Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Xhaçka tha se Shqipëria një kontribues me ide edhe në debatet e mëdha për krizën ushqimore, për agresionin rus në Ukrainë, e deri tek reformimi i OKB.
SHBA- Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, është shprehur krenare që Shqipëria ka një vend në OKB ku mund të dëgjohet dhe respektohet. Gjatë fjalës së saj në përmbyllje të nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Xhaçka tha se Shqipëria një kontribues me ide edhe në debatet e mëdha për krizën ushqimore, për agresionin rus në Ukrainë, e deri tek reformimi i OKB.
FJALA E MINISTRES OLTA XHAÇKA
Java e nivelit të lartë e Asamblesë së Përgjithshme të OKB është gjithmonë një ngjarje e veçantë, me shumë intensitet e shumë ngarkesë. Në këtë sesion të 77, kemi pasur një angazhim vërtet të paprecedentë edhe për faktin që Shqipëria është anëtare e Këshillit të Sigurimit. Por jo vetëm kaq. Ajo që mund të them me shumë krenari, por që besoj duhet të bëjë krenarë edhe qytetarët shqiptarë, është që vendi ynë gëzon tashmë në arenën ndërkombëtare një imazh serioz e të respektuar, Shqipëria është një vend zëri i të cilit sot dëgjohet dhe respektohet. Nuk jemi, siç ndodh shpesh me vendet e vogla, thjesht një spektator në arenën e madhe globale, por një kontribues me ide edhe në debatet e mëdha për krizën ushqimore, për agresionin rus në Ukrainë, e deri tek reformimi i OKB. Qoftë në tryezat e diskutimeve, qoftë në takime bilaterale, ne kemi ndarë qëndrimin e vendosur të Shqipërisë në linjë të plotë me vendet aleate e partnere, lidhur me dhënien fund luftës në Ukrainë, dënimin e agresionit rus dhe nevojën për llogaridhënie për krimet e tmerrshme që Rusia ka kryer në atë vend, për krizën e ushqimeve që po prek dhjetëra milionë njerëz apo për nevojën për të reaguar njëzëri në mbrojtje të sistemit ndërkombëtar që garanton paqen dhe sigurinë në botë. Duke i dhënë padyshim, një vend të posaçëm mënyrës sesi këto kriza po prekin rajonin tonë dhe mënyrave sesi duhet garantuar paqja e siguria në Ballkanin Perëndimor, ku Kosova, nevoja për dialog e marrëveshje e për një perspektivë të qartë integrimi, kanë zënë një vend kyç.
Nënshkruam në marzhet e Asamblesë edhe një marrëveshje për lëvizjen e lirë pa viza me Kazakistanin dhe vendosëm përmes një sërë takimesh bilaterale, ura të rëndësishme komunikimi me shume vende me të cilat ka ardhur koha që të investojmë për intensifikimin e marrëdhënieve dhe shkëmbimeve.
Kemi shumë punë përpara për t’i shfrytëzuar këto mundësi e për të shfrytëzuar këtë moment shumë të mirë për diplomacinë tonë, por ajo që mund të them pa asnjë hezitim, është që 9 muaj pas marrjes së mandatit në Këshillin e Sigurimit, vendi ynë ka bërë hapa të jashtëzakonshme në politikën e jashtme që jemi të vendosur t’i përkthejmë në rezulate konkrete e të prekshme për qytetarët shqiptarë.”
Mevlüt Çavuşoğlu, Olta Xhaçka dhe Nikos Dendias SHBA- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xha...
Foto ilustruese TIRANË- Partia Demokratike ka njoftuar mbledhje kryesie të hënën në orën 13:00, pak orë para zhvillimit ...
Blendi Klosi dhe Erion Veliaj TIRANË- Socialistët kanë ndezur motorët për zgjedhjet lokale të 2023. Në takimin e sot&eum...
Belinda Balluku TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka publikuar një tabelë shpjeguese për kons...
Edi Rama SHBA- Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka folur p&e...
Pamje nga videoja TIRANË- Partia e Lirisë ka bërë një denoncim të ri sot me pamje të marra nga toka dhe nga ajri, ku duk...
Përfaqësuesi i Iranit dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk e la pa përmendur sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë n&eu...
Edi Rama SHBA- Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. I ngjitur ...
Komisioni për Reformën Territoriale TIRANË- Reforma territoriale është vendosur sërish në qendër të debat...
Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Edi Rama TIRANË- Komunikimi dhe afërsia me ndjekësit nëpërmjet mediave sociale është kthy...