16 Mars 2026, 13:48
Nga D.S
Ervin Salianji
TIRANË- Ervin Salianji deklaroi se, opozita nuk duhet të ndjekë të njëjtin model që kritikon te qeveria, pasi rrezikon të humbasë besimin e qytetarëve tek alternativa politike.
Në një reagim në platformën “X”, ai shprehet se Salianji thekson se ndryshimet e njëanshme në rregullat dhe statutet e partisë përbëjnë uzurpim. Sipas tij, Neni 46 i statutit është i qartë dhe nuk mund të anashkalohet për interesa të momentit.
Postimi i plotë:
"Nuk ka shërbim më të madh për Edi Ramën sesa të sillesh dhe të veprosh njësoj si ai. Rama është nën presion ndërkombëtar për shmangien e ligjit, për shkeljen e barazisë para ligjit dhe për përpjekjen për të ndryshuar rregullat për pezullimin e ministrave Kryeministrit. Opozita nuk mund të bjerë në të njëjtën kurth me ndryshim rregullash dhe sulm ndaj ndërkombëtarëve.
Partia Demokratike nuk mund të hapë rrugë për ndryshime të njëanshme në Kushtetutën e partisë dhe në Statut. Neni 46 është i qartë dhe i sanksionuar. Çdo veprim që imiton modelin e Ramës nuk është zgjidhje, por uzurpim. Dhe çdo uzurpim i tillë i bën autorët e tij përgjegjës përpara opozitarëve dhe përpara shoqërisë.
Sot po shohim të njëjtën logjikë që kemi denoncuar tek qeveria: uzurpim të rregullave, shkatërrim të degëve, përjashtim të demokratëve, sikur Partia Demokratike të ishte pronë private e disa individëve dhe jo një parti e ndërtuar mbi vullnetin e demokratëve. Nëse opozita fillon të sillet si pushteti që denoncon, atëherë dëmton jo vetëm veten, por edhe besimin e qytetarëve tek alternativa.
Sepse në fund lind pyetja që askush nuk do ta dëgjojë, por që shumë qytetarë tashmë e bëjnë: mos vallë loja është e njëjtë dhe palët janë më afër se sa duken?", tha Salianji./Dosja.al
ervin salianji pd sali berisha opozita edi rama
Politike
16 Mars 2026, 13:23
D.S
Selia PD, Tiranë
TIRANË- Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë së partisë, ku janë marrë disa ve...
Politike
16 Mars 2026, 13:18
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka theksuar dhe njëherë tjetër rëndësinë e procesit të p...
Politike
16 Mars 2026, 13:14
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka theksuar dhe njëherë tjetër rëndësinë e procesit të p...
Politike
16 Mars 2026, 13:06
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar aferën e Mogherinit në Bryzh. Gjatë fjalës së tij në mbledh...
Politike
16 Mars 2026, 12:57
D.S
Vjosa Osmani
Kosova , vendi më i ri në Evropë dhe kombi i dytë më i vogël në Ballkanin Perëndimor me...
Politike
16 Mars 2026, 10:55
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi sërish Edi Ramës për udhëtimet e tij me avion, duke the...
Politike
16 Mars 2026, 12:50
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi ambasadorin e Bashkimi Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, se sillet si ambasador i...
Politike
16 Mars 2026, 12:39
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha ka paralajmëruar pasoja serioze në procesin e integrimit të Shqipërisë, pas vend...
Politike
16 Mars 2026, 12:29
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, ka mbledhur sot Kryesinë e Partisë Demokratike, ku pritet të merren vendime p&eum...
Politike
16 Mars 2026, 12:22
D.S
Ted Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u bëri thirrje...