LIVE UPDATES
Politike

Mbrojtja e Veliajt kundërshton SPAK në GJK për masën e sigurisë: Arrestimi i tij ka prodhuar pasoja në funksionimin e Bashkisë së Tiranës

Në dokumentin e depozituar thuhet se një qasje e tillë ndaj tij përbën një sulm institucional ndaj demokracisë dhe një mandati demokratik të konfirmuar si të tillë edhe nga vetë Gjykata Kushtetuese.

16 Mars 2026, 13:59 Nga E.d
Mbrojtja e Veliajt kundërshton SPAK në GJK për masën e
Foto ilustruse

TIRANË- Avokatët mbrojtës të Erjon Veliajt kanë dërguar pranë Gjykatës Kushtetuese kundërshtimet e tij ndaj SPAK, lidhur me masën e sigurisë së vendosur ndaj tij. Në dokumentin e depozituar thuhet se një qasje e tillë ndaj tij përbën një sulm institucional ndaj demokracisë dhe një mandati demokratik të konfirmuar si të tillë edhe nga vetë Gjykata Kushtetuese. Avokatët shprehen se arrestimi i tij ka prodhuar pasoja në funksionimin e Bashkisë së Tiranës.

Në kundërshtimet e paraqitura thuhet  se prokuroria e konsideron si arsye për vazhdimin e paraburgimit edhe mbrojtjen aktive të Veliajt në rrugë ligjore. Konkretisht, bëhet fjalë për padinë administrative të depozituar nga Veliaj dhe Bashkia e Tiranës për verifikimin e ligjshmërisë së mandatit të prokurorit Olsi Dado. Sipas mbrojtjes, interpretimi i këtij veprimi si ndërhyrje në hetim cënon të drejtën kushtetuese për akses në gjykatë.

Në kundërshtimet e depozituara në Gjykatën Kushtetuese theksohet gjithashtu se paraburgimi pa afat i Erion Veliajt ka tejkaluar çdo standard proporcionaliteti dhe çdo standard të vendosur nga Komisioni i Venecias për të zgjedhurit vendorë.

Në fund, mbrojtja e tij kërkon nga gjykata të vlerësoj nëse në këtë raast kemi të bëjmë me një masë sigurimi të ligjshme apo me një precedent që mund të cenojë standardet kushtetuese të procesit të rregullt ligjor dhe funksionimin normal të institucioneve demokratike.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

Kërkesa

1. Në mënyrë të paprecedent, prokuroria argumenton se vetë autoriteti demokratik i një të zgjedhuri vendor përbën në vetvete rrezik për hetimin penal. Në prapësimet e saj ajo shprehet se: “Edhe pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë, vetë autoriteti i rikthyer krijon presion objektiv mbi vartësit, duke cenuar spontanitetin dhe lirinë e dëshmisë.” Sipas kësaj logjike, legjitimiteti demokratik i një të zgjedhuri nuk trajtohet si shprehje e sovranitetit të qytetarëve, por si faktor presioni procedural që duhet neutralizuar përmes paraburgimit. Një qasje e tillë përbën një sulm institucional ndaj demokracisë dhe një mandati demokratik të konfirmuar si të tillë edhe nga vetë Gjykata Kushtetuese.


2. Po aq shqetësues është argumenti tjetër i prokurorisë: se një mbrojtje aktive dhe plotësisht kushtetuese nga ana e Erion Veliajt përbën arsye për vijimin e paraburgimit të tij. Prokuroria e konsideron sulm ndaj hetimit depozitimin nga ana e Erion Veliajt dhe Bashkisë së Tiranës të një padie administrative për verifikimin e ligjshmërisë së mandatit të njërit prej prokurorëve të çështjes. Sipas saj, vetë kërkimi i këtij kontrolli gjyqësor justifikon vazhdimin e paraburgimit. Kjo do të thotë se e drejta kushtetuese për akses në gjykatë dhe për verifikimin gjyqësor të mandatit të një zyrtari publik kthehet në arsye për të mbajtur në burg personin që e ushtron këtë të drejtë. Në këtë logjikë, ushtrimi i të drejtave kushtetuese nga qytetarët do të kthehej nga një garanci mbrojtjeje në një rrethanë rënduese për lirinë personale.

3. Po aq i pabazuar është edhe pretendimi se depozitimi i kësaj padie administrative përbën përpjekje për të krijuar konflikt institucional duke përdorur Bashkinë e Tiranës. Erion Veliaj është Kryetari i Bashkisë së Tiranës, i konfirmuar si i tillë edhe nga Gjykata Kushtetuese. Në këtë cilësi ai është përfaqësuesi ligjor i institucionit. Masa e sigurimit ndaj kreut të këtij institucioni ka prodhuar pasoja të drejtpërdrejta në funksionimin e Bashkisë së Tiranës, pasoja që qytetarët e kryeqytetit i konstatojnë çdo ditë. Për rrjedhojë, vetë institucioni ka interes të drejtpërdrejtë dhe legjitim aktiv për të verifikuar ligjshmërinë e mandatit të një prokurori, veprimtaria e të cilit ka prodhuar pasoja të drejtpërdrejta për Bashkinë e Tiranës duke pezulluar në mënyrë efektive nga ushtrimi i detyrës kryetarin e zgjedhur të saj.


E vërteta është e kundërta e asaj që pretendohet. Konflikti institucional është krijuar nga vetë Prokuroria e Posaçme, e cila po ndërhyn institucionalisht për të mbrojtur një prokuror, mandati i të cilit është aktualisht në verifikim para gjykatës administrative. Një institucion serioz duhet të presë vendimin e gjykatës dhe të shmangë çdo veprim që mund të interpretohet si përpjekje për të ndikuar në një proces gjyqësor në zhvillim. Vetë fakti që mandati i prokurorit Olsi Dado është në shqyrtim gjyqësor duhet të ishte një shqetësim institucional për çdo organ të sistemit të drejtësisë. Në një situatë të tillë, standardi ligjor do të kërkonte respekt për procesin gjyqësor dhe mosndërhyrje institucionale (i paditur është personi Olsi Dado, jo institucioni) deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.

4. Në kundërshtimet e depozituara në Gjykatën Kushtetuese theksohet gjithashtu se paraburgimi pa afat i Erion Veliajt ka tejkaluar çdo standard proporcionaliteti dhe çdo standard të vendosur nga Komisioni i Venecias për të zgjedhurit vendorë. Paraburgimi nuk mund të zgjatet në mënyrë të pakufizuar mbi të njëjtat arsye fillestare dhe pa rrethana të reja konkrete që ta justifikojnë atë, aq më tepër kur kjo masë po rëndon mbi mirëqeverisjen e kryeqytetit dhe bëhet fjalë për një të zgjedhur vendor që vetë ligji nuk lejon të pezullohet nga detyra.

Në një shtet të së drejtës, paraburgimi nuk mund të përdoret si instrument për të neutralizuar autoritetin demokratik të një të zgjedhuri, për të ndëshkuar ushtrimin e të drejtave kushtetuese të mbrojtjes apo për të shfuqizuar në praktikë të drejtën qytetare të vetëqeverisjes.

Për këtë arsye, Gjykatës Kushtetuese i është kërkuar të vlerësojë nëse në këtë rast kemi të bëjmë thjesht me një masë sigurimi, apo me krijimin e një precedenti që rrezikon standardet kushtetuese të procesit të rregullt ligjor, të drejtës për mbrojtje dhe funksionimit normal të institucioneve demokratike./Dosja.al

erjon veliaj kerkese spak

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet