15 Prill 2026, 11:33
Nga E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama, do të thirret në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion si dëshmitar, ku do të pyetet për dosjen “Partizani”. Vendimi është marrë nga GJKKO, e cila ka pranuar kërkesën e paraqitur nga mbrojtja e të pandehurve të çështjes Partizani.
Kërkesa që Rama të merret në pyetje për çështjen e privatizimit, u bë në seancën e 2 prillit. Ndërsa, në seancën e sotme Gjykata ka miratuar edhe marrjen në pyetje të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, kërkesë kjo e bërë nga SPAK.
Ndërkohë, GJKKO ka rrëzuar kërkesën për të marrë në pyetje oficerin e policisë gjyqësore, Besmir Karanxha, duke argumentuar se dëshmia e tij nuk ka relevancë dhe nuk i shërben zbardhjes së çështjes në seancë.
Çështja "Partizani"
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet për “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, ndërsa Xhimi Begeja dhe Andia Pustina akuzohet për "Pastrim Parash".
Më 7 korrik 2025 Jamarbër Malltezi është liruar nga arresti shtëpiak. Në seancë, Gjykata e Posaçme vendosi që Malltezi të lirohej nga arresti shtëpiak, në kërkim të garancisë pasurore, pas 20 muajsh që mbahej në këtë masë. Garancia pasurore që GJKKO ka kërkuar është 3 milion lekë./Dosja.al
edi rama gjkko
Politike
15 Prill 2026, 11:20
E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha në një postim në rrjetet sociale se ven...
Politike
15 Prill 2026, 11:18
E. D
LUSHNJE- Pas zjarrit të një dite më parë në kompleksin “Arlis” në Tiranë, një tjetër problem serioz &...
Politike
15 Prill 2026, 10:37
E. D
GJKKO
TIRANË- Është shtyrë seanca gjyqësore në GJKKO ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj,...
Politike
15 Prill 2026, 10:16
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me zjarrin që shkrumboi pallatin 12-katësh në kompleksin "Arlis" pranë QS...
Politike
15 Prill 2026, 09:24
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Sot mbahet seanca e radhës e gjyqit në themel për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe për të pand...
Politike
15 Prill 2026, 09:18
E. D
Edi Rama, Eric Adams
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka ndarë foto nga momenti i dhënies së pasaportës shqiptare kryetarit të ...
Politike
15 Prill 2026, 09:10
E. D
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është paraqitur në Gjykatën e Posaçme. ...
Politike
14 Prill 2026, 21:27
E. D
Edi Rama
TIRANË- Shkallët e jashtme të Pallatit të Kongreseve u veshën me tapet të kuq, ndërkohë që simboli i ...
Politike
14 Prill 2026, 21:14
E. D
Besfort Lamallari
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka vizituar në spital, tetë personat, të cilët mbetën...
Politike
14 Prill 2026, 20:53
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Inspektorati i Përgjithshëm, Dashnor Sula ka urdhëruar të ngrihet një grup pune për ver...