LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Në Shqipëri u zhvilluan zgjedhje, njëlloj siç zhvilloheshin në diktaturë autoritare

Gjatë fjalës së tij në foltoren me demokratët e Elbasanit, Berisha u shpreh se Edi Rama kurrë nuk fitoi zgjedhjet, por i rrëmbeu ato.

12 Dhjetor 2025, 18:38 Nga E.d

Berisha: Në Shqipëri u zhvilluan zgjedhje, njëlloj siç

ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se në Shqipëri u zhvilluan zgjedhje, njëlloj siç zhvilloheshin në diktaturë autoritare. Gjatë fjalës së tij në foltoren me demokratët e Elbasanit, Berisha u shpreh se Edi Rama kurrë nuk fitoi zgjedhjet, por i rrëmbeu ato.

Ai tha se edhe në 2021-shin i mori zgjedhjet, ndonëse nuk arrestoi drejtuesit e opozitës, nuk bëri amnisti me 2 miliardë euro e të tjera, po prapë i grabiti zgjedhjet. Lideri i opozitës deklaroi se raporti tregoi se zgjedhjet kanë qenë farsë elektorale dhe thanë që në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti.

Ai tha se Edi Rama përdori dhjetëra milionë euro, përdori të gjitha lidhjet e tij, të gjitha lobimet e tij, që të ndryshonte raportin dhe të mos botohej. Në fund, Berisha tha se raporti u vonua si kurrë ndonjëherë, një muaj e gjysëm, por në fund u publikua.

"Po bisedoja para dy muajsh, erdhi një delegacion parlamentar europian. Tetë deputetë të parlamentit europian. Njëri prej tyre, socialist, italian, gazetar i shquar, sepse e njihja. Dhe natyrisht si i majtë, kjo nuk ishte muzika që i pëlqente shumë. Por në një moment, i them, zotëri; droga i them është fuqi e jashtëzakonshme. Më pa dhe shtangu. Po më thuaj ti pak, i them, një njeri anonim që unë ja kam mësuar emrin para tre muajsh dhe ti s'ia ke dëgjuar ndonjëherë, me 6 miliardë euro nëpër banka, a mund ta imagjinosh ti fuqinë e verbër të tij?

Ngeli, shtangu. Pra, pse u ndalën këto? Demokratë e demokratë, Edi Rama kurrë nuk fitoi zgjedhjet. Kurrë! Në mënyrë absolute, i rrëmbeu me dhunë, me forcë, me të gjithë forcën e shtetit, me të gjitha mjetet e ligjshme dhe të paligjshme. A ka gjë të re këtu? Jo, për mua nuk ka. Unë kisha deklaruar në mënyrë të përsëritur se me këtë nuk bën zgjedhje, s'kemi zgjedhje. Por kisha bërë një zotim tjetër; Do mbroj votën tuaj. E kisha bërë një herë unë këtë, mbrojtjen e votës në 2001-shin. Ju kujtohet ju. Një betejë shumë e vështirë është ajo. E njihja si është.

Edhe në 2021-shin i mori zgjedhjet, ndonëse as nuk arrestoi drejtuesit e opozitës, nuk bëri amnisti me 2 miliardë euro e të tjera, po prapë me aq sa dha, i grabiti zgjedhjet. Dhe shkruajta të pasnesërmen artikullin; Vota vdiq pa hyrë në kuti. Dhe i kërkova kryetarit të asaj kohe, tani thashë, të mbrojmë votën. Të mbledhim çdo fakt, dokument, dhe i tregova të gjithë rrugën që do ndiqnim për të mbrojtur votën. Ai u mor me gjëra të tjera dhe iku ajo. Tani, po. Ishim zotuar se do mbrojmë votën. Këtë e bëmë. Këtë e bëmë në të gjithë Shqipërinë. E bëmë këtu në Elbasan dhe unë ju jam mirënjohës shumë demokratëve të Elbasanit, drejtuesve, deputetëve, për punën që bënë, për dokumentet që sollën, për dokumentimet që i bënë dhunimit masiv të votës.

Dhe kjo ishte shumë e rëndësishme. Kjo punë, kjo platformë, ky përkushtim bëri që me datën 12 nëntor, raporti i vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it, Këshillit të Europës, Parlamentit Europian, të ishte më i keqi që ishte shkrojtur dhe publikuar ndonjëherë. Çfarë ndodhi? Që duhet t'i dini këto, se jemi në një prag, moment shumë të rëndësishëm si parti. Edi Rama thërret në zyrë dhe kërcënon si bandit drejtuesin e vëzhguesve. Do mi faktosh ti ato thotë, se përndryshe këto e këto e këto. Burrë fisnik, njeri me integritet të lartë. Ai sigurisht, mbeti, të themi i tronditur dhe i habitur se si mundet një kryeministër të sillet në këtë mënyrë. Por, natyrisht, e morëm vesh që është sjellë në këtë mënyrë.

Ministri i tij i Jashtëm merr vëzhguesin në telefon thotë, do t'ju përzëmë, do t'ju heqim akreditimin për ato që keni shkrojtur. O do i faktoni, o këto e këto pasoja. Të dashur miq, është bërë një betejë nga më të ashprat, nga më të vështirat, gjatë gjithë verës, çdo ditë për të mbrojtur votën. Çdo ditë janë paraqitur dokumentet më të pakundërshtueshme para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, që faktonin dhunimin e votës. Edi Rama përdori dhjetëra e dhjetëra milionë euro, përdori të gjitha lidhjet e tij, të gjitha lobimet e tij të ndryshonte raportin, të mos botohej raporti. Raporti u vonua si kurrë ndonjëherë, një muaj e gjysëm. Ndërhyrje nga më të fuqishmet. Mogherinëra stër Mogherinera e të tjerë, e të tjerë. Por raporti u publikua. Raporti doli.

Raporti tregoi se zgjedhjet kanë qenë farsë elektorale. Do t'ju jap vetëm një fjali. Në Këshillin e Europës, raporti i Këshillit të Europës, deputetët e Këshillit të Europës ishte në Shqipëri, u redaktua, u redaktua, u redaktua, por ai që e redaktoi, e bëri këtë, përsëri njeri me karakter, ai në fund bën një rekomandim: Në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti. Domethënë, në Shqipëri s'kishte zgjedhje midis partive, po shteti ishte në një anë dhe pastaj partitë e tjera në anën tjetër.

Pra, në Shqipëri u zhvilluan zgjedhje njëlloj siç zhvilloheshin në diktaturë autoritare, se në totalitar nuk ka parti, ku shteti përdor gjithçka kundra atyre partive që dalin në fushë në një farsë elektorale. Ose, një citim tjetër, në Parlamentin Europian, në tempullin e demokracisë, një nga deputetët më të shquar të atij parlamenti, do të deklaronte se në Shqipëri, krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha elbasan foltore

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale