Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Enkelejd Alibeaj është shprehur se në funksion të bashkimit, propozon hapjen nga këtyre kandidaturave me synimin për të dalë me kandidatë unikë në zgjedhje.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka ftuar kandidatët e zgjedhur në primaret e organizuara nga ajo që ai e quan "Komisioni i Rithemelimit". Sipas fjalës së zbardhur në mbledhjen e sotme të mbështetësve të tij, Alibeaj është shprehur se në funksion të bashkimit, propozon hapjen nga këtyre kandidaturave me synimin për të dalë me kandidatë unikë në zgjedhje. Por gjithashtu nga ana tjetër ka bërë propozimet e tij edhe në lidhje me kandidatët për këshilltarët bashkiakë dhe aleancën me partitë e tjera.
"Në funksion të bashkimit, duke konsideruar realitetet që kanë prodhuar primaret e mëparshme të PD-së në prag të zgjedhjeve të vitit 2021, votimet me primare nga grupi i Rithemelimit dhe kandidime të tjerë, i propozoj kësaj kryesie hapjen në princip ndaj gjithë prurjeve në fjalë, në menyrë eksplicite ndaj kandidatëve demokratë të primareve gjithashtu, me synim daljen me kandidatë unik,"-mësohet se është shprehur Alibeaj.
FJALA E PLOTË:
Siç deklaruam të premten në mbrëmje, vendimi i Gykatës së Apelit, përbën për Partinë Demokratike, për të gjithë ne, një moment të veçantë përgjegjësie për të rimarrë me energji të reja kursin e forcimit, rritjes dhe fitores. Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë, por jemi me të vendosur se kurrë për t’ja dalë me demokratët pa dallim, me zgjedhësit tanë, me qytetarët shqiptarë, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë perëndimorë, me SHBA, vendet e BE-së, me Britaninë e Madhe. Nga sot fokusi kryesor i gjithë veprimtarisë sonë politike janë zgjedhjet vendore të 14 Majit. Me pjesëmarrjen, me kandidatët, me garën, me synimet dhe me rezultatet tona në këto zgjedhje duhet të nderojmë historinë e Partisë Demokratike:
Të afirmojmë Partinë Demokratike si alternativa krysore e qendrës së djathtë demokratike, kombëtare, perëndimore dhe euro-atlantike në Shqipëri; T’i japim pushtetit vendor fytyrën e alternativës sonë demokratike; Të vendosim dhe të synojmë objektiva ambicioze, të hedhim bazat e sigurta të fitores së madhe në zgjedhjet parlamentare për largimin e qeverisë së korruptuar deri në palcë të Edi Ramës, dhe duke bërë realitet rrotacionin jetëdhënës të pushtetit që presin me etje të shpallur shumica e shqiptarëve.
Për këtë :
1-Në lidhje me kandiatët për këshilltarë bashkiakë
Duhet të fillojnë menjëherë nga puna duke ftuar demokratët dhe intelektualët rreth saj të shprehin interesin për të qenë pjesë e listës së këshiltarëve të PD-së në bashkitë respektive. Paralelisht, kjo Kryesi do të miratojë një udhëzim të detajuar për mënyrën e zgjedhjes dhe renditjes së tyre në mënyrë demokratike dhe të drejtë.
2- Në lidhje me kandidatët për kryetarë të bashkive
Në funksion të bashkimit, duke konsideruar realitetet që kanë prodhuar primaret e mëparshme të PD-së në prag të zgjedhjeve të vitit 2021, votimet me primare nga grupi i Rithemelimit dhe kandidime të tjerë, i propozoj kësaj kryesie hapjen në princip ndaj gjithë prurjeve në fjalë, në menyrë eksplicite ndaj kandidatëve demokratë të primareve gjithashtu, me synim daljen me kandidatë unik.
3-Në lidhje me aleancat
PD merr përsipër ti prijë ndërtimit të një Aleance sa me të gjerë të mundshme të gjithë partive të qendrës së djathtë, me synim maksimizimin e votave të një të djathtë plurale ku secili subjekt zhvillon indentitetin e vet poltitk brenda korrnizës përbashkuese të vlerave demokratike, kombetare dhe Perëndimore.
Xhelal Mziu dhe Sali Berisha TIRANË- Grupi i Enkelejd Alibeajt po zhvillon një mbledhje pas vendimet të gjykatës që iu riktheu vu...
Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, pak para takimit që po zhvillon Enkelejd Alibeaj tha se PD duhet t&eum...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka premtuar se do të japë më shumë detaje për...
Edi Rama TIRANË- 'Nuk ka parti që nuk do futet në zgjedhje'- deklaroi sot kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashk&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk komentoi asnjë lëvizje që po ndodh nga kahu opozitar. Gjatë konferencës së p&...
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën e PD, ishte projekt ...
Mette Frederiksen TIRANË- Në një konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama, kryeministrja e Danimarkës Mette Frede...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka rritje të numrit të turistëve danezë. Këtë e tha gjat&e...
Edi Paloka TIRANË-Deputeti demokrat, Edi Paloka ka reaguar pas dorëzimit të dokumentave të përfaqësuesve të Enkelejd Ali...
Lulzim Basha TIRANË- Një vit pasi dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha firmos si i tillë...