29 Prill 2026, 16:00
Nga E. D

KOSOVË- Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor Kreshnik Radoniqi, pas një takimi me Albulena Haxhiun, e cila ushtron detyrën e presidentes pas dorëzimit të mandatit nga Vjosa Osmani, ka propozuar si datë për zhvillimin e zgjedhjeve, 7 qershorin. Sa i përket çështjes së buxhetit për zgjedhjet, Radoniqi tha se ende nuk është shqyrtuar në KQZ.
“Sa më vonë. Çështje e buxhetit ende nuk është diskutuar në KQZ, po besoj do të jetë përafërsisht si zgjedhjet e kaluara. Na nevojitet përgatitje, nuk është proces i lehtë…Dy data 31 maj ose 7 qershor, kështu që për mendimin tonë është 7 qershori, por prapë le t’i mbetet presidentes”, tha ai pas takimit me Albulena Haxhiun.
Tani i mbetet Është Haxhiut për të dekretuar datën e zgjedhjeve të reja parlamentare. Kosova shkoi në zgjedhje të parakohshme, pasi procesi për zgjedhjen e presidentit dështoi të përmbyllet brenda afateve kushtetuese, duke thelluar krizën politike dhe institucionale në vend.
Moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues hap rrugën për shpërndarjen e Kuvendit dhe organizimin e zgjedhjeve të reja parlamentare, duke e futur vendin në një tjetër cikël elektoral. Kurti akuzoi opozitën për mungesë bashkëpunimi, duke thënë se mazhoranca kishte ofruar zgjidhje, por ato nuk ishin pranuar.
Ndërsa, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se vendi shkoi në zgjedhje pasi pushteti me 51% kërkoi nënshtrim. Sipas Abdixhikut, situata erdhi deri në këtë pikë meqë ish-presidenten Vjosa Osmani, Lëvizja Vetëvendosje e pa vetëm si kuorum e jo si një presidente dinjitoze.
Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se përfundimi i afatit për zgjedhjen e Presidentit ka parandaluar një shkelje të rëndë kushtetuese. Sipas PDK-së, dështimi i procesit erdhi si pasojë e përpjekjeve të pushtetit për të imponuar zgjidhje të njëanshme./Dosja.al
zgjedhja e presidentit kosoves zgjedhjet e reja parlamentare
Politike
29 Prill 2026, 15:48
E. D
SARANDË- Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër ndaj nisjes së aksioneve t&eum...
Politike
29 Prill 2026, 15:32
E. D
KOSOVË- Në ditën kur u bënë katër muaj nga zgjedhjet e fundit parlamentare, u konfirmua se Kosova do të shko...
Politike
29 Prill 2026, 14:54
E. D
Partia Demokratike
TIRANË- Partia Demokratike ka vendosur thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 30 maj 2026, në orën 11:00. Në vend...
Politike
29 Prill 2026, 14:52
D.S
TIRANË- Partia Demokratike ka nisur procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të saj. Vendimi është marrë nga K...
Politike
29 Prill 2026, 14:16
E.d
Ilir Meta
TIRANË- Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta i është drejtuar sërish GJKKO-së për zëvendësimin e...
Politike
29 Prill 2026, 13:17
D.S
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë tani ka pak më shumë se një muaj kohë për t’i përgatitur dhe zhvilluar ...
Politike
29 Prill 2026, 12:40
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të krijohet një shoqërie e re që do të operojë në kanti...
Politike
29 Prill 2026, 12:30
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se marrëveshja Ficantieri-KAYO është ëndërr për Shqipërin&eum...
Politike
29 Prill 2026, 11:38
D.S
Belinda Balluku
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar 15 kontrolle të reja në kuadër të hetimeve që po zhvil...
Politike
29 Prill 2026, 11:23
I.A
Në datat 29–30 prill 2026, në Zagreb të Kroacisë, do të zhvillohet Forumi i IDU 2026, një nga ngjarjet më të r&e...