LIVE UPDATES
Politike

Lamallari- Balliut për drejtorin e ri të Policisë: Oficer karriere, ty qëkur të thanë bukurosh more kot. Demokrati: Je mbajtës karrigesh jo ministër

Lamallari tha se konkurimi për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ishte një konkurs i pastër dhe i monitoruar edhe nga ndërkombëtarët.

30 Mars 2026, 18:16 Nga E. D
Lamallari- Balliut për drejtorin e ri të Policisë: Oficer

TIRANË- Emërimi i Skënder Hitës, si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka shkaktuar debat mes deputetëve të opozitës dhe Ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, në seancën plenare. Gjatë fjalës së tij, deputeti i PD-së Klevis Balliu tha se emërimi i Hitës në krye të policisë së Shtetit dihej prej ditësh, ndërkohë që e quajti zar të Belinda Ballukut. 

Balliu: Zar i radhës i Ballukut. Që tre ditë më parë e dinim që Skënder Hita do të emërohej sot vetëm u zyrtarizua krim i radhës. Në dosjen e Ballukut thuhet se ka pasur kërcënime me jetë ndaj dëshmitarëve nga eksponentë të krimit. Në dosjen e kësaj zonje, që sot emëron drejtorin e Policisë, merr në dorë të gjithë Ministrinë e Brendshme. Se siç ka thënë Rama, ministrat e Brendshëm do të merren me adresat.

Ndërkohë, Lamallari ragoi menjëherë, duke e vlerësuar figurën e Hitës si një drejtues profesionist dhe oficer karriere. Ai tha se konkurimi për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ishte një konkurs i pastër dhe i monitoruar edhe nga ndërkombëtarët. Por, sipas Lamallarit, kushdo që do të zgjidhej, duhej të merrte parasysh baltën që do hidhte opozita. 

Lamallari: Në fakt, Policia ose shtetit shqiptar i duhet dhënë mbështetje, besim dhe le ta provojë me punë dhe me përkushtim që i shërben shtetit shqiptar, qytetarëve dhe integrimit të vendit. Z. Hita është oficer karriere, unë kam pasur rastin të bashkëpunoj me të prej 9 vitesh tashmë, qëkur unë pata nderint’i bashkohem Ministrisë së Brendshme. Ka qenë drejtues në disa qarqe të vendit ku ka spikatur për profesionalizmin, integritetin, përkushtimin ndaj uniformës e organizatës dhe jam i lumtur që si një nga kandidatët më të vlerësuar të konkursit të mbikëqyrur edhe nga partnerët ndërkombëtarë, kryesisht ata të BE që kanë qenë të pranishëm gjatë gjithë ditës, ka spikatur roli dhe kontributi i tij. Besoj që Hita, paraardhësit dhe ata që do të vijnë më pas janë mësuar që gjithçka bëhet politike, por për fat të keq, edhe Policia e Shtetit politizohet dhe çfarëdo që të bëjnë do të kenë mallkimin e pashmangshëm të një opozite që vetëm hedh baltë mbi çdokënd, institucionalizon dhunën duke e bërë instrument politik. I vetmi faj që ka çdo përfaqësues i Policisë së Shtetit, deputetit në fjalë qëkur iu thirr bukurosh i është bërë obsesion dhe tani nuk i ndahet këtij muhabeti, anatemon çdokënd dhe e përdor për politikë bajate e ordinere. Drejtorit të ri duhet t’i urojmë mbarësi e suksese në misionin e shenjtë për garantimin e rendit dhe sigurisë, edhe gjatë protestave që ju bëni dhe molotovëve që hidhni duke mbajtur në njërën dorë flamujt e vendeve të BE dhe hidhni përtokë e shkelni flamurin kombëtar. Turpi qoftë me ju!.

Ndërkohë, deputeti demokrat, Klevis Balliu iu drejtua duke i thënë Lamallarit se ai nuk është një ministër, por një mbajtës karrigesh që bën çfarë i thonë të tjerët.

Balliu:  Në qoftë se nuk e kuptove, e thash që atë që ti mësove sot unë e mësova para 3 ditësh, sepse ti je mbajtës karrigesh jo ministër. Ti nuk di nga lidhet gomari. Ti nuk flet dot, se ti kërcen, fle, ha dhe ikën kur të thonë. Ti duhet të rrish të mbyllësh gojën dhe të dëgjosh./Dosja.al

besfort lamallari belinda balluku klevis balliu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet