LIVE UPDATES
Politike

"Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë e jetesës", PD: Çmimet janë jashtë kontrollit, pagat më të ultat! Qeveria teknike është zgjidhja

eliti ka folur për raportin e Numbeo-s të publikuar dy ditë më parë, i cili e ka renditur Shqipërinë në vendin e 37 nga 37 vendet e Europës, përsa i përket jetesës dhe cilësisë së saj.

4 Korrik 2025, 14:48 Nga r.ll

 

"Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë e
dorian teliti

 

TIRANË- Nënkryetari i Këshillit bashkiak të Tiranës dhe këshilltarit ekonomik në PD, Dorian Teliti ka dhënë sot një deklaratë për mediat nga selia blu. Teliti ka folur për raportin e Numbeo-s të publikuar dy ditë më parë, i cili e ka renditur Shqipërinë në vendin e 37 nga 37 vendet e Europës, përsa i përket jetesës dhe cilësisë së saj.

Ai u shpreh se paga në Shqipëri janë më të ulëtat në Evropë, ndërsa shton se çmimet kanë dalë tashmë jashtë kontrollit dhej janë bërë më të larta se mesatarja evropiane.

"Shërbimet publike degradohen dita ditës, arsimi i braktisur si asnjëherë më parë, bujqësia jo thjesht e lënë në harresë, por edhe e goditur për të mbrojtur interesat e disa importuesve, falimentimi i sipërmarrjeve prodhuese shqiptare, korrupsioni endemik me pronën, tenderimet dhe fondet publike, etj, janë qartësisht realiteti i hidhur që ne shqiptarët jetojmë dhe raportet ndërkombëtare i zyrtarizojnë në vlerësimet dhe qëndrimet e tyre.", u shpreh Teliti ndër të tjera.

Sipas tij rruga e vetme për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza është ngritja e qeverisë teknike që të krijojë besim dhe të garantojë më në fund zgjedhje të lira e të ndershme për shqiptarët.

DEKLARATA E PLOTË: 

Të nderuar qytetarë!

Të shumta janë problemet me të cilat përballen shqiptarët, të shumta hallet e tyre, të shumta kanë qenë edhe premtimet qeveritare, por më të shumta kanë qenë dështimet në mbajtjen e tyre.

Dy ditë më parë, një tjetër raport serioz vlerësoi cilësinë e jetesës në Evropë dhe Shqipëri. Është pikërisht raporti i Numbeo-s, i cili e ka renditur Shqipërinë në vendin e 37 nga 37 vende të Evropës, e ka renditur Shqipërinë në fundin e listës përsa i përket jetesës dhe cilësisë së saj.

Sipas raportit, Shqipëria është vlerësuar me vetëm 46.3 pikë në treguesin e fuqisë blerëse, më e ultë në kontinent, madje edhe më keq se Ukraina në gjendje lufte. Familjet shqiptare shpenzojnë të paktën 40% të të ardhurave të tyre për t’u ushqyer, ndërkohë që mesatarja evropiane është të paktën tre herë më e ulët.

Gjithashtu, jemi ne shqiptarët që duhet të punojmë më shumë vite se çdokush tjetër në Evropë për të arritur të blejmë një apartament.

Ndotja vazhdon të jetë tejet shqetësuese, Shqipëria renditet në vendin e parafundit. Por akoma me shqetësues është fakti që jemi renditur të fundit në cilësinë e kujdesit shëndetësor.

Gjithçka thamë më lart nuk janë opinione, nuk janë propagandë, por janë fakte që vërtetojnë edhe njëherë varfërinë e thellë dhe mungesën e qartë të një të ardhmeje pozitive për të gjithë shqiptarët.

A janë rastësi këto gjetje të raportit të Numbeo-s? Jo, nuk janë. Ato janë rezultati konkret i qeverisjes arrogante dhe të papërgjegjshme të 12 viteve të fundit. Vlerësimi i Numbeo-s nuk është thjesht një renditje statistikore, por një aktakuzë e rëndë publike ndaj autorëve dhe bashkëpunëtorëve që krijuan Shqipërinë që nuk ngjall shprese, por vetëm largon shqiptarët nga foleja familjare.

Shqiptarët duan punë, por pagat janë më të ultat në Evropë.

Çmimet kanë dalë tashmë jashtë kontrollit, më të larta se mesatarja evropiane.

Shërbimet publike degradohen dita ditës, arsimi i braktisur si asnjëherë më parë, bujqësia jo thjesht e lënë në harresë, por edhe e goditur për të mbrojtur interesat e disa importuesve,  falimentimi i sipërmarrjeve prodhuese shqiptare, korrupsioni endemik me pronën, tenderimet dhe fondet publike, etj, janë qartësisht realiteti i hidhur që ne shqiptarët jetojmë dhe raportet ndërkombëtare i zyrtarizojnë në vlerësimet dhe qëndrimet e tyre.

Të dashur qytetarë, zgjidhja nuk vjen përmes fjalëve të bukura, apo premtimeve boshe, apo reformave të rreme. Rruga e vetme për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza është ngritja e menjëhershme e qeverisë teknike që të krijojë besim dhe të garantojë më në fund zgjedhje të lira e të ndershme për shqiptarët.

Vetëm përmes një qeverie teknike të çliruar nga kontrolli politik, vetëm përmes një procesi zgjedhor të besueshëm, shqiptarët do të mund të zgjedhin të ardhmen që meritojnë. Vetëm kështu vendi do të futet në shinat e zhvillimit të qëndrueshëm, vetëm kështu do të krijohet një ekonomi reale, konkurruese dhe përfshirëse. Dhe mbi të gjitha, vetëm kështu Shqipëria do të bëhet vërtet gati për integrimin në Bashkimin Evropian.

dorian teliti pd cilesia e jeteses ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026