LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Në pranverë Asamble dhe Kryesi të re"/ Kongresi i PS-së, Rama: ChatGPT do na ndihmojë me anëtarësimin në BE, nuk besoj se Greqia do vërë veton

• Kongresi i PS-së është mbajtur ditën e sotme i ndarë në 6 panele. •Punimet e Kongresit u ndanë në 6 panele: Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër Korrupsionit, Prioritetet zhvillimore, Qeverisja Vendore, Siguria dhe Shqipëria në botë si dhe Partia Socialiste 2030. • Kryeministri Edi Rama në Kongres ditën e sotme foli për procedurat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe theksoi se nuk beson se Greqia do të na vërë veton. • Rama po ashtu zbuloi sot se i ka kërkuar ndihmë Mira Muratit për të përdorur Chat GPT për të punuar legjislasionin e vendit me të BE-së. • Duke folur për pensionistët, Rama tha se vitin e ardhëm do e marrin pensionin në bankë dhe se do të kenë kartën e tyre për ta përdorur. • Rama paralajmëroi sot socialitët se kush shkel ligjin do të përballet me drejtësinë e re, që nënkupton SPAK dhe GJKKO-në. • Po ashtu në Kongres, Rama përmendi se po të ishte Partia Demokratike në pushtet, vendi do të ishte në humnerë momentalisht. • Ndërkohë që në pranverë do të mbahet Kongresi zgjedhor i PS-së për të zgjedhur Asamblenë dhe Kryesinë e re të PS-së. • Ministri Ulsi Manja e cilësoi plagë dhimbje 21 janarin, për të cilin u shpreh se vendimi i Strasburgut ua ka lehtësuar sado pak dhimbjen e këtyre 12 viteve. •Erion Braçe tha se në 21 janarin e 2011 u pushkatuan pa gjyq në mes të bulevardit 4 protestues.•Ministri Ulsi Manja e cilësoi plagë dhimbje 21 janarin, për të cilin u shpreh se vendimi i Strasburgut ua ka lehtësuar sado pak dhimbjen e këtyre 12 viteve. •Erion Braçe tha se në 21 janarin e 2011 u pushkatuan pa gjyq në mes të bulevardit 4 protestues.

17 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

“Në pranverë të përgatitemi për Kongres zgjedhor të PS", Rama: Duhet të kemi Kryesi dhe Asamble të re

"Në pranverë Asamble dhe Kryesi të re"/ Kongresi i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në pranverë do të mbahet Kongresi zgjedhor i PS-së. Në Kongresin e sotëm, Rama u shpreh se duhet që të kenë kryesi dhe Asamble të re në pranverën e 2024-ës. Po ashtu, Rama theksoi se kushdo që ka dëshirë t'i bashkohet PS-së është i hapur.

"Në duhet një angazhim serioz dhe duhet të përgatitemi që në pranverë të kemi një kongres zgjedhor të PS për të pasur një kryesi të re, për të pasur një asamble të re sepse ne nuk na shkon sinqerisht më që të themi ejani jemi të hapur, dhe që fatkeqësisht shumë kush nga ata që na votojnë të mos kenë besim se ne jemi vërtet të hapur, ashtu sikundër ne nuk na shkon, ndërkohë që marrim lëvdata nga familja e madhe socialiste për çfarë kemi bërë për barazinë gjinore, ne ta kemi të sanksionuar në nivele të larta.

Ne kemi në statut që organizatat socialiste duhet të drejtohen nga një burrë ose vajzë dhe akoma sot  në 2023 ka zona dhe ka organizata që thonë ne këtu s’kemi gra. Kush i ka pjellë këta dhe me kë i kanë bërë fëmijët këta?! Kjo është skandaloze. Nuk na shkon më që ti duam nga larg dhe ti respektojmë nga larg dhe ti dëgjojmë nga afër kur vijnë zgjedhjet njerëzit e punës, njerëzit e Shqipërisë që jeton jashtë administratës shtetërore dhe që meritojnë të dëgjohen nga PS dhe meritojnë të bëhen pjesë e PS në rast se dëshirojnë”, tha Rama.

2 MUAJ ME PARE

Rama: Vitin e ardhshëm pensionistët do të marrin kartën e tyre

"Në pranverë Asamble dhe Kryesi të re"/ Kongresi i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nga viti ardhshëm, pensioni i pensionistëve do të kalojë në bankë dhe nuk do të jepet në dorë. Duke folur në Kongresin e PS-së, Rama u shpreh se puna për këtë ka nisur dhe se pensionistëve do tu jepet një kartë e veçantë vetëm për ata. Po ashtu Rama tha se kartën mund ta përdorin kudo, në farmaci, kafe apo dhe supermarkete.

"Pensionistët nuk na kanë borxhe, por ne ua keminjë  borxh. Një tjetër turp i PS, pensionistët marrin pensionet me zarf. Dhe lindin grupet e organizuara që mernin pjesën e tyre nga çdo zarf pensionisti. Pastaj janë zarfet shkojnë me korrierë, paguhen pafund korrierë. Në 2024, ne pensionistëve do t’u japim kartën e tyre dhe do ta fillojmë tani projektin pilot. Pensioni i tyre do të jetë në bankë dhe nuk do t’ua prekë paratë askush. Këtë do ta shtrijmë për të gjithë. Do të na mërziten bankat, se nuk do të marrin më komision. I kam kërkuar Ministrisë së Financave që qeveria duhet të dalë me një propozim, që bankat nuk duhet t’i lëmë të fitojnë. Janë bërë për të fituar, por duhet të lënë dhe të tjerët do të fitojnë”, tha Rama.

2 MUAJ ME PARE

Rama paralajmëron socialistët: Karrigen s’e keni të tarafit tuaj, kush e harron, mos të bëjë viktimën

"Në pranverë Asamble dhe Kryesi të re"/ Kongresi i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar socialistët që kanë detyra shtetërore që të mos e e shkelin besimin e dhënë. Në Kongresin e PS-së, Rama ka deklaruar se karrigia nuk është tarafiti i tyre dhe se pushteti po të hyri të trup të mbush xhepat por të merr mendjen. Po ashtu ai ka deklaruar se kush e harron këtë, në fund të mos bëjë viktimën por të përballet para drejtësisë. 

"Ka pasur vonesa të ndjeshme dhe problematika të rëndë të cilësisë së përbërjes dhe përfaqësimit, nuk po merrem me rolin e atyre që duan t’i deligjitojnë, por sot duhet ta marrim përgjegjësinë me mbështetjen nga Kuvendi. Të plotësohen vakancat, të ruhet cilësia dhe profesionalizmi, por edhe për mënyrën e rritjes së shpejtësisë në hetim dhe gjykim të çështjeve që janë të pahetuara prej vitesh, të familjeve dhe qytetarëve që kanë të drejtë të marrin një përgjigje. Janë dhe kosto gjithë këto vonesë. Nuk janë probleme që duhet tua lëmë në derë të tjerëve. Nuk jemi qiraxhinj, jemi zotër shtëpie, të gjithë së bashku. Të gjitha duhet një tjetër përpjeke që i bën bashkë të tre pushtetet e pavarura dhe një numër të madh institucionesh në varësi të tyre, me vetëdijen te drejtësia europiane. Pavarësisht ndertimit të një kuadër të ri ligjor, faktori themelor është ushqimi i shëndetshëm i një fryme dhe mendësie shtetërore europiane. Shqipëria është arsyeja dhe misioni pse këto tre pushtete ekzistojnë. Roli i Kuvendit në procesin e zbatimit të reformës është i parashikuar dhe i rregulluar në ligje. Por, po të pyesim vetëm cfarë ka ndryshuar, përgjigja do të ishte ‘më ka cu nana me la gojën’. Po se ça ka thënë filani e ne i kemi thënë filanit, shkon për përshpejtimin e europianizimit të Shqipërisë, kjo nuk përfshihet dhe duhet të ndryshojë. Puna për ndryshim do të nisë një orë e më parë. Duhet të punojmë çdo ditë me vetëdijen se luftën ndaj korrupsionit nuk e bën vetëm drejtësia, por dhe vetëqeverisja. Karrigia e pushtetit është një kafshë e egër që po e le të të hyjë në trup, të mbush xhepin por të merr mendjen, prandaj kush e harron se ajo karrige është e popullit, jo e veta apo e tarafit të vetë, meriton çdo ndëshkim që parashikon ligji. Në këtë pikë nuk do zgjaten, se e dini qëndrimin që nuk ndryshon. Për të gjithë ata që harrojnë për çfarë e kanë këtë karrige, dhe kur e kap rrjeta e drejtësisë presin mbrojtje nga partia, apo bëjnë viktimën, PS qëllon të ta japë privilegjin që të ulesh në karrige, ndërsa për ta mbajtur me dinjitet dhe sukses është detyra, përgjegjësia dhe nderi yt," tha Rama.

2 MUAJ ME PARE

Paralajmëron Rama: Është Republika e Shqipërise dhe jo Prokurorëve e Gjykatëse, vërtet jeni pushtet i pavarur por... 

"Në pranverë Asamble dhe Kryesi të re"/ Kongresi i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar prokurorët dhe gjykatësit ditën e sotme. Në kongresin e PS-së, Rama ka deklaruar se pushteti gjyqësor vërtet është pushtet i pavarur, por vendi nuk është Republika e tyre por e Shqipërisë. Ai theksoi se duhet që të mendojnë se çfarë do bëjnë që gjyqësori të rrisë profesionalizmin. Po ashtu Rama u shpreh se ka dhe dy pushtete të tjera që nuk varen nga gjyqësori.

“Ka ardhur koha të bëjmë shumë më tepër me vetën dhe pastaj përmes PS për ta nxitur dhe ndihmuar drejtësinë e re, që e para të shtrihet në gjithë organizimin e sistemit të drejtësisë, se SPAK dhe GJKKO janë një dy km larg në distancë nga prokuroria e Tiranës psh, Këtu u fol për 21 janarin, 21 janari është peng i drejtësisë së vjetur. Nuk ka vajtur drejtësia e re tek prokuroria e Tiranës. 21 janari është i mbyllur në ato sëndukët e maskarenjve të Shqipërisë qysh nga viti 1912 që penguan, sabotuan dhe rrëzuan këdo që tentoi ti bënte gjërat pak më ndryshe. Imagjinoni prokuroritë e tjera në çfarë gjendje janë.

Në duhet të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë ne që drejtësia të rrisë profesionalizimin e saj. Drejtësia evropiane është në çdo rast garantë e shtetit ligjor, garantë e lirive dhe të drejtave kushtetuese të çdo individi, për fshirë edhe gjykatësit dhe prokurorët të cilët kurrsesi nuk duhet të ndihen dhe jo më pastaj të bëhen një pushtet që ndihet i pakontrolluar dhe i pa balancuar nga asnjë mekanizëm kushtetues dhe ligjor. Kjo është Republika e Shqipërisë dhe jo Republika e Prokurorëve dhe gjykatëse. Janë një pushtet i pavarur nga parlamenti dhe qeveria, por nuk janë i vetmi pushtet i pavarur i kësaj republike, e cila ka edhe dy pushtete të pavarura që nuk varen nga pushteti gjyqësor në vendimmarrjen e tyre dhe as nuk japin llogari pushtetit gjyqësor për ushtrimin e kompetencave të tyre kushtetuese dhe ligjore. Kështu funksionin drejtësia evropiane dhe kjo është panorama e të ardhmes që ne duhet të punojmë bashkë që drejtësia e re të bëhet një drejtësi evropiane”, tha Rama.

2 MUAJ ME PARE

Rama i bindur: Asnjë cic mic ballkanik dhe asnjë gërr gërr perëndimor nuk e vonon Shqipërinë në BE

"Në pranverë Asamble dhe Kryesi të re"/ Kongresi i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur i bindur se askush nuk do të vonojë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në Kongresin e PS-së, Rama ka deklaruar se asnjë cic mic ballkanik dhe asnjë gërr gërr perëndimor nuk ka për tu bërë shkak për vonimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.   

"Asnjë cic mic ballkanik apo gërr gërr perëndimor nuk e vonon dot Shqipërinë në këtë proces themelor pune për anëtarësimin në BE. Shqipëria jo vetëm që do ta bëjë përafrimin e legjislacionit por do ta bëjë më shpejt se më i shpejti që e ka bërë më parë. Por do të ndihmojë bujarisht dhe Kosovën. Askush s’e pengon që të nisë ndërvendosjen e të gjithë trupit ligjor të BE. Ne nuk do humbasim asnjë ditë çfarëdo pengese që të na vihet. Tani e kemi 100% në dorën tonë kohën e kësaj përgatitje për tu bërë teknikisht gati si një shtet de fakto i integruar 100% në trupin ligjor të Europës së Bashkuar.

Që të integrohesh në Be duhet të bëhesh ti gati por edhe Be të bëhet gati për ty por edhe vendet e BE. 27 qeveri të Be që kanë agjendat e tyre politike programore dhe elektorale të mos kenë asnjë arsye të brendshme të nxjerrin bishta që në dukje pikturohen bukur që Shqipëria ka bërë shumë dhe duhet të bëjë edhe më shumë. Janë bishta të mungesës së gatishmërisë. Shqipëria ishte gati për të hapur negociatat që disa vite më parë por komisioni Europian shikon faktet dhe jo sondazhet," tha Rama.

2 MUAJ ME PARE

Rama tregon bisedën me Mira Muratin: Do na ndihmojë me anëtarësimin në BE, përafrimi i legjislasionit do bëhet me ChatGPT

"Në pranverë Asamble dhe Kryesi të re"/ Kongresi i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar sot një bisedë që ka pasur me shqiptaren themeluese të ChatGPT, Mira Murati. në Kongresin e PS-së, Rama u shpreh se në një bisedë telefonikë që ka pasur, i ka kërkuar që ajo ta ndihmoj me anëtarësimin e vendit në BE. Rama është shprehur se Murati pranoi që legjislasionin e Shqipërisë për në BE, të bëhet me ChatGPT dhe jo me përkthyes dhe juristë, pasi janë shpenzime të shumta. Rama tha se më 13 dhjetor do ua lërë si dhuratë liderëve të BE rezultatin e modelit shqiptar për ndërvendosjen në legjislacionit.

"Askush nga ne nuk e kishte dëgjuar më parë emrin e një vajze vlonjate një talent gjenial shqiptar që quhet Mira Murati. Të gjithë e dëgjuam emrin e Mira Muartit ku mahniti të gjithë me krijesën e Chat GPT. E kërkoj Mira Muratin me thënë të drejtë i ndrojtur nga një ndrojtje që s’më karakterizon dhe më jep një takim telefonik. Dëgjoj një zë miqësor dhe marr guximin ti kërkoj ndihmë ta bëjmë gati Shqipërinë më shpejt për anëtarësimin në BE. Ajo qeshi se mendoj se po bëja humor. Unë e pyes a është e mundur që në vend që në të rekrutojmë një armatë me përkthyes dhe një batalion me juristë dhe të shpenzojmë dhjetëra miliona euro, për të bërë gati në shqip malin me masat ligjore të BE-së ta bëjmë këtë përmes Chat GPT. Mu përgjigj që më duket e mundur. Kështu nisi puna me Mirën dhe një skuadër të përbashkët që krijuar me AKSH-in. Në 13 dhjetor në Bruksel kur të mbaroj mbledhja bashke me dilemën greke, unë do do ua lë si kartolinë të Vitit të Ri të Shqipërisë të gjithë liderëve të BE rezultatin e testit të suksesshme të modelit shqiptar për ndërvendosjen në legjislacionin tonë të 280 mijë faqeve masa ligjore të BE. Dhe modeli ynë revolucionar këmbë e krye nuk bën thjeshtë përkthim, por edhe një sërë shërbimesh të tjera, por në thelb na mundëson një qërim farmaceutik të gjithë thasëve të pafundme të orizit të legjislacionit tonë në fuqi," tha Rama.

2 MUAJ ME PARE

Çështja Beleri/ Rama: Nuk besoj se deri më 13 dhjetor Greqia do vërë veton për anëtarësimin në BE

"Në pranverë Asamble dhe Kryesi të re"/ Kongresi i

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur dhe për kërcënimet e Greqisë për t'i vënë veton anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Greqia ka kërcënuar me veto, për shkak të arrestimit dhe mbajtjes ende në burg të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Rama u shpreh se nuk beson se Greqia do të vendos veton më deri më datë 13 dhjetor. Po ashtu Rama çështjen Beleri e ka quajtur absurditet dhe se është i bindur që kjo nuk do të vonojë asnjë ditë procesin në BE.

"Ne do shkojmë në Bruksel për mbledhjen e KE, me kokën lart për të gjitha rezultatet e nënvizuara qartë në raportin e kongresit amerikan dhe të përshëndetura nga 26 shtete anëtarë te Be. Vetëm një shtet e ka lënë ende pezull opinionin e vet dhe jo për rezultatet e pamohueshme të Shqipërisë po për një arsye të mos arsyes tradicionale ballkanike. Greqia. Historia dihet. Duke përsëritur qëndrimin tonë ndaj arsyes në fjalë. Qëndrim që as nuk ndryshon deri në 13 dhjetor dhe as përtej 13 dhjetorit. Ky qëndron nuk do të ndryshojë jo sepse ne jemi kokëfortë por sepse arsyeja për të mos ndryshuar qëndrim është shumë më kokëfortë se ne.

Brez pas brezi ishte trashëguar gojëdhëna se nuk do të dilte kurrë. Unë nuk do ta pranoj ta besoj deri në 13 dhjetor se fqinjët tanë do ti vënë tapën e vetos shishes së hapur me aq përkushtim punë e profesionalizëm nga një skuadër më shumë se 100 veta në të gjithë sistemin e shtetit tonë që e ka përfaqësuar me dinjitet e seriozitet Shqipërinë në tryezat e dialogut për skanimin e plotë të gjendjes së vendit duke na nderuar të gjithëve Të gjithë që na dëgjojnë dua tu them se në rast se kjo ndodh unë nuk do kthehem nga Brukseli i mërzitur, asnjë fije ju siguroj. Do kthehem edhe më krenar edhe më i motivuar për të vazhduar së bashku punët e mëdha të shtëpisë tonë të përbashkët edhe më i bindur se një absurditet i tillë s’do ta vonojë asnjë ditë procesin tonë në BE. Madje edhe më i vendosur për të përshpejtuar këtë proces për ta bërë gati Shqipërinë për në BE edhe më parë sesa Shqipëria të jetë gati,” tha Rama.

2 MUAJ ME PARE

"E di që u lodhët", Rama e nis me batuta fjalën: Do duroni dhe fjalimin tim tani

"Në pranverë Asamble dhe Kryesi të re"/ Kongresi i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën e tij në Kongresin e PS-së me batuta. Në nisje të fjalës, Rama u shpreh se edhe pse janë lodhur nga fjalimet e gjata, prap nuk kanë thënë gjë. Po ashtu, ai u shpreh se edhe pse janë të lodhur, tani duhet që të dëgjojnë fjalimin e tij.

“Më vjen shumë mirë që megjithëse ishte një kongres goxha i gjatë, ditë pushimi me një vakt dreke në mes pasi ju nuk u thatë u lodhëm mbase disa këtu e menduan që na lodhën por e rëndësishme është që jemi të gjithë këtu për ta përmbyllur këtë ditë dhe prandaj duroni edhe fjalimin tim si zakonisht të shkurtër”, tha Rama.

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Spiropali: Rama i jashtëzakonshëm, si la kusur ambasadorit rus në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit

"Në pranverë Asamble dhe Kryesi të re"/ Kongresi i
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ishte ajo që hapi Kongresin e Partisë Socialiste, i cili po mbahet në Pallatin e Kongreseve. Ajo foli për 10 milionë turistët që erdhën në Shqipëri gjatë këtij viti, të cilët sipas saj nuk erdhën vetëm për shkak të një kryeministri si Rama, të cilin e konsideroi si të jashtëzakonshëm. Por, nuk la pa përmendur dhe veprimin e Ramës ndaj ambasadorit rus në Këshillin e Sigurimit.

“10 milionë turistë në një vit në Shqipëri nuk kanë ardhur vetëm të grishur nga një kryeministër i jashtëzakonshëm si Edi Rama, që si lë kusur ambasadorit rus në mes të mbledhjes në Këshillin e Sigurimit"

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

2 MUAJ ME PARE

Kongresi i PS-së, Gazment Bardhi publikon foton e 12 të akuzuarve nga SPAK: Zbulohet paneli i 7-të

"Në pranverë Asamble dhe Kryesi të re"/ Kongresi i
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratik, Gazment Bardhi, me ironi komentoi kongresin e Partisë Socialiste që po zhvillohet këtë të premte. Ai ka publikuar fotografitë e 12 ish-kryebashkiakëve dhe ish-deputetëve që janë hetuar nga SPAK.

“Zbulohet paneli i 7 i Kongresit të PS me temë diskutimi “Eksperienca më e mirë në luftën kundër korrupsionit në Qeverinë e Edi Ramës”. Për arsye “objektive” diskutimet do të zhvillohen online!

E2564ff4 491b 4270 80a2 106bd14b1074
Foto e publikuar nga Bardhi
2 MUAJ ME PARE

Balluku në Kongresin e PS: Do ndërtojmë linjën e transmetimit energjetik nënujor me Italinë

"Në pranverë Asamble dhe Kryesi të re"/ Kongresi i
Belinda Balluku

TIRANË- Gjatë kongresit të Partisë Socialiste, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku theksoi se së shpejti do të nisë ndërtimi i linjës nënujore energjetike me Italinë. Gjatë fjalës së saj, ministrja theksoi se pjesë e këtij projekti, të cilin e cilësoi si ndër më të suksesshmit, i është bashkuar edhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Shqipëria është një vend për t’u marrë shembull për diversifikimin e burimeve energjetike të rinovueshme që pas ankandeve të suksesshme kemi arritur që të kemi projekte për prodhim solar dhe atij eolik. Kemi një plan afatgjatë për diversifikimin e këtyre burimeve që në 2030 t’i shtojmë prodhimit vendas 4 terravat, duke e kthyer vendin në një vend eksportues neto. Këto janë projekte të mirëfillta. Para pak ditësh ramë dakord me qeverinë italiane, dhe me Emiratet e Bashkuara, që kanë vendosur të jetë pjesë e projektit, kemi nisur të ngjizim ndërtimin e linjës së transmetimit nënujore mes Shqipërisë dhe Italisë. Kjo linjë transmetimi do të jetë një nga projektet më të suksesshme deri në 2023”, u shpreh Balluku.

Balluku u ndal edhe tek projektet infrastrukturore rrugore dhe ajrore. 

Ne jemi ajo parti që dimë të qëndrojmë në ditë të vështira dhe të suksesit, që mbështesim njëri tjetrin, që bëjmë ndryshimin sepse ne jemi partia e shqiptarëve. Në 2021, sërish në këtë sallë të gjithë prezantuam vizionin e PS ’20-30, i cili nuk ishte një titull futuristik apo për të rrokur vëmendjen dhe padyshim sot që flasim është kthyer në një udhërrëfyes vizioni ynë 20-30 për ekipin që duhet të sjellë suksesin, që ka nisur zbatimin dhe ne nuk flasim as me video 3D, as përralla. Flasim me vepra dhe punë. Do të nisja me paketën bazë të zhvillimit, që është infrastruktura dhe energjia dhe që janë në funksion të zhvillimit ekonomik. Kemi nisur projekte të shumta që sot janë të prekshme. Duke nisur nga korridoret që tashmë nuk janë thjesht rrugë të territorit shqiptar por pan evropiane si Korridori Blu. Nga ana tjetër të gjitha kontratat që do te vijojnë janë në faza të avancuara. Pas një pune të fortë me Komisionin Evropian kemi arritur që Korridori 8 të jetë pjesë e rrjeteve pan evropiane të transportit. Ndërtohet në të gjithë Shqipërinë një e ardhme e sigurt dhe jo siç bëhej dikur me rrugët që nuk lidheshin dot me njëra-tjetrën por ndërtojmë projekte të mirëstudiuatra që mbështesin të gjitha fushat ekonomike. Duke rritur kapacitetin infrastrukturor të vendit, kemi mbështetur sektorin e turizmit, bujqësisë, ekonominë dhe kulturën. Përveç ndërtimit të këtyre rrugëve duhet t’i mirëmbajmë ndaj në buxhetin e 2024 është parashikuar mirëmbajtja e 3606 km rrugëve.“, tha ministrja.

2 MUAJ ME PARE

Kongresi i PS, Klosi për opozitën: Ata janë të shkërmoqur, ne me Ramën jemi shumë të fortë

"Në pranverë Asamble dhe Kryesi të re"/ Kongresi i
Klosi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Bledi Klosi nuk i kurseu kritikat për opozitën gjatë Kongresit të PS-së. Në fjalën e tij, ai e ka cilësuar opozitën si të dobët. Klosi u shpreh se PS me Edi Ramën është shumë e fortë, ndërsa opozita në koalicion apo jo, është e shkërrmoqur.

“Në koalicion apo jo, të gjithë ata janë shkërmoqur. Ata duken shumë të dobët, se ne me Edi Ramën jemi shumë të fortë. Më lejoni që dhe në emrin tuaj, të deklaroj të hapur këtë Kongres. Ne do të pasqyrojmë se si ia kemi dalë për të mbajtur fjalën e dhënë. Do të flasim për ekonominë, drejtësinë, sigurinë, politikat europiane, dhe për PS, se si duhet ta rienergjizojmë dhe më shumë” tha Klosi.

2 MUAJ ME PARE

Kongresi i PS-së/ 21 Janari, Braçe: U bë pushkatim pa gjyq në mes të bulevardit!

"Në pranverë Asamble dhe Kryesi të re"/ Kongresi i
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka folur në Kongresin e Partisë Socialiste për ngjarjen e 21 Janarit të vitit 2011, ku mbetën të vrarë 4 protestues në bulevardin dëshmorët e kombit: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Teksa ka bërë një përmbledhje të ngjarjes, për të cilën disa ditë më parë Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, Braçe u shpreh se janë vërejtur mangësi të shumta, të cilat ngritën dyshime se autoritetet ishin përpjekur ta devijonin apo të ndërhynin padrejtësisht. Sipas deputetit, ky hetim i kryer nuk mund të çojë në ndëshkimin e përgjegjësve. 

“Do i kërkoja që cilido që është në këtë sallë dhe ka qene në 21 janar në Bulevard, të mbyllë pak minuta sytë dhe të kujtojë veten e tij në atë moment. Më 19 janar 2021 komandanti urdhëroi njësitë e gardës së Republikës që të ishin në gadishmëri, të merrnin masa specifike për mbrojtjen e kryeministrisë. Në veçanti komandanti përgatiti planin dhe thoshin që oficerët do të pajiseshin dhe me pushkë sulmi përfshirë plumba manovre dhe të vertetë. Në një moment oficerët e policisë filluan të përdornin armët e tyre të zjarrit duke qëlluar me plumba manovër po dhe të vërtetë, me pretendimin për penguar protestuesit.

Rreth orës 10, tre protestues, vdiqën në vend, ndërsa Aleks Nika që ndodhej në trotuar i papërfshirë në asnjë akt të dhunshëm, u godit me një plumb në kokë. Nisur nga lëvizjet e kryera, hetimi që është kryer nuk mund të konsiderohet si një hetim efektiv, që mund të çojë në ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës për ngjarjet e pretenduara dhe në përcaktimin e së vërtetës. Nuk e kam kuptuar kurrë pse më 21 janar dhe në ditët që pasuan, edhe dje më thuhej përmbahu, pse duhet të përmbahem? Forca vdekjeprurëse dhe përdorimi i saj është monopoli i shtetit, por ama në kushte të ligjshme. Në shkelje të ligjit me dashje është vrasje, pushkatim pa gjyq dhe ka ndodhur në mes të bulevardit”, tha ai. 

2 MUAJ ME PARE

'21 Janari'/ Ulsi Manja: Vendimi i Strasburgut i hapi rrugë drejtësisë

"Në pranverë Asamble dhe Kryesi të re"/ Kongresi i
Ulsi Manja

TIRANË-  Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste ka kujtuar 21 Janarin si një nga ngjarjet më të rënda, teksa u shpreh se vendimi i Strasburgut për këtë çështje, i hapi rrugë drejtësisë. Manja shtoi se PS do ta mbështesë drejtësinë pavarësisht çmimit. 

"Për ne, 21 janari është plagë dhimbjeje, por në këtë Kongres jemi pak më të lehtësuar, pasi vendimi i Gjykatës Evropiane të Strasburgut, i ka hapur rrugë drejtësisë. Vendimi i Strasburgut dëshmon se drejtësia asnjëherë nuk e lë në harresë të drejtën. Na mbush me shpresë. Jo më kot, paneli i këtij kongresi nis me drejtësinë, pasi te drejtësia. Me ardhjen në pushtet, ne u premtuam shqipatëve një drejtësi të pavarur. Votën plebishitaretë 2013, ne socialistët shqiptarë e farkëtuam përmes një përpjekjeje historike, për t'i dhënë Shqipërisë drejtësinë që nuk e ka pasur që nga themelimi i shtetit në vitin 1912. Drejtësia e re përbëhet nga gjyqtarë dhe prokurorë që kanë kaluar vettingun. Reforma e ka përmbushur plotësisht reformën e saj, meinstitucionet e reja të drejtësisë po japin rezultate të prekshme për çdo qytetar shqiptar. Drejtësi me standarde është një drejtësi me prova e fakte. Sot, Shqipëria është bërë një partner i besuar në luftën ndaj krimit, epoka e panmdëshkueshmërisë i përket një epoke tjetër. Mbështetja jonë ndër vite është shfaqur haptazni, dyfishim i buxhetit të shtetit në 7 vjet. Do të mbetemi të gatshëm të plotësojmë çdop nevojë të sistemit të drejtësisë", ka thënë ai.  

2 MUAJ ME PARE

Kongresi i PS-së/ MESAZHI i kryeministrit spanjoll: Keni mbështetjen e plotë për të vijuar me agjendën e zhvillimit të Shqipërisë

"Në pranverë Asamble dhe Kryesi të re"/ Kongresi i
Pedro Sanches

TIRANË-  Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanches  në cilësinë e presidentit të internacionales socialiste ka dhënë një video-mesazh për Kongresin e Partisë Socialiste në Tiranë, ku ofron mbështetjen e tij në vijimin e promovimit të agjendës së progresit të Shqipërisë.

“Shqipëria është bërë një shembull progresi, në rritjen ekonomike, drejtësinë sociale dhe lirinë e të gjithë qytetarëve. Në këtë rrugë të progresit, kontributi i PS ka qenë vendimtar nën kryesimin e mikut Edi Rama, zëvendës president i Internacionales Socialiste. Në emër të Internacionales Socialiste dhe në emrin tim, dua t’ju jap gjithë mbështetjen për të vijuar me promovimin e agjendës për progresin e Shqipërisë. Jam i sigurt se ky kongres do t’i shërbejë këtij propozimi dhe se ju do të pëfitoni prej tij për t’i dhënë një shtysë të re projektit tuaj që është edhe i yni. Të njëjtit projekt të progresit dhe drejtësisë sociale për të cilën ne socialistët në të gjithë botën luftojmë”, tha Sanchez. 

2 MUAJ ME PARE

"Sfida jonë, projektimi si një vend Europian"/ Kongresi i PS, Spiropali 'shigjeton' opozitën: Kurdisin sahatin e tyre me akrepat e ’97-ës

"Në pranverë Asamble dhe Kryesi të re"/ Kongresi i
Elisa Spiropali

TIRANË- E para që mori fjalën në punimet e Kongresit të Partisë Socialiste ishte ministrja Elisa Spiropali. Ajo vuri theksin te domosdoshmëria për të ndryshuar Shqipërinë, për ta bërë vendin “Europa në Ballkan”. Sipas Spiropalit, sfida e PS-së është e ardhmja dhe projektimi i Shqipërisë si një vend Europian.

Shqipëria ka ngut për të jetuar, ndryshuar, për t’u përmirësuar për t’u bërë vendi i duhur për të punuar e jetuar, për t’u bërë Europa në Ballkan, për ta parë Ballkanin si shtëpi europiane. Shqipëria po vrapon për të bërë në sa më pak vite atë që vendet e tjera e kanë bërë në dhjetëra apo qindra vjet. Liria dhe shteti i së drejtës nuk janë akte që realizohen në një natë, por janë akte që kërkojnë durim, sakrificë dhe vendosmëri, përkushtim dhe tolerancë. Ne socialistët kemi dëshmuar se dimë të marrim përgjegjësi.

Misioni ynë politik është të ndryshojmë si Shqipëria, organizata jonë politike duhet të ndryshojë edhe më shpejt për të fituar betejën me kohën, për të triumfuar në mision për ta bërë Shqipërinë Evropën e Ballkanit. Sfida jonë është e ardhmja dhe projektimi i pakthyeshëm si një vend Evropian, një vend më i mirë qeverisur, më i drejtë, me më shumë mundësi jetese, me standarde. Por nuk ka asnjë të ardhme të sigurt pa qortimin e së drejtës. Çdo krim duhet të ketë ndëshkimin e tij. Gjykata e Strasburgut shkroi një vendim për tragjedinë e 21 janarit, atë që PS e ka thënë, gjykim i pa plotë i përfaqësuesve të shtetit të përfshirë në krim.  Reforma në Drejtësi është një nga projektet më madhore që kemi marrë. Është historike ajo që është bërë sepse në Shqipëri, pavarësisht qeverive, nuk ka patur drejtësi. 10 milionë turistë në 1 vit në Shqipëri nuk kanë ardhur vetëm të grishur nga një kryeministër i jashtëzakonshëm si Rama që nuk i lë kusur një ambasadori rus në mes të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit.”, u shpreh Spiropali.

Po ashtu, ministrja nuk la pa shigjetuar as opozitën, teksa e cilësoi sjelljen e tyre në Kuvend si “piromanë”.

“Disa sillen si piromanë në Kuvend, disa e djegin. Sa herë ka ballafaqime elektorale, ata do të humbin, ne do të fitojmë. Ne nuk na ndan prej tyre barrikada nuk na ndikon mos të shohim flakadanët që ndezin në Parlament. Ne jemi institucion lirie, ata i marrjes peng të institucioneve. Ata po i tmerron frika e orës së të vërtetës. Filozofia e tyre shkon në krah të kundërt me vullnetin e shqiptarëve, ndërkohë ata e kurdisin sahatin e tyre me akrepat e ’97-ës"

2 MUAJ ME PARE

Nga Reforma në Drejtësi tek ‘PS 2030’, në 'Ditën e Rinisë' socialistët mbledhin Kongresin (AXHENDA)

"Në pranverë Asamble dhe Kryesi të re"/ Kongresi i
Edi Rama

TIRANË- Socialistët mbledhin sot Kongresin, ku do të prezantohet projekti i transformimit të partisë, arritjet dhe synimet për mandatin e katërt.  Punimet e kongresit nisin në orën 11:45 dhe do të jenë të ndarë në 6 panele: Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër Korrupsionit, Prioritetet zhvillimore, Qeverisja Vendore, Siguria dhe Shqipëria në botë si dhe Partia Socialiste 2030.

"Në pranverë Asamble dhe Kryesi të re"/ Kongresi i

Socialistët do t’i drejtohen Kongresit të 8 dhjetorit, me një objekiv: Ambicien për mandatin e katërt në 2025, në të cilin kundërshtar nuk duket të kenë vetëm opozitën.

Reforma në Drejtësi pritet të jetë kryefjalë në Kongresin e 8 dhjetorit.

Programi i punimeve të Kongresit:

11:45 – PANELI 1

Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër Korrupsionit: Legjislacioni, Zbatueshmëria, Afrimi me BE, Inteligjenca Artificiale

12:00 – PANELI 2

Prioritetet zhvillimore: Infrastruktura, Energjia, Financat, Turizmi, Bujqësia dhe Kultura

13:00 – PANELI 3

Shërbimet publike: Arsimi, Shëndetësia, dhe Mbrojtja Sociale, Sipërmarrja, Arsimi Profesional

14:00 – PANELI 4

Qeverisja Vendore: Reforma Territoriale, Ekonomia Vendore, Shërbimet, Mjedisi

15:00 – PANELI 5

Siguria dhe Shqipëria në botë

15:50 – PANELI 6

Partia Socialiste 2030

16:40 – Fjala e kryetarit të PS- së, Edi Rama

/Dosja.al

kongresi i ps 8 dhjetor 2023

Sondazh

Poll

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren

Tragjedi në Gramsh! Mbyten në Liqenin e Banjës, polumbarët nxjerrin trupat e babait dhe 2 djemve