1 Mars 2024, 11:45
Nga r.ll
pamje nga firmosja e marrëveshjes
BAKU- Shqipëria ka hequr vizat me shtetin e Azerbajxhanit. Lajmi u bë i ditur pëmes një postimi në rrjetin social “X” të Ambasadorit të Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov.
Zëvendës Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Fariz Rzayev dhe Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Besart Kadia kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt këtij shteti.
“Fariz Rzayev, Zëvendës Ministër i Jashtëm i Azerbajxhanit, dhe Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Besart Kadia, folën për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona, me fokus ndërveprimin ekonomik dhe kontaktet mes njerëzve. Takimi pasoi me nënshkrimin e marrëveshjes për përjashtimin e vizave – një tjetër kontribut i fuqishëm në marrëdhëniet dypalëshe”, shkruan në “X” ambasadori Anar Huseynov.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ndodhet në Baku të Azerbajxhanit si i ftuar i Presidentit Ilham Alijev, për të marrë pjesë Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit. Gjatë fjalës së tij në këtë samit, Rama është shprehur se synohet që të ndërtohet një qendër e gazit natyror në Vlorë në bashkëpunim me partnerët.
shqiperi azerbajxhan
Politike
1 Mars 2024, 11:40
r.ll
belind kellici
TIRANË- Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka vazhduar edhe ditën e sotme n...
Politike
1 Mars 2024, 11:07
r.ll
ilir meta
TIRANË Ditën e sotme, Partia e Lirisë ka zhvilluar tryezën "Reforma Territoriale dhe sfidat e qeverisjes vendore”. I p...
Politike
1 Mars 2024, 11:11
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në Shqipëri po synon hapjen e një qendre të gazit në Vlorë.&...
Politike
1 Mars 2024, 10:59
I.A
Edi Rama
AZERBAJXHAN- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se korridori jugor i gazit ka bërë Evropën më të sigurtë. Gjat&...
Politike
1 Mars 2024, 09:30
N.F
Pamje nga mbërritja e Ramës në Azerbajxhan
AZERBAJZHAN- Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar mbrëmjen e djeshme drejt Azerbajxhanit. ...
Politike
1 Mars 2024, 09:19
r.ll
damian gjiknuri
TIRANË- Ish-ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së...
Politike
29 Shkurt 2024, 21:56
h.k
Fot ilustruese
TIRANË-Ditën e sotme në Komisionin e Reformës Zgjedhore ka pasur përplasje midis dy bashkëkryetarëve gja...
Politike
29 Shkurt 2024, 21:34
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në një intervistë mbrëmjen e sotme foli edhe ...
Politike
29 Shkurt 2024, 21:24
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Telat Xhaferri Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka dhënë një intervistë mbrëmjen e sotme...
Politike
29 Shkurt 2024, 20:35
S.B
Edi Rama dhe Antony Blinken
TIRANË- Gazeta e njohur investigative franceze Mediapart, i ka kushtuar një artikull ngjarjeve më të f...