LIVE UPDATES
Politike

Kim takon Shalsin e Kotin. Demokratja: S’folëm për Berishën. Deputeti: Sorina nuk shpjegoi non-gratan

Shalsi nuk la pa "thumbuar" kolegen Koti teksa u shpreh se ajo duhet të gjente kurajon për t'i treguar dhe shpjeguar ambasadores Kim se pse vijon ta mbështesë non-gratën dhe pse është pjesë e një kontigjenti politik brenda PD-së që në kundërshtim me çfarë duan shqiptarët vazhdon të mbështesë një person të padëshiruar nga partneri ynë strategjik.

7 Tetor 2022, 11:04 Nga A.B e.k
Kim takon Shalsin e Kotin. Demokratja: S’folëm për
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, Eduard Shalsi dhe Sorina Koti gjatë takimit në Kryesinë e Kuvendit

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim është takuar ditën e sotme me Kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsin dhe me deputeten e PD-së njëherazi dhe nënkryetarja e këtij Komisioni, Sorina Koti.

Takimi nisi në orët e para të mëngjesit në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe zgjati përreth 1 orë.

Pas përfundimit të takimit në një prononcim për mediat nënkryetarja e Komisionit, Koti bëri të ditur se në takim u fol për investimet amerikane në Shqipëri, stabiliteti në vend dhe amnistia fiskale. Ndërsa kur u pyet se nëse në takim u diskutua për Berishën, duke qenë se ajo është rreshtuar në krah të deputetëve që mbështesin liderin e selisë Blu Koti e mohoi diçka të tillë duke u përgjigjur se nuk është përmendur kryedemokratiki

Sorina Koti:Opozita është denoncuese dhe në terren me qytetarët, nuk mund të mbajë kurrë përgjegjësinë pse nuk funksionin shteti i të drejtës dhe institucionet publike. Prononcimi për media e n/kryetares së Komisionit të Ekonomisë Sorina Koti, në Kryesinë e Kuvendit. Ambasadorja theksoi se reformat duhet të jenë akoma më të thella, më agresive dhe personat që duhet të shkojnë në burg, një ditë do të shkojnë në burg. Ajo që cilësova është që pjesa e qeverisjes është ajo që mban peshën më të madhe në këtë gjë. Opozita është denoncuese, është në terren, është me qytetarët, por nuk mund të mbajë kurrë përgjegjësinë pse nuk po funksionin shteti i të drejtës apo institucionet publike. Kjo ishte ajo që unë raportova tek ambasada amerikane. Por mbi të gjitha është bashkëpunimi me ndërkombëtarët sepse shqiptarët duan shpresë. Dhe shpresoj se nëse do të ketë dëshirë dhe politikanët do të jenë të ndershëm ashtu siç e kërkojnë të gjithë votuesit dhe ne që i përfaqësojmë ata, mendoj se jemi në rrugën e duhur.

Pyetje: A u bisedua çëshja e PD në takim?

Sorina Koti: Nuk u prek tema e Berishës, unë sot përfaqësoj PD. 

Prononcim për mediat pas takimit dha dhe kreu i Komisionit të Ekonomisë deputeti socialist, Eduard Shalsi i cili zbardhi dhe takimin me diplomaten amerikane. Ai tha se fokusi i bisedave ishte mbështetja financinare për reformat. Shalsi nuk la pa "thumbuar" kolegen Koti teksa u shpreh se ajo duhet të gjente kurajon për t'i treguar dhe shpjeguar ambasadores Kim se pse vijon ta mbështesë non-gratën dhe pse është pjesë e një kontigjenti politik brenda PD-së që në kundërshtim me çfarë duan shqiptarët vazhdon të mbështesë një person të padëshiruar nga partneri ynë strategjik.

Eduard Shalsi: Pata kënaqësinë ta mirëprisja në zyrë ambasadoren e nderuar të Shteteve të Bashkuara. Pëm një bisedë konstruktive dhe e vura në dijeni mbi prioritetet e komisionit të Ekonomisë dhe Financave, ku prioriteti numër 1 duke filluar nga java në vijim, do jetë diskutimi intensiv për buxhetin e vitit 2023. Komisioni ynë mbikëqyr dhe monitoron Autoritetin e Konkurrencës. Natyrisht që tema e diskutimit ishte dhe mbështetja financiare për reformat që duhet të vijojnë mbi të gjitha të asaj të reformës në Drejtësi. Mazhoranca si nismëtare e reformës në Drejtësi është e interesuar të shohë një sistem akoma më efikas. Diskutuam edhe mbi shahun, mbi muzikën dhe artin që është gjithmonë i pranishëm në zyrën time. Koti është pjesë një kontigjent politik brenda PD-së që në kundërshtim me çfarë duan shqiptarët vazhdon të mbështesë një person të padëshiruar nga një partner strategjik si SHBA. Sot Sorina nuk gjeti kurajon t’i tregonte apo t’i shpjegonte ambasadores së SHBA se pse vijon ta mbështesë non-gratën dhe pse është pjesë e një kontigjenti politik brenda PD-së që në kundërshtim me çfarë duan shqiptarët vazhdon të mbështesë një person të padëshiruar nga partneri ynë strategjik. Është e kuptueshme, njerëzit e dëshpëruar thonë dhe bëjnë gjëra të dëshpëruara.

Me anë të një postimi në Facebook Shalsi ka shpërndarë dhe fotot nga takimi me ambasadoren amerikane. Bie në sy fakti se për pak çaste duket se kolegët e PS dhe PD kanë bërë "armëpushim" dhe janë ulur krah njëri-tjetrit në tryezën e takimit.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim është takuar ditën e sotme me Kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsin dhe me nën kryetaren, Sorina Kotin, deputeten e Partisë Demokratike. Takimi nisi në orët e para të mëngjesit në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe zgjati përreth 1 orë. Nënkryetarja e Komisionit, Koti bëri të ditur se në takim u fol për investimet amerikane në Shqipëri, stabiliteti në vend, amnistia fiskale. Ndërsa kur u pyet se nëse në takim u diskutua për Berishën, duke qënë se është deputet e Berishës, ajo e mohoi. Ditën e djeshme ambasadorja Kim zhvilloi një takim dhe me deputetin demokrat Enkelejd Alibeaj po në Kryesinë e Kuvendit.

yuri kim eduard shalsi sorina koti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet