All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Rama në OKB: Turqia dhe Greqia t’i bashkohen Ballkanit të Hapur. Vëmendje tek sulmet kibernetike, na dëmtoi Irani

Numri një i qeverisë shqiptare foli për sulmet kibernetike, raportin e Dick Marty-t dhe po ashtu për Open Ballkan dhe situatën mes vendeve në Ballkanin Perëndimor.

24 Shtator 2022, 17:47 Nga k.m.
Rama në OKB: Turqia dhe Greqia t’i bashkohen Ballkanit të Hapur.
Edi Rama
All - Paragraf - 1

SHBA- Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. I ngjitur në podium, Rama shprehu dhe njëherë mbështetjen ndaj Ukrainës, duke dënuar edhe njëherë pushtimin rus, por kjo nuk ishte çështja e vetme. Numri një i qeverisë shqiptare foli për sulmet kibernetike, raportin e Dick Marty-t dhe po ashtu për Open Ballkan dhe situatën mes vendeve në Ballkanin Perëndimor.

Më së shumti dhe më gjatë në fjalën e tij, Rama u ndal të flistë për për nismën “Open Balkan” duke u shprehur se rruga e bashkëpunimit të ngushtë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor është e vetmja që të çon përpara. Duke ftuar edhe njëherë 3 vendet e tjera të rajonit, Bosnjen, Kosovën dhe Malin e Zi, që t’i bashkohen nismës. Por një ftesë i dërgoi edhe Greqisë dhe Turqisë, dy vende që së fundmi kanë pasur një rritje të tensioneve mes tyre.

OPEN BALLKAN

Zonja e zotërinj, do them dhe disa fjalë për Ballkanin, jo për të shkuarën, por për të ardhmen, atë për të cilën po punojmë të ndërtojmë së bashku në rajonin tonë. Kthejeni nga të doni këtë rajon dhe do të gjeni benzinë për ndezjen e ndasive dhe toksicitetit, por ne në Shqipëri kemi kuptuar që mënyra më e mirë për të ecur përpara është që ta bëjmë së bashku, me përfitime të përbashkëta si vende sovrane por partnerë të ngushtë, si aktorë kombëtarë të bërë bashkë nga një sipërmarrje e përbashkët, me interesat tona specifike si pjesë e një kuadri të përbashkët që u përgjigjet qytetarëve tanë. Kjo na bëri bashkë me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, për të krijuar nismën e Ballkanit të Hapur, një platformë e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit, jo vetëm ne të tre, por për Malin e Zi, për Kosovën, për Bosnjen, për Turqinë, për Greqinë e më tej, një investim për gjithkënd si pjesë e projektit më të gjerë të përbahskët europian. Mesazhi më i mirë i Ballkanit të Hapur që dua të ndaj me ju sot është që nuk është e nevojshme të biesh dakord për gjithçka për të lënë pas të shkuarën e errët e për të ndërtuar, hap pas hapi, një të ardhme të ndritshme, duke u marrë me mosmarrëveshjet në një mënyrë gjithmonë e më të hirshme e duke gjetur gjithmonë e më tepër arsye, ato të mira, për të zgjidhur edhe mosmarrëveshjet. Duke forcuar marrëdhëniet e saj me Serbinë dhe duke ecur përpara për të nxitur bashkëpunimin dypalësh e rajonal, Shqipëria as nuk ka lëvizur e nuk do lëvizë asnjë centimetër nga qëndrimi i saj i palëkundur në mbështetje të nevojës për çdo vend, edhe mes jush që nuk e ka bërë këtë gjë, përfshirë dhe Serbinë, që të njohë Republikën e Kosovës.

Thënë këtë, është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin përtej ngërçit aktual në dialogun e tyre dhe të punojë me kurajë drejt një marrëveshjeje gjithpërfshirëse paqeje, duke bërë rolin e tyre përkatës për të miratuar një marrëveshje të mbështetur nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dialogu nuk ështe vetëm rruga më e mire, por rruga e vetme dhe e patjetërsueshme për t’u marrë me këto çështje, sado të vështira të duken dhe sado komplekse të jenë. Mbetem i bindur që Ballkani i Hapur vetëm sa do të ndihmojë të lehtësojë këtë proces për të mirën e të gjithëve, të shqiptarëve dhe të serbëve, të Kosovës dhe Serbisë por edhe për rajonin dhe Europën më gjerë.

LUFTA RUSI-UKRAINË

Zonja dhe zotërinj, për fat të keq këtë vit shpresat e besimet tona janë copëtuar hidhur e garancitë tona janë shkelur nga një luftë e paprovokuar, e pajustifikuar dhe e paramenduar e një vendi kundër një tjetri në kontinentin europian. Agresioni mizor i Rusisë kundër fqinjës së saj, Ukrainës. Lufta me zgjedhje e Rusisë është kundër Ukrainës e popullit të saj, por jo vetëm. Është po kështu, një sulm brutal kundër së drejtës ndërkombëtare, një shkelje flagrante e kartës së Kombeve të Bashkuara dhe një kërcenim tejet i drejtpërdrejtë ndaj arkitekturës së sigurisë europiane. Është një betejë e hapur midis një tiranie cinike të vjetëruar dhe një demokracie të re në lulëzim.

Ne do vazhdojmë të qëndrojmë në solidaritet të plotë me Ukrainën dhe popullin e saj, e ashtu si shumë vende të tjera, t’i ndihmojmë në çdo mënyrë që të mundemi që ata të vetëmbrohen. Lufta e tyre është edhe e jona e shpresoj që të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara që ndajnë parimet thelbësore të sovranitetit, të integritetit territorial, të lirisë e të së drejtës për të vendosur në mënyrë të pavarur për të ardhmen pa frikë e pa ndërhyrje. T’i ikësh kësaj beteje përcaktuese midis këtyre parimeve e gjithçkaje që shkon kundër tyre është t’i ikësh detyrës për të mbrojtur veten, për të mbrojtur vendet tona, fëmijët tanë, botën tonë.

Ndërkohë që bota pret që Rusia t’i thërrasë arsyes, të ndalë luftën dhe të angazhohet në bisedime për paqe, vetëm pak ditë më parë Kremlini bëri një zgjedhje tjetër, atë të përshkallëzimit, duke shpallur mobilizim të pjesshëm që do të thellojë konfliktin, do shkaktojë më shumë krime, më shumë viktima, më shumë mjerim, por gjithashtu dhe që do ta turpërojë dhe më shumë Rusinë. Referendume farsë po zhvillohen në disa pjesë të territorit të pushtuar të Ukrainës nën kërcënimin e pushkës. Është e vështirë të imagjinosh që ndokush këtu mund të pranojë në heshtje këtë shpërfillje kaq të turpshme të ligjeve, rregullave, normave, praktikave që qeverisin marrëdhëniet midis shteteve në shekullin XXI. Këto veprime shkojnë përkundër së drejtës ndërkombëtare e jo vetëm. Ato jo vetëm nuk reflektojnë vullnetin e lirë të popullit të Ukrainës, por ofrojnë një spektakël mizerabël të shkëputjes nga gjithçka që na sjell bashkë nën çatinë e Kombeve të Bashkuara. Ne i dënojmë këto veprime të fabrikuara në Moskë dhe nuk njohim asnjë prej këtyre paligjshmërive.

SULMET KIBERNETIKE

Ditët e sotme teknologjia është pjesë e çdo aspekti të jetës sonë. Në Shqipëri 95% e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe bizneseve ofrohen online. Këto sisteme miqësore me përdoruesin kursejnë kohën, energjinë dhe përmirësojnë në mënyrë të ndjeshme efikasitetin, cilësinë duke qenë edhe instrumentet më të mira për të eliminuar korrupsionin endemik, por korrikun e kaluar Shqipëria qe objekt i një sulmi masiv të paprovokuar kibernetik. E gjithë infrastruktura digjitale qeveritare u gjend në një sulm të përqendruar e të bashkërenduar me synimin e qartë për ta shkatërruar atë, për të paralizuar shërbimin publik e për të vjedhur të dhëna e komunikime elektronike nga sistemet qeveritare, duke krijuar kaos e për të nxitur tensione në vend. Një hetim i thelluar, i gjatë e tërësor i kryer me ekspertizën më të mirë botërore kundër terrorizimit kibernetik ka konfirmuar përtej çdo dyshimi që sulmi kibernetik që donte të gjunjëzonte një vend sovran ishte një agresion i sponsorizuara shtetëror, orkestruar dhe kryer nga Republika Islamike e Iranit. Kësisoj përballur me një shkelje kaq flagrante të normave për një sjellje të përgjegjshme të një shteti në hapësirën kibernetike në një kohë paqeje që përfshin dhe mos dëmtimin e infrastrukturës kritike që ofron shërbime për publikun, qeveria shqiptare nuk pati asnjë zgjedhje tjetër, por vetëm të ndërpriste marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Ne shpresojmë që kjo masë ekstreme e detyruar do jetë shembull, edhe parandalues, për këdo që mbështet apo sponsorizon veprime të tilla të neveritshme kundër shteteve sovrane. Ne i bëjmë thirrje Kombeve të Bashkuara, përfshirë edhe Këshillit të Sigurimit, të përqëndrohet më seriozisht dhe më konkretisht për të trajtuar sigurinë kibernetike, duke investuar në parandalim dhe duke ndihmuar të gjitha shtetet anëtare që të ndërtojnë qëndrueshmëri e rezistencë.

RAPORTI I DICK MARTY-T 

Zonja dhe zotërinj, Shqipëria është anëtare e bashkësisë së Ballkanit, një pjesë e Europës që ka pasur pjesën e saj të një historie shumë të trazuar. Sa përmendet fjala Ballkan, vë bast që në mendjen e gjithkujt vijnë imazhet e njollosura të luftrave të përgjakshme, të krimeve mizore; do kujtoni, me të drejtë, vragat e represionit, shtypjes dhe gjenocidit në Srebrenicë dhe të spastrimit mizor etnik në Kosovë. Asgjë nga këto nuk është dhe nuk do të harrohet. Llogaridhënia është e pranishme dhe do të vazhdojë dhe ne duhet që të dyfishojmë përpjekjet që të bëjmë të mundur që të ndjekë rrugën e saj e pa penguar. Kjo kërkon angazhim me vendosmëri ndaj idealeve të drejtësisë dhe mbi të gjitha, bashkëpunim midis palëve. 

Drejtësia qëndron në themelet e çdo përpjekjeje për paqe afatgjatë, stabilitet dhe prosperitet, por drejtësia shërbehet me fakte, me prova, me të dhëna dhe jo me trille apo realitet të shtrembëruar. 

Nuk mundem të mos ndaj këtu me ju një shembull të tmerrshëm, që duhet të jetë një mësim për gjithë botën dhe mbi të gjitha, së pari, për botën demokratike. Në vitin 2011, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës miratoi një raport, përpiluar nga një parlamentar i zellshëm, i cili mban emrin Dick Marty, e ku akuzohej ushtria e Kosovës për krimin e neveritshëm të trafikimit të organeve. Zoti Marty duhej të ishte paguar si tregimtar, por kurrë të besohej si raportues i Këshillit të Europës. Raporti i tij ishte tronditës, e jo vetëm shumë, asokohe, i besuan, por u shndërrua në faktorin kyç të ushqimit të idesë dhe ngritjes së dhomave të specializuara të gjykatës për Kosovës. Po kështu, u bë një prej rasteve më të këqija të realitetit të shtrembëruar, lloji i  manifestit për propagandën mbarëbotërore kundër pavarësisë së Kosovës. 

Çdo përpjekje hetimore u bë gjatë këtyre 11viteve të gjata për t’i vërtetuar këto akuza në nivel kombëtar, rajonal e ndërkombëtarisht, por më kot, asgjë, asnjë grimë prove a treguesi nuk u gjet askund në Kosovë apo dikund tjetër që kishte të bënte me trafikimin e dyshuar e të pretenduar të organeve.

E megjithatë, dhomat e specializuara për Kosovën, që u ngritën bazuar në këtë raport, ndërkohë që flasim, kanë arrestuar pa padi presidentin e Kosovës Hashim Thaçin. Ai priti një vit në burgim derisa u akuzua zyrtarisht. Përpiquni ta imagjinoni të gjithë për një moment, presidenti apo kryeministri juaj, udhëheqësi i vendit tuaj që merret nga zyra, çohet në një vend të tretë, mbahet i ndaluar për një vit të tërë pa asnjë akt-akuzë zyrtare nga një organizëm i krijuar dhe sponsorizuar nga një komunitet vendesh demokratike e pa gjejeni? As edhe një fjalë e vetme e gjithë akt-akuzës që vijoi nuk ka të bëjë me raportin e Këshillit të Europës për krimin e pretenduar të trafikimit të organeve. Një fantazi e tërë.  Ky është një dështim monumental në nivel ndërkombëtar dhe nuk ka të bëjë me një person, nuk ka të bëjë me procedurat e gjykatës; ka të bëjë me njollosjen e papërshtatshme të një vendi dhe historisë së tij. 

Megjithatë, duke qenë se demokracia e institucionit të saj, mes shumë virtyteve, kanë edhe atë të korigjimit të fajeve dhe gabimeve të tyre, ne mendojmë që dhe shpresojmë që, saktësisht, Asambleja e Këshillit të Europës do të nderojë të vërtetën dhe do pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport vijues, ndërkohë që dëmi është bërë dhe të ndihmojë të rivendosë besueshmërinë e një organizate kaq të rëndësishme ndërkombëtare. Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga kjo e vërtetë dhe kurrë nuk do ndalim së nderuari ata që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e tyre dhe për të cilët askush, në emër të askujt, nuk mund të hedhë as edhe një grimë balte.

edi rama edi rama ne okb

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Politike 24 Shtator 2022, 12:57 e.k

Meta takoi Yuri Kim, Berisha: Takim normal

Sali Berisha TIRANË- Sali Berisha ka komentuar takimin e ambasadores së SHBA, Yuri Kim me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet