugë? Të dalim në opozitë. Se ne s'mund të qeverisim dhe s'do qeverisim kurrë njerëz që mendojnë se ua kemi vjedhur paratë. Sepse ngjiti ajo. Këta u thanë qytetarëve ‘i ka marrë qeveria paratë e skemave’.

Qeveria s'kishte marrë asnjë qindarkë. Asnjë qindarkë! Mirëpo, ndonjëherë ajo... u besua për momentin, se ato para i kishte marrë qeveria, i futi në buxhet. Edhe u them bashkëpunëtorëve të mi: tani ne më tutje nuk shkojmë. Kaq. Ne do dalim në opozitë, do faktohet që ne s'kemi prekur një qindarkë, cili do jetë çmimi, edhe pastaj ne ashtu vepruam.

Bënë gjithçka, s'gjetën asgjë. Fituam zgjedhjet e 2001-shit. Të famshmen, me Dushkun, ju kujtohet. 10-12 mandate me një zonë. Çfarë s'bënë, policia. Po ia dolëm ama. Po, po. Raporti i ndërkombëtarëve u përmbys nga raporti ynë, nga Libri i Zi. E njëjta gjë u bë në 2025-ën. Në 2025-ën Edi Rama bëri gjithçka që ta përmbyste raportin. I kërcënoi në mënyrën më të egër vëzhguesit ndërkombëtarë dhe drejtuesit e tyre. Por ata njerëz me karakter, dhe ne bëmë punën tonë. Mbrojtëm votën. Paraqitëm me qindra-mijëra dokumente.

Libri i Zi i zgjedhjeve sot është 1500 faqe. Dhe zgjedhjet mbetën. Në qoftë se ju kujtohet, në 2021, të nesërmen i vinte mesazhi Edi Ramës nga Departamenti i Shtetit: ‘Mezi presim të punojmë me ty’. Dhe pa kërkuar fare, siç ishte zakoni, që të paktën thuhet që shpresojmë t'i adresoni ankesat. S'kishte më ankesa. Ishte fitimtari kohë kur e kishte vjedhur.

Në 2021-shin nuk fitoi. As 2025-ën. Po pse nuk fitoi? Se çfarë bëri në 2021-shin? Pagoi në prill të 2021-shit 130 milionë euro, 10-12 mijë familje në zonën e Durrësit, Krujës, Laçit, Lezhës, Kurbinit, Tiranës, Kavajës, para për tërmetin. Para për tërmetin! Bleu votat. Vetëm me atë s'bëhej dot. Por historia jonë pastaj, tjetër ajo.” tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita takim

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet