LIVE UPDATES
Politike

"Historia jonë është se jemi të pamposhtur"/ Berisha: Donin të na rrëmbenin emrin dhe flamur por...

Gjatë fjalës së tij në foltoren me demokratët e Elbasanit, Berisha u shpreh se ata që donin t'i rrëmben emrin dhe flamurin opozitës, dështuan.

12 Dhjetor 2025, 18:26 Nga E.d
"Historia jonë është se jemi të pamposhtur"/
Sali Berisha

ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se historia e PD-së tregon se demokratët janë të pamposhtur. Gjatë fjalës së tij në foltoren me demokratët e Elbasanit, Berisha u shpreh se ata që donin t'i rrëmben emrin dhe flamurin opozitës, dështuan.

Lideri i opozitës tha se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. Ai tha se nuk mund të quhen zgjedhje ato në të cilat për të rrëmbyer votat, falen të gjitha gjobat dhe kamatat, të cilat faktohet se ishin 2 miliardë euro. Ai tha se gjatë zgjedhjeve Edi Rama, punonjësit që paguhen me taksat e qytetarëve, i shndërron në polici elektorale dhe në terroristë elektoralë. 

"Vazhduan të na rrëmbenin emrin, të na rrëmbenin flamurin. Dështuan se qëndruam. Dështuan se nuk u dorëzuam. Na përçanë, u bashkuam. Janë të vërteta këto. Pse po ndalem këtu në këtë histori? Po. Ne kemi një histori. Dhe historia jonë po të përmblidhet me një fjalë, është; Të pamposhtur. Të pamposhtur. Të pamposhtur. E faktuam ne këtë. E kemi faktuar ne këtë. Erdhën zgjedhjet. Miq, për çdo demokrate e demokrat, çdo qytetar dhe qytetare mbështetës të Partisë Demokratike dhe opozitës, kam vetëm një lutje: Sali Berisha në mënyrën më të përsëritur, jo një herë, po dhjetëra e dhjetëra herë, ju ka deklaruar dy gjëra. Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. Asnjëherë. Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. Sikundër zotimi im solem se, do të mbroj votën tuaj. Se cilat ishin zgjedhjet, ftoj çdo votues, çdo zgjedhës të këtij qyteti të bekuar dhe të këtij rrethi, të pyesë veten kaq: A mund të quhen zgjedhje ato në të cilat shteti mobilizon të gjitha burimet, potencialin e saj në garë elektorale.

A mund të quhen zgjedhje ato kur shteti organizon për të ndikuar tek qytetarët në votën e tyre, në periudhë të ndaluar me ligj, 4530 aktivitete. Të gjitha me paratë e taksapaguesve, përfshi këtu ditën e votimit ‘Giro D'Italia’ me 7 milionë euro. Organizatë private. A mund të quhen zgjedhje ato në të cilat i biri i Kristaq Ramës që firmosi varjen në litar të poetit disident, arrestoi në vitin zgjedhor si persona nën hetim pa asnjë akuzë, kryetarët e dy partive kryesore opozitare dhe të partisë së tretë e vuri në ndjekje penale, për një çështje që ishte gjykuar e rigjykuar 15 vite më parë. Pra nëqoftëse ti një opozitë e merr të dekapituar dhe e çon në zgjedhje, a mund të imagjinohet të flitet për zgjedhje. A mund të quhen zgjedhje ato në të cilat nga paratë tuaja të taksapaguesve për të blerë votat shpërndanë, shpërndanë 100 euro për 760 mijë pensionistë në mes të fushatës.

A mund të quhen zgjedhje ato në të cilat për të rrëmbyer votat, fal të gjitha gjobat dhe kamatat, të cilat tani faktohet se ishin 2 miliardë euro. Tani faktohet, se atëherë nuk, nuk e dinim dhe thoja 200 milionë. Jo, dalin 2 miliardë. Dhe përfitonin 205,000 biznese, nga të cilat 84,000 aktive. Dhe kjo bëhej dy ditë para votimit. A mund të quhen zgjedhje, zgjedhje të cilat Edi Rama, punonjësit që ne paguajmë me taksat tona, i shndërron në polici elektorale, në terroristë elektoralë. Gjithçka që po them është e sanksionuar në raportet ndërkombëtare. Dhjetëra mijëra punonjës, presione nga më të ndryshmet.

A mund të quhen zgjedhje kur qeveria përdor të gjithë forcën e ekzekutivit, me dhjetëra mijëra punësime të përkohshme, leje ndërtimi, certifikata pronësie, leje legalizimi e etj., e etj., për të marrë votat. A mund të quhen zgjedhje kur qeveria, kur qeveria, licencon mbjelljen e 28,000 hektarëve drogë. Në një kohë kur, sipas terrenit, një bimë kanabis vlerësohet 1000 euro. A mund të quhen zgjedhje? Ju them një gjë miq, për një komb, asgjë në botë nuk ka më serioze sesa votimi, sesa zgjedhjet. Nuk ka asnjë proces tjetër të përcaktojë fatin e tij, siç përcaktojnë zgjedhjet, prandaj dhe po ndalem. A mund të quhen, pra zgjedhje, ndërsimi e karteleve të drogës në Durrës Troplinët, në Elbasan Çelët, në Shkodër Bajrët, me miliardat e tyre." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha foltore opozita

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet