LIVE UPDATES
Politike

"Ligji për ‘Gjininë’ është stalinist"/ Berisha: Të përgatitemi për revoltat më të fuqishme gjer në përmbysjen e regjimit

Gjatë fjalës së tij në foltoren me demokratët e Elbasanit, Berisha u shpreh se nuk ka ndodhur kurrë më parë, që në 10 vite vendi të ketë humbur 45% të popullatës.

12 Dhjetor 2025, 19:06 Nga E.d

"Ligji për ‘Gjininë’ është stalinist"/

ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se ligji për gjininë është stalinist. Gjatë fjalës së tij në foltoren me demokratët e Elbasanit, Berisha u shpreh se nuk ka ndodhur kurrë më parë, që në 10 vite vendi të ketë humbur 45% të popullatës.

Lideri i opozitës tha se nga viti 2018, vdekjet janë shumë më të larta se lindjet. Berisha deklaroi se nëse vendi do të ec në këtë mënyrë, pas 50 vitesh, ky vend s'do të jetë më i shqiptarëve. Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve të Elbasanit dhe mbarë shqiptarëve, që të përgatiten për revoltat më të fuqishme që ka njohur vendi.

"Tani fushën e kemi të hapur. Tani është radha jonë. Tani është radha jonë dhe nuk e humbasim kurrë këtë radhë. Nuk është puna këtu as për pushtetin e këtij apo të atij. Por është puna për ekzistencën e këtij kombi. Në tërë historinë e tij nuk ka ndodhur kurrë që në 10 vite të ketë humbur 45% të popullatës. Nuk ka ndodhur kurrë që në 10 vite të ecim mbrapa 100 vite. Sot ne kemi atë tregues lindshmërie që kishim 100 vite më parë. Nga viti 2018, kemi vdekjet shumë më të larta se lindjet. Dhe në qoftë se ecim në këtë mënyrë, këtë që pësuam për 10 vite, ju garantoj që pas 50 vitesh, ky vend s'do të jetë më i shqiptarëve.

Se çfarë do ketë këtu, ne e kemi të vështirë ta marrim me mend, por shqiptarë këtu do mbeten ekzotikë, sporadikë. Pra, këtu kemi të bëjmë me një betejë për ekzistencën e kombit. Kemi të bëjmë me një betejë për shpëtimin e familjes. Miqtë e mi, ligji i ri është ligji jo vetëm i shkonfigurimit të gjinisë njerëzore, por është ligji i ekstremizmit të majtë, i ekstremit të majtë. Prej shekujsh, një nga arritjet më të mëdha të njeriut ka qenë prezumimi i pafajësisë. Domethënë, gjersa të dënohesh je i pafajshëm. Ky ligj të bën fajshëm sapo të vjen dikush e të thotë, më diskriminove. Dhe duhet ti të dëshmosh që nuk e ke diskriminuar.

Është ligji më stalinist, më ekstremist që mund të jetë. Dhe këtë e votoi Edi Rama. Është ligji i censurës. Sepse në qoftë se, prindi i flet fëmijës për gjininë, siç ia ka lindë Zoti. Në qoftë se prifti predikon për gjininë sipas Biblës. Në qoftë se hoxha flet për gjininë sipas Kuranit, dënohet. Dënohet sepse ligji nuk i pranon ato, ligji i dënon ato. Ky ligj që u kalua para një muaji. Pra është një betejë kjo ekzistenciale për ne. Ndaj dhe jam këtu sot për t'u bërë thirrje ju, për t'u bërë thirrje qytetarëve të këtij qarku dhe mbarë shqiptarëve, që të përgatitemi për revoltat më të fuqishme që ka njohur vendi.


Midis nesh ka njerëz të lodhur, e kuptojmë. Ka njerëz të mërzitur, e kuptojmë. Ka njerëz të zhgënjyer, kjo është e vërtetë. Ka njerëz të pakënaqur, kjo është e vërtetë. Ka njerëz që kanë kontrata me qeverinë, kjo është e vërtetë. Ka njerëz që kanë favore nga qeveria, kjo është e vërtetë. Prapë jam shumë optimist, se përsëri kam bindjen më të thellë se, ka mijëra e mijëra idealistë, të cilët idealin e lirisë dhe dinjitetit njerëzor, të familjes dhe të Shqipërisë, të kombit shqiptar, e kanë më epror se çdo gjë tjetër. Ndaj dhe ne do të nisim një betejë, në të cilën nuk ndalemi më gjerë në fitoren, gjerë në përmbysjen e këtij regjimi dhe fitoren e merituar të Partisë Demokratike," tha Berisha./Dosja.al.

elbasan foltore sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet