LIVE UPDATES
Politike

Mbyllja e Legjislaturës X/ Spiropali: Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030 dhe mbyllja e negociatave brenda 2027

Në video-mesazh, Kryetarja thekson se gjatë kësaj legjislature u zhvilluam 189 seanca plenare, u miratuan 521 akte, ndër të cilat 328 ligje, 193 marrëveshje ndërkombëtare, 480 vendime dhe 106 rezoluta.

4 Korrik 2025, 15:39 Nga E. D
Mbyllja e Legjislaturës X/ Spiropali: Plani ynë Shqipëria në
Elisa Spiropali

TIRANË- Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, ka publikuar në rrjete sociale një video-mesazh pas mbylljes së legjislaturës së X-të. Në video-mesazh, Kryetarja thekson se gjatë kësaj legjislature u zhvilluam 189 seanca plenare, u miratuan 521 akte, ndër të cilat 328 ligje, 193 marrëveshje ndërkombëtare, 480 vendime dhe 106 rezoluta.

Spiropali gjithashtu theksoi se kanë miratuar ligje të rëndësishme për integrimin europian të Shqipërisë, zhvillimin e qendrueshëm, energjinë dhe mbrojtjen e mjedisit, rritjen e të ardhurave investimet, mirëqenien, digjitalizimin dhe inovacionin, sigurinë kibernetike, kohezionin social e territorial, barazinë gjinore, përmirësimin e shërbimeve publike dhe të cilësisë së jetës së qytetarëve. Ajo theksoi gjithashtu arritjet në drejtësi, digjitalizim, integrim dhe mirëqenie sociale. Spiropali shtoi se legjislatura e ardhshme pritet të jetë historike, me objektiv final anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Video-mesazh mbi mbylljen e legjislaturës X

Dje përfunduam maratonën katërvjecare të legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Shqipërisë, gjatë së cilës  zhvilluam 189 seanca plenare dhe miratuam 521 akte, ndër të cilat cilat 328 ligje, 193 marrëveshje ndërkombëtare, 480 vendime dhe 106 rezoluta.

Miratuam ligje të rëndësishme për integrimin europian të Shqipërisë, zhvillimin e qendrueshëm, energjinë dhe mbrojtjen e mjedisit, rritjen e të ardhurave investimet, mirëqenien, digjitalizimin dhe inovacionin, sigurinë kibernetike, kohezionin social e territorial, barazinë gjinore, përmirësimin e shërbimeve publike dhe të cilësisë së jetës së qytetarëve.

Justifikuam besimin e zgjedhësve dhe qytetarëve, por gjithsesi atyre u mbetemi borxh. Le ta shlyejmë këtë detyrim gjatë legjislaturës së re.

1.

Këtë mesazh dëshiroj ta nis me disa fjalë mirënjohjeje:

Për 140 deputetët, zëvendëskryetarët e Kuvendit, kryetarët e grupeve dhe të komisioneve parlamentare për investimin e tyre në shërbim të Shqipërisë. Për gazetarët dhe median për pasqyrimin me transparencë të veprimtarive të Kuvendit.

Për shërbimet parlamentare dhe shërbimet e sigurisë së Gardës së Republikës për mbështetjen përgjatë katër viteve.

Për qytetarët që na votuan, na mbështetën, por edhe na duruan në teprimet tona gjatë katër viteve që shkuan. Deputetëve që u rizgjodhën, u uroj suksese në vazhdimin e karrierës parlamentare.

Kolege e kolegëve që nuk do të jenë më në Kuvend, u uroj nga zemra mbarësi dhe vijim të shërbimit vendit, në mundësi të tjera. Faleminderit të gjithëve, por edhe ndjesë të gjithëve për gjërat që nuk na shkuan si duhet.

2.

Një falenderim prej zemre kam për mbështetjen që pata gjatë detyrës sime si Kryetare e Kuvendit gjatë dy sesioneve të fundit, për 11 muaj. Të drejtoj Kuvendin e Shqipërisë është privilegji më i madh, por edhe sfida më e madhe e jetës sime politike.

Gjatë këtyre dy sesioneve kemi shënuar mjaft arritje, ndër të cilat dëshiroj të përmend votimin e reformës zgjedhore, intensifikimin e diplomacisë parlamentare, bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës dhe të Maqedonsië së Veriut për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon.

Nëse këto sesione u bënë kaq të suksessshme, ishte edhe mbështetja e të gjithë deputetëve, grupeve, komisioneve parlamentare dhe shërbimeve të Kuvendit. Bashkëpunuam, debatuam, edhe u grindëm gjatë këtyre dy sesioneve, por bëmë më të mirën për Shqipërinë tonë dhe për këtë u jam të gjithëve mirënjohëse.

3.

Përshpejtimi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian ishte arritja kryesore e kësaj legjislature. Shqipëria është sot në pararojë mes vendeve kandidate.

Intensifikimi i diplomacisë parlamentare me Parlamentin Europian dhe parlamentet e mjaft vendeve anëtare, Italisë, Gjermanisë, Francës, Holandës, Belgjikës, Suedisë, Polonisë, Austrisë, Portugalisë, Republikës Çeke, Bullgarisë, Greqisë, Letonisë, për të përmendur disa prej vendeve anëtare, ka rritur mbështetjen për përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në familjen europiane.

Dëshiroj të përmend veçanërisht vizitat e shpeshta në Parlamentin Europian si edhe vizitën e Presidentes së Parlamentit Europian Roberta Metsola në Tiranë.

Kuvendi mbështeti dhe kontribuoi në shndërrimin e Shqipërisë jo thjesht në një qendër rajonale, por në një qendër të zhvillimit të veprimtarive me karakter europian. Është edhe si rezultat këtij bashkëpunimi që tashmë antena e Parlamentit Europian për rajonin është vendosur në Tiranë.

Reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore kanë qenë dy sfida që përballuam gjatë kësaj legjislature. Nëse Shqipëria ka sot një sistem drejtësie të pavarur, edhe pse jo perfekt, është padyshim edhe kontributi i Kuvendit, nëpërmjet ndryshimeve ligjore dhe mbështetjes së plotë e pa asnjë ekuivok të SPAK-uk dhe gjithë instiucioneve të sistemit.

Vota e Diasporës, si një akt i guximshëm politik dhe ligjor, dhe përmirësimet ligjore për financimin e partive politike dhe përcaktimin e kuotave gjinore, e bënë sistemin dhe procesin zgjedhor më gjithëpërfshirës e më të drejtë.

Forcimit të institucioneve dhe mbrojtjes së vlerave demokratike i shërbyen edhe komisionet e posaçme që ngritëm gjatë kësaj legjislature, midis të cilave dëshiroj të vlerësoj ato “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian” dhe “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”, veprimtaria e të cilëve do të vijojë edhe në legjislaturën e re.

Legjislaturës së re po i dorëzojmë një Shqipëri më të zhvilluar, më të fortë, më të drejtë: Me të ardhura për frymë 10.342 Euro ose të trefishuara, krahasuar me vitin 2013; Me Prodhimin e Brendshëm Bruto 25 miliardë Euro ose të rritur mbi 2,5 herë; Me Pagë mesatare 830 Euro ose të rritur 2,6 herë. Me Papunësi të përgjysmuar në 8.8% dhe Pension mesatar të dyfishuar. Një Shqipëri që është bërë ndër destinacionet turistike më tërheqëse të Europës.

4.

Legjislatura e XI është një sfidë e madhe për Kuvendin sepse do të jetë legjislatura që do t’i vejë vulën anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030 dhe mbyllja e negociatave brenda 2027, i mbështetur nga shumica e shqiptarëve gjatë zgjedhjeve të 11 majit,  na kërkon të vijojmë diplomacinë intensive parlamentare, për të për të siguruar mbështetjen e Parlamentit Europian dhe parlamenteve të 27 vendeve anëtare, për ratifikimin e anëtarësimit të Shqipërisë.

Punën për këtë e kemi nisur.

Miratimi i Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë, i cili mundëson autonominë financiare dhe përmirësimet në Statusin e Deputetit, është një prioritet që do të ndihmojë ndërtimin e parlamentit të Shqipërisë europiane.

Gjithashtu, Kuvendi Europian i Shqipërisë Europiane ka nevojë për një ndërtesë të re. Që deputetët të ushtrojnë me më shumë eficiencë përgjegjësitë e tyre, kanë nevojë për kushte më të përshtatshme logjistike dhe financiare, zyra, stafe mbështetëse etj.

Riformatimi i komisioneve të përhershme dhe nënkomisioneve parlamentare do t’i shërbejë objektivit tonë që asnjë sektor të mos mbetet jashtë përgjegjësive të degës legjislative të qeverisjes.

Vijimi i veprimtarisë së komisioneve të posaçme Për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian dhe Për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit do të dëshmojë vendosmërinë e Kuvendit për sundimin e ligjit, forcimin e institucioneve dhe mbrojtjen e vlerave demokratike, avancimin e reformave, pavarësinë e pushteteve, sidomos të institucioneve të drejtësisë dhe shërbimin ndaj Republikës, Kushtetutës dhe qytetarëve.

Në mënyrë që ligjet që miratojmë në Kuvend të shprehin më plotësisht zërin e qytetarëve, kemi nevojë për të përmirësuar bashkëpunimin me grupet e interesit dhe lobingun parlamentar, duke ndjekur praktikat e demokracive të konsoliduara.

Modernizimi i procesit ligjvënës dhe kontrollit Parlamentar, mbështetja nga analiza shkencore si edhe digjitalizimi i proceseve, nëpërmjet platformave E-legislation, të Konsultimit Publik dhe Platformës së Bashkëpunimit Kuvend-Qeveri-Institucione të Pavarura, do të jetë gjithashtu një prioritet i legjislaturës së re.

Është në dorën e Kuvendit të ri që veprimtaria parlamentare të bëhet më cilësore, më transparente, më efektive, më e hapur dhe më të besueshme për publikun. Ju faleminderit. Pushime të gëzuara për të gjithë.

elisa spiropali

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet