LIVE UPDATES
Politike

Alibeaj u regjistrua në KQZ për "14 majin", Berisha: Rama-McGonigal-Yuri Kim duan të shkatërrojnë PD. Koalicioni? Do e merrni vesh shpejt

Gjatë fjalës së tij Berisha komentoi edhe vendimin e grupit të Enkelejd Alibeajt për regjistrimin në KQZ për zgjedhjet lokale të 14 majit.

6 Mars 2023, 12:22 Nga k.m.
Alibeaj u regjistrua në KQZ për "14 majin", Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën e PD, ishte projekt i kryeministrit Edi Rama dhe jo vetëm. Në një deklaratë për shtyp nga selia e PD-së, Berisha gjithashtu përmendi ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal dhe ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Gjatë fjalës së tij Berisha komentoi edhe vendimin e grupit të Enkelejd Alibeajt për regjistrimin në KQZ për zgjedhjet lokale të 14 majit. I pyetur për koalicionin, Berisha shtoi: Sapo të pagëzohet koalicioni dhe forcat politike të parët që do ta marrin vesh do të jenë gazetarët. 

DEKLARATË PËR MEDIAT E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA

Dy ditët e fundit ishin ditë debatesh dhe takimesh intensive, të cilat përfshijnë të gjitha forumet e PD, përveç Kuvendit Kombëtar të saj. Në vlerësimin tim PD nëpërmjet forumeve të saj u dha përgjigjen më të vendosur dhe më shkatërrimtare projekteve të Edi Ramës të asistuar në kundërshti flagrante me çdo normë kombëtare dhe ndërkombëtare nga guvernatorja Yuri Kim për qëllime personale që synonin largimin e PD nga zgjedhjet me moton e përbashkët: Edi Rama, McGonigal, McGonigal me fustan për shkatërrimin e kësaj partie.

Gjykoj dhe vlerësoj se përballë këtyre akteve primitive, hakmarrëse, anti-demokratike, forumet e partisë reaguan në mënyrën më të vendosur, në mënyrën më demokratike dhe më kushtetuese.

Në këtë kontekst mund t’ju them se në radhët e anëtarësisë së PD, drejtuesve të saj në qendër dhe në bazë, shtabeve elektorale të kandidatëve tanë ka një gjallërim të paparë. Mbështetja për PD pas këtyre akteve të turpshme e primtive të cila kanë synim çelnikosjen, konsolidimin e monizmit të kufomës politike të pakallur që quhet, Edi Rama, dështoi tërësisht.

Përkundrazi, nxitën një energjizim të madh, një frymëzim të madh të atyre që shndërruan PD-në në parti të vërtetë opozitare, të atyre që besojnë se Shqipëria duhet të ketë pluralizëm. Të atyre që besojnë në miqësinë, bashkëpunimin me vendet partnere, vendet e lira dhe jo me mafien e tyre.

Jam këtu për t’u përcjellë një përshëndetje të zjarrtë të gjithë anëtarëve, të gjithë simpatizantëve të PD, t’ju shpreh mirënjohje për gatishmërinë e tyre për të shumëfishuar forcat në fushatë elektorale dhe për të vazhduar betejën tonë në protesta, mosbindje civile.

Revolucioni demokratik nuk mbaron në asnjë çast.

Pyetje: Grupimi i Alibeajt ka depozituar sot në KQZ kërkesën për t’u regjistruar PD, ndërkohë që në dokumentacion është firma e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeaj. Si e komentoni këtë kërkesë të z.Alibeaj?

Berisha: Komenti im është ky. Pengjet janë pengje. Zbatojnë vetëm urdhra të pengmarrësit. Ekziston fraksioni i pengjeve të Edi Ramës që përbëhet nga dy persona: Lul Brava dhe Alibasha, kaq. PD është një dhe vetëm një. Është ajo e anëtarësisë që ka mbështetjen masive nga qytetarët shqiptarë. Është ajo e cila ka vendimin e gjykatës të faktit për regjistrimin dhe nuk mund të goditet me asnjë mjet tjetër. Do jenë të mjerë ata që do të vazhdojnë si Don Kishotër betejën me këtë forcë që ka për energji frymëzimin lirinë. Është e aftë të regjistrojë çdo mafie, dhe e faktoi këtë. Kjo bën krenar çdo shqiptar, çdo njeri të lirë.

– Mund të na thoni se cili është koalicioni dhe cilat janë partitë përbërëse në këtë koalicion?

Berisha: Sapo të pagëzohet koalicioni dhe forcat politike të parët që do ta marrin vesh do të jenë gazetarët. Faleminderit!

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet