LIVE UPDATES
Politike

23 mln lekë për këngën e Ramës dhe Ballukut? Bashkia Sarandë justifikon pagesën: "Zëri i Bilbilit" kishte dhe koncerte të tjera

Bashkia shton se aktivitetet e dhëna nga kjo shoqatë janë të publikuara edhe në faqen zyrtare e rrjete sociale të Bashkisë Sarandë, si edhe në mediat vendore e kombëtare dhe nuk kanë lidhje me pjesëmarrjen e Shoqatës “Zëri i Bilbilit” në aktivitetin politik të organizuar me rastin e hapjes së Tunelit të Skërficës, siç interpretohet në publikimin e bërë në mediat sociale.

28 Shtator 2022, 11:01 Nga F.M
23 mln lekë për këngën e Ramës dhe Ballukut? Bashkia
Edi Rama

SARANDË- Grupi i quajtur “Zëri i Bilbilit” është paguar me 23 milionë e 322 mijë lekë të vjetra nga ana e Bashkisë Sarandë. Pagesat tashmë janë publike dhe kanë si motivacion kategorizimin “Shpenzime për aktivitete sociale për personelin”, kur i njëjtë grup polifonik i kushtoi një këngë kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, me rastin e inagurimit të Tunelit të Kardhiqit më 2 korrik 2022. Por a lidhet pagesa për këtë këngë? Mesa duket, zyrtarisht jo, 

Dosja.al kërkoi informacion zyrtarisht në bashkinë e Sarandës për këtë pagesë jo të vogël, e kryer në dy pagesa më 29 dhe 1 shtator, pra pas këngës që këndoi grupi. Por çfarë thotë Bashkia e Sarandës? Në reagim, bashkia thotë se paratë nuk i janë dhënë drejtpërdrejt grupit ‘Zëri i Bilbilit’ për këngën e kënduar për inaugurimin e tunelit të Skarficës pjesë e rrugës së re Kardhiq-Delvinë, por për një projekt të paraqitur nga shoqata me NIPT K83918992V. Projekti “Saranda në festë” dhe ”Ksamili në festë”, u miratua nga Këshilli Artistik i Bashkisë Sarandë, duke e shtrirë kalendarin e eventeve për shumë ditë radhazi. Sipas Bashkisë Sarandë, pjesëmarrës në këto evente, përveç grupit që përfaqëson Shoqatën “Zëri i Bilbilit”, në kuadër të këtij projekti, ishin edhe grupe artistike e këngëtarë nga Bashki simotra, si dhe grupe artistike me emër në të gjithë vendin. Bashkia shton se aktivitetet e dhëna nga kjo shoqatë janë të publikuara edhe në faqen zyrtare e rrjete sociale të Bashkisë Sarandë, si edhe në mediat vendore e kombëtare dhe nuk kanë lidhje me pjesëmarrjen e Shoqatës “Zëri i Bilbilit” në aktivitetin politik të organizuar me rastin e hapjes së Tunelit të Skërficës.

Reagimi zyrtar:

Lidhur me publikimin e bërë në rrjete sociale mbi shpërblimin e Shoqatës Kulturore “Zëri i Bilbilit” për aktivitetet e organizuara prej saj në periudhën e sezonit veror 2022, sqarojmë se: Pas paraqitjes nga Shoqata e mësipërme, me NIPT K83918992V, të projektit “Saranda në festë” dhe ”Ksamili në festë”, u miratua nga Këshilli Artistik i Bashkisë Sarandë, duke e shtrirë kalendarin e eventeve për shumë ditë radhazi. Pjesëmarrës në këto evente, përveç grupit që përfaqëson Shoqatën “Zëri i Bilbilit”, në kuadër të këtij projekti, ishin edhe grupe artistike e këngëtarë nga Bashki simotra, si dhe grupe artistike me emër në të gjithë vendin.

Ky projekt i paraqitur e i miratuar nga Këshilli Artistik i Bashkisë Sarandë duke patur dhe mbështetjen e saj, është jetësuar në skenën qendrore të instaluar në shetitoren e qytetit të Sarandës, si dhe në Njësinë Administrative Ksamil, duke dhënë impakt të rëndësishëm për banorët dhe pushuesit e shumtë, që i ndoqën këto koncerte gjatë sezonit turistik. Theksojmë se eventet e projektit “Saranda në festë” dhe “Ksamili në festë”, janë të publikuara edhe në faqen zyrtare e rrjete sociale të Bashkisë Sarandë, si edhe në mediat vendore e kombëtare. Ato nuk kanë asnjë lidhje me pjesëmarrjen e Shoqatës “Zëri i Bilbilit” në aktivitetin politik të organizuar me rastin e hapjes së Tunelit të Skërficës, siç interpretohet në publikimin e bërë në mediat sociale. BASHKIA SARANDË. 

zeri i bilbilit bashkia sarande edi rama

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë