Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ SHBA vijon bombardimet, Irani përgjigjet me sulme në shtetet e Gjirit
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), të mbajtur të shtunën, partia në pushtet zyrtarizoi edhe një herë Albin Kurti si kandidat për kryeministër. Kurti synon një mandat të ri pas fitores së LVV-së në dy palë zgjedhjet e vitit 2025, fillimisht në shkurt dhe më pas në zgjedhjet e jashtëzakonshme të dhjetorit.
KOSOVË- Tre ditë para fundit të afatit për dorëzimin e listave me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, partitë politike në Kosovë kanë intensifikuar dinamikën e negociatave dhe finalizimit të listave.
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), të mbajtur të shtunën, partia në pushtet zyrtarizoi edhe një herë Albin Kurti si kandidat për kryeministër. Kurti synon një mandat të ri pas fitores së LVV-së në dy palë zgjedhjet e vitit 2025, fillimisht në shkurt dhe më pas në zgjedhjet e jashtëzakonshme të dhjetorit.
Në të fundit, partia e tij mori mbi 51 për qind të votave dhe Kurti doli sërish si më i votuar. LVV-ja tashmë ka konfirmuar edhe vazhdimin e koalicionit me Guxo-n, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane.
Ndërkohë, sot do të mbajë mbledhje edhe Këshilli i Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku pritet të qartësohet një prej zhvillimeve kryesore politike para këtyre zgjedhjeve: rikthimi i ish-presidentes Vjosa Osmani në një listë të përbashkët me LDK-në.
Para largimit, Osmani kishte qenë një nga figurat më të votuara të LDK-së dhe, në karrierën e saj politike, ka ushtruar funksione të rëndësishme institucionale, përfshirë atë të presidentes dhe deputetes.
Raportet e saj me strukturat e atëhershme të LDK-së u përkeqësuan pas zgjedhjeve të vitit 2019 dhe rrëzimit të Qeverisë Kurti I. Në zgjedhjet e vitit 2021, Osmani garoi në koalicion me Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa më pas formoi subjektin e saj politik, Lista Guxo.
Pas fitores së zgjedhjeve, ajo u zgjodh presidente e Kosovës dhe e ushtroi mandatin deri në përfundim, por mosmbështetja për një mandat të dytë nga LVV-ja prishi raportet mes tyre.
Analisti Belgzim Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari” e ka cilësuar afrimin Osmani-LDK si “risinë kryesore” të këtyre zgjedhjeve, duke vlerësuar se efekti elektoral i saj mund ta forcojë dukshëm listën e LDK-së.
Ndërkohë, edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë oferta për zgjerimin e listës së saj zgjedhore me parti të tjera që vendosën të mos garojnë të vetme. Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt dhe Aleanca Kosova e Re (AKR) kanë shprehur gatishmëri për t’u përfshirë në listën e PDK-së.
Në një letër drejtuar kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, Limaj ka shprehur gatishmërinë për “bashkëpunim dhe bashkim politik” në funksion të krijimit të një alternative të përbashkët opozitare. PDK-ja deri tash nuk ka dalë me një qëndrim publik për ofertën e Nismës.
Limaj gjithashtu kishte qenë ndër figurat më të votuara të PDK-së në të kaluarën, para ndarjes së tij nga kjo parti dhe krijimit të NISMA-s. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se 22 subjekte politike dhe tri koalicione janë regjistruar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 7 qershorit, ndërsa nëntë subjekte kanë hequr dorë nga garimi të vetme ose në koalicion.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 7 qershor, pasi Kuvendi i Kosovës dështoi ta zgjedhë presidentin e ri brenda afateve kushtetuese. Këto do të jenë zgjedhjet e treta parlamentare brenda 18 muajve në Kosovë, pas atyre të shkurtit dhe dhjetorit 2025./REL
António Costa BRUKSEL- Presidenti i Këshillit të Evropës, António Costa, ka përcjellë një mesazh në Dit&eu...
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë. Veliaj e ka p...
pamjet TIRANË- Protestës së opozitës i ka bërë jehonë edhe agjencia turke e lajmeve Anadolu, e cila ka ndar&eu...
Marie Bjerre, Edi Rama, Marta Kos TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar sot Ditën e Europës me anë të një postimi në rr...
pamjet nga protesta TIRANË- Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka pasqyruar atë që ndodhi në Tiranë mbrë...
Një raport i fundit i organizatës Civil Rights Defenders për vitin 2025 nxori në pah sfidat kryesore që hasën aktivistët, g...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për gazetarët nga selia e PD-së, u shpreh se protesta e ...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Skënder Hitaj do marrë përgjigjen e merituar, në li...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Mirlinda Karçanaj e ka kërcënuar Edi Ramën, q&eum...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike ka falenderuar protestuesit të cilët ishin pjesë e protestës kombëtare të...