LIVE UPDATES
Politike

Kërkesa për shkarkim të Bajram Begajt/ Bardhi: Nuk mund të jetë më President, ka shkelur rëndë Kushtetutën

Në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit, Bardhi u shpreh se Begaj nuk mund të vazhdojë më të jetë president, sepse ka bërë shkelje të rënda të Kushtetutës. 

15 Tetor 2025, 12:19 Nga I.A
Kërkesa për shkarkim të Bajram Begajt/ Bardhi: Nuk mund të
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Demokrat Gazment Bardhi ka deklaruar se ka depozituar në Kuvend kërkesën për shkarkim të Bajram Begajt si President. Në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit, Bardhi u shpreh se Begaj nuk mund të vazhdojë më të jetë president, sepse ka bërë shkelje të rënda të Kushtetutës. 

Sipas Bardhit, Begaj ka konsumuar 7 shkelje të rënda të Kushtetutës, duke i renditur disa prej tyre. Sipas PD-së, kërkesa është argumentuar gjerësisht në një material voluminoz, ku janë analizuar provat përkatëse të të gjitha shkeljeve të kryera nga presidenti. PD thekson se këto shkelje kanë cenuar rendin kushtetues dhe kanë goditur funksionin e kryetarit të shtetit si përfaqësues i unitetit të popullit.

"Ju bëj me dije se në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike kemi dorëzuar sot në Kuvendin e Shqipërisë, kërkesën për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të presidentit të Republikës Bajram Begaj, për shkelje të rënda, në mënyrë të vazhdueshme të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Kërkesa u ishte argumentuar gjerësisht në një material voluminoz, ku analizohen së bashku edhe provat përkatëse të gjitha shkeljet e kryera të presidentit të Republikës, të cilat i çmojmë se kanë cenuar rendin kushtetues në Republikën e Shqipërisë.

Po ashtu, ne jemi të bindur se zoti Begaj nuk mund të vazhdojë më të jetë de jure kryetar i shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit, funksion që, në fakt, de facto e ka humbur prej shumë kohësh. Pas një analize shteruese të provave, faktëve, Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, legjislacionit të brendshëm, jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, kemi arritur në konkluzionin se presidenti i Republikës Bajram Begaj ka konsumuar 7 shkelje kushtetuese të rënda në kuptim të nenit 90, pika 2 e Kushtetutës.

Presidenti ka konsumuar 7 shkelje kushtetuese të rënda. Konkretisht, shkelje të rënda dhe të përsëritura të Kushtetutës nga ana e Presidentit janë: dekretimi antikushtetues i zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës; ndërhyrja brutale tek kompetencat e pushtetit vendor; zhveshja e Gjykatës Kushtetuese në 35 vite demokraci.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, në këtë shkelje të evidentuar nga ne, ka kryer shkelje të Kushtetutës. Ai ka futur në ngërç kushtetues zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës, duke shkaktuar konfuzion te zgjedhësit. Ka marrë kompetencat e gjyqësorit, duke përdorur juridiksionin. Ka shfaqur anësi dhe ka lejuar ushtrimin e pushteteve. Ka prishur ekuilibrin e kontrolleve të pushtetit. Ka ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në autonominë kushtetuese. Ka uzurpuar kompetencat e Gjykatës Kushtetuese," tha Bardhi./Dosja.al

bajram begaj gazment bardhi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet