LIVE UPDATES
Politike

Ligji për "Zonat e Mbrojtura", Zhupa thirrje presidentit: Mos e dekreto, mos u bëj bashkëfajtor në shkeljen e Kushtetutës!

Gjatë fjalës së saj Zhupa u shpreh se PD ka denoncuar që në ditët e para masakrën mjedisore i cili sipas deputetes po bëhet me miratim të Ramës.

1 Mars 2024, 13:59 Nga N.F
Ligji për "Zonat e Mbrojtura", Zhupa thirrje presidentit: Mos e
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e PD-së, Ina Zhupa në një deklaratë për mediat të zhvilluar ditën e sotme ka folur sërish në lidhje me ligjin për "Zonat e Mbrojtura”. Gjatë fjalës së saj Zhupa u shpreh se PD ka denoncuar që në ditët e para masakrën mjedisore i cili sipas deputetes po bëhet me miratim të Ramës.

Ajo më tej shtoi se ky ligj është kundështuar ashpër nga ekspertët mjedisor ndërsa i bëri thirrje presidentit Begaj që kthejë ligjin në Kuvend. Zhupa u shpreh se Presidenti nuk mund të zgjedhi të hesht dhe të fshihet kësaj rradhe.

Fjala e plotë:

Që në ditët e para kur sapo u depozitua nisma e 12 deputetëve “ Për Zonat e Mbrojtura” kemi denoncuar që do ishte një masakër mjedisore, në dëm të interesit publik dhe shkatërruese për këto zona. Me miratimin e draftit final, është e qartë se çdo cep, çdo sipërfaqe e zonave të mbrojturave mund të shndërrohet në beton, në resort, në kasino, në biznese për oligarkët, mjafton të jesh klient i pushtetit dhe të jap miratimin Rama. Ky ligj është kundështuar ashpër nga ekspertët mjedisor, nga ambjentaliste, organizata të shoqërisë civile sepse është rrënimi i mbrojtjes që duhet kishin këto zona, ku betonizimi duhet ishte fjala e ndaluar dhe jo qëllim në vetvete sic eshte tani.

Sot zyrtarisht në emër të Partisë Demokratike, i drejtohem Presidentit të Republikës Bajram Begaj që të respektoj pozicionin e tij kushtetues dhe të kthej ligjin në kuvend. Presidenti nuk mund të zgjedhi të hesht dhe të fshihet kesaj rradhe, sepse duke mos e kthyer në kuvend do bëhet palë me një ligj klientelist, kundra interesit publik, kundra kushtetutës dhe kundra standarteve të Bashkimit Europian.

Delegacioni i Bashkimit Europian kërkoi qe te merren ne konsiderate shqetesimet e shoqerise civile dhe te rihapet procesi i konsultimit. Ai kerkoi qe ne kuader te procesit te integrimit qeveria duhet t’i kushtoje vemendjen e duhur direktivave te BE per mjedisin. Presidenti i Shqipërisë ka mundësinë që me kthimin e ligjit, të kërkoj konsultim publik, konsultim me ekspertët e Bashkimit Europian, respektimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, respektimin e konventave që ka ratifikuar Shqiperia dhe respektimin e Kushtetutës.

Ky është një ligj që zhduk zonat e mbrojtura dhe i lë ato si koncept vetëm në letër, është një ligj që përfitojnë vetëm oligarkët dhe shkatërrohet trashëgimia natyrore, flora, fauna, ekosistemi i vendeve më të begata dhe më të bukura të Shqipërisë. Beteja jonë kundra këtij ligji shkatërrimtar do vazhdoj në Gjykatën Kushtetuese, nëse presidenti nuk kryen detyrën e tij,. Por është në dinjitetin e institucionit të Presidentit që të jetë palë me Kushtetutën dhe jo me pushtetin që nuk argumenton dot një arsye ligjore apo të interesit publik pse duhen shkatërruar zonat e mbrojtura.

Është në nderin e Presidentit që mos kthej ligje vetëm kur prekin pozicionin e tij, si ligji i dekoratoave dhe të hesht kur preken studentët, kur preket shkenca dhe akademia, kur preket e drejta për të hetuar keq-qeverisjen dhe vjedhjet, kur preket territori i Shqiperisë. Heshtja është bashkë fajësi. Ju duhet të shpreheni duke e kthyer këtë ligj sepse ështe në rrezik e ardhmja e Shqipërisë.

ina zhupa presidenti begaj ligji per zonat e mbrojtura

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet