LIVE UPDATES
Politike

Largimi i Grida Dumës, Salianji: Akt sakrifice! Gruaja më e votuar në PD, kishte profil politik të ngritur

Salianji është shprehur se lënia e privilegjeve të deputetes janë sakrificë e madhe që nuk e bëjnë shumë persona ndërsa shtoi se kjo duhet t’i shërbejë opozitës për të gjetur rrugën.

11 Nëntor 2022, 16:56 Nga A.B
Largimi i Grida Dumës, Salianji: Akt sakrifice! Gruaja më e votuar
Grida Duma dhe Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur për largimin nga parlamenti të Grida Dumës, e cila u largua nga politika për një projekt në televizion tre ditë më parë. Salianji është shprehur në News 24 se lënia e privilegjeve të deputetes janë sakrificë e madhe që nuk e bëjnë shumë persona ndërsa shtoi se kjo duhet t’i shërbejë opozitës për të gjetur rrugën.

“Dorëheqjet nuk janë të ngjashme qoftë për shkak të profilit politik, qoftë për shkak të personalitetit politik, por qoftë edhe për shkak të kontributeve të dhëna në vite. Nuk kanë të njëjtat sakrifica dhe as kontribute brenda partisë. Problemi në Shqipëri është që politikanët nuk largohen, nuk e kanë pjesë të moralitetit politik apo kulturës politike dorëheqjen dhe kapen me thonj pas karrigeve politike. Dorëheqja e Gridës është e përsëritur si akt, pas dorëheqjes si nënkryetare, politikanët si rregull tërhiqen kur kanë kuotat më të ulëta, Grida u tërhoq në një moment kur kishte kuotat më të larta dhe popullaritet të madh. Tërheqje. E shoh si mospërfshirje në betejë brenda opozitës të profileve të larta, sepse krijohen kosto të mëdha. Lenia e privilegjeve të deputetes është sakrifice që pak e bëjnë, duhet ti shërbejë opozitës për të gjetur rrugë, si kumbin qoftë për ata që janë brenda, apo si lëvizje për të ndihmuar nga jashtë”, deklaroi Salianji.

Ai rreshtoi disa nga arritjet e Grida Dumës në politikë duke e cilëuar gruan më të votuar në PD me një profil politik të ngritur mbi beteja dhe fitore betejash. 

“Ishte si dorëheqja që bëri si nënkryetare, apo dorëheqja që bëri Gjekmarkaj që çoi në një dorëheqje në atë rast të kryetarit të PD-së, pra për shkak të një lëvizje të brendshme. Për të thënë disa anti-teza të atyre që janë hedhur në publik, është sakrifica me bashkinë e Durrësit ku janë marrë vota më shumë se asnjëherë tjetër nga 2013 e mbrapa, fitimi i njësisë së Kavajës në këto zgjedhje, nje nga tre njesite e fituara ne PD ne gjithe qarkun Tiranë, fitorja brenda partiake ne Rrogozhine ne 6 Mars ku PD zyrtare doli e dyta vetem ne kete bashki, gruaja më e votuar në PD, e bën që qartesisht te jete nje profil politik i ngritur mbi beteja dhe fitore betejash, të jetë një tërheqje që të shërbejë si një kambanë për ti treguar opozitës dhe shoqërisë që duhet të ketë një tjetër dimension, një tjetër mënyrë për të bërë politikë. Këtë profil e bëjnë vetëm politikanë që vijnë me një personalitet të caktuar, pra dorëheqjen e bëjnë njerëz që kanë sedër dhe integritet politik. Kur je me i spikaturi dhe sakrifikon duke fituar dhe kur drejtuesi të shet, kur bën beteja vetëm në opozitë, kur në vitin 2013 gjithë të majmurit e pushtetit largoheshin dhe beteja publike mbahet vetëm, kur luftën e ke jo vetëm me regjimin hibrid por dhe me të blerët nga regjimi por qëndron dhe gjen përherë forma kontributi për interesin publik, e bën akt emancipues dhe shembull. Edhe në rastin e Rrushajt besoj që është një akt për tu vlerësuar, pavarësisht se kontributi dhe sakrifica nuk janë të njëjta”, është shprehur ai.

ervin salianji grida duma

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet