LIVE UPDATES
Politike

Marrëveshja e Trump për Gazën/ Berisha: Urojmë të shënojë një pikë kthese! Nyja gordiane e saj ishte bombardimi i Teheranit

Kreu i PD shtoi më tej se e vetmja gjë që mund ta ripërsërisë historinë e këputjes së nyjes gordinare është sulmi ajror i SHBA, i urdhëruar nga Donald Trump mbi Teheranin.

15 Tetor 2025, 13:36 Nga M.L
Marrëveshja e Trump për Gazën/ Berisha: Urojmë të
Sali Berisha

TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh sot se uron që Marrëveshja e Trump për Gazën, të shënojë një pikë kthese. Gjatë fjalimit të tij në takimin me grupin parlamentar, Berisha deklaroi se e mbështet marrëveshjen duke shtuar se një ndër momentet kryesore të luftës, ka qenë operacioni ajror i SHBA mbi Teheranin. Kreu i PD shtoi më tej se e vetmja gjë që mund ta ripërsërisë historinë e këputjes së nyjes gordinare është sulmi ajror i SHBA, i urdhëruar nga Donald Trump mbi Teheranin.

"Para se të merremi me agjendën konkrete dhe problemet tona, dua përsëri të ndalem në dy momente shumë të rëndësishme ndërkombëtare. Fundin e javës që kaloi, bota përjetoi një nga ngjarjet më të jashtëzakonshme në historinë e saj. Pas një përpjekje të papërshkruar, një marrëveshje paqeje u firmos në Sharm el Sheik dhe faza e parë e planit të paqes midis Izraelit dhe Hamasit u zbatua dhe është në zbatim. Kjo marrëveshje nuk erdhi si një rastësi, por si një përpjekje e jashtëzakonshme që u bë në disa etapa nga presidenti Donald Trump dhe të dërguarit e tij, por edhe vende të tjera dhe shtete të tjera.

Marrëveshje që urojmë të shënojë një kthesë për të cilën synon në interesin absolut më të mirë të të gjitha vendeve të rajonit. Kjo marrëveshje është përkrahur gjerësisht siç e keni konstatuar, në radhë të parë nga shtetet arabe, shtetet më të mëdha, më të fuqishme arabe. Është përkrahur nga një seri shtetesh të tjera të rajonit dhe më larg. Natyrisht, është përkrahur edhe nga ne, në këtë pozicion që jemi. Në këtë marrëveshje, Izraeli dëshmoi vullnetin e tij për paqe.

Në këtë marrëveshje, Hamasi bëri zotimet e tij dhe urojmë që t’i përmbushë zotimet siç i ka marrë. Dhe thashë edhe njëherë, që marrëveshja të shndërrohet dhe të konsolidohet në marrëveshje paqeje. Shumë momente kanë qenë të rëndësishme, por unë dua t’u garantoj ju se një nga momentet më kryesore ka qenë operacioni ajror i SHBA mbi Teheranin. Të dashur miq, në qoftë se ka një ngjarje që ripërsërit historinë, këputjen e nyjës gordiane, është sulmi ajror i SHBA, i urdhëruar nga Donald Trump mbi Teheranin.

Në kuptimin se Aleksandrit të Madh i thanë në Gordion se nuk kalon këtu pa zgjidhur nyjen. Ai nxori shpatën dhe e preu. Edhe në Iran, pa diskutim që reaktorët bërthamorë të Iranit përbënin një rrezik madhor jo vetëm për Izraelin, por paqen në Lindjen e Mesme. Një regjim që udhëhiqet nga një udhëheqje obskurantiste e Ajatollahëve. U zgjodh mënyra më unike për zgjidhjen e problemit. U bombarduam dhe u dëmtuan në palcë impiantet bërthamore, por pa asnjë të vrarë. Faktikisht Irani u çarmatos nga ai potencial që përpiqej të krijojë dhe që përbënte një rrezik madhor. Kjo ndërpreu luftën Izrael-Iran dhe unë mendoj se kjo hapi të gjithë perspektivën për t’u arritur këtu ku u arrit sot," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet